Jari përkujton mbrojtjen e bustit të shokut Enver

23 Shkurt 2015, 19:40Antena TEMA

Kunati po vriste mendjen sot, pse Jari mbajti atë fjalim për të theksuar se viti 2015 është viti që do të përkujtojë rënien e komunizmit. Nuk e mbajti këtë as më 8 dhjetor të vitit që shkoi dhe as më 20 shkurt, por më 23 shkurt.

Pasi nuk gjeti dot shpjegim, vendosi ta pyesë vetë Jarin.

-Të them të drejtën, i tha Jari, 23 shkurti është një ditë e shënuar për mua. 20, 21 dhe 22 shkurti janë ditë shumë të trazuara, pasi 24 vjet më parë unë kam qenë në Shkollë të Bashkuar dhe bashkë me shokët e mi studentë, ishim të vendosur të çonim bustin e shkollës  në sheshin “Skënderbej”. Ishim të keqinformuar, pasi na mbanin të rrethuar brenda Shkollës së Bashkuar dhe na thoshin se shumica e popullit ishte me ne.

Unë atëherë, vendosa të isha me shokët e mi studentë.

Na erdhën në darkë dy burra në atë kohë, Abdi Baleta dhe Nerita Ceka, dhe na kërcënuan se duhet të hiqnim dorë.

Më pyetën shokët, çfarë të bëjmë?

-I kemi dhënë besën, thashë, nuk bën ta kthejmë. Dhe ashtu bëmë. Është njëlloj si tani, që unë i kam dhënë fjalën Doktorit që do jem deri në vdekje me të dhe s’ia dredh.

Ndaj nuk desha ta zgjas me dy ditët e stuhishme të shkurtit, por vendosa ta mbaj këtë fjalim më 23 shkurt, pasi është dita e parë që unë kuptva që ia kisha futur kot. Me këtë rast festoj 24 vjetorin e ndriçimit tim shpirtëror.

-Po si ia bërë që hyre në punë në kohë të PD-së, pyeti Kunati?

-Le, histori më vete, i tha Jari. U bë keq fare, se Meksi nxorri një ligj të famshëm, 24/1, që hiqte nga puna çdo njeri që kishte punuar me stukturat e Sigurimit të Shtetit, ushtrisë apo që kishte kundërshtuar proceset demokratike. Mua më kapte ky ligj, se kisha emrin gjithandej. Shkova tek Safeti ta pyesja.

-Kush është Safeti, tha Kunati?

-Ka qenë burrë i mirë, tha Jari. Është vjehrri i Aldos. Po jo si Aldua, ishte i zgjuar.

-Nejse, vazhdo, tha Kunati.

-Dhe shkova tek Safeti me një mikun tim, dhe ia qava hallin. Do pyes, më tha Safeti, dhe do të të them. Kishte pyetur Leka Meksin. Ai i kishte thënë ka dy mënyra: E para të ndryshojë pamje, të lërë mustaqe, e dyta të ndryshojë mbiemër, ose emër.

Unë vendosa të ndryshoj mbiemrin. Mu kujtua mbiemri Nishani kot, se mbahej si i persekutuar atëherë. Dhe vura atë mbiemër. Më gjeti dhe belaja me babain, se nuk e ndërroi. Tha nuk e ndryshoj mbiemrin e fisit Mehmeti në pleqëri. Nejse, unë e ndryshova. Lashë dhe mustaqe. Pas kësaj, Safeti bëri letrat dhe fillova punë. Të them të drejtën, përveç disa shokëve të mi oficerë, nuk e dinte njeri dhe kalova paq.

-D.m.th ti paske dy përvjetorë, i tha Kunati, edhe përvjetorin e ndriçimit, edhe përvjetorin e mustaqeve që të shërbyen për 24 vjet.

-Po, musqatet më shërbyen vërtetë për 24 vjet. Asnjë shok i shkollës s’më njeh më. Ose më dinë Bujar Mehmeti, ose më dinë pa mustaqe. Tani as klientët e Kafe Flutura nuk më njohin, se dhe ata më mbajnë mend si banakier me mustaqe.

-E kuptova, tha Kunati. Tani jam më i qartë. Se unë kam qenë i vogël atëherë. Dhe babi im kështu si ti besonte, që s’do binte shoku Enver. Po s’paska qenë gjë, ai ra. Doktori jonë është i madh. Nuk dorëzohet kurrë.

-Nuk dorëzohet, tha Jari gjithë admirim. Dhe mua më ka përgëzuar për qëndresën.

5 komente në “Jari përkujton mbrojtjen e bustit të shokut Enver”

  1. Flamur_Vlore says:

    JARI,SALIU KACI &CO ANTARE TE PPSH QE SOTE SRB-IT I PELQEN SHUME TA QUAJ PDSH PO REALISHT VECE EMRIT SI KA NDRYSHUAR GJE—TE LUMT BITHA O SALI GJETE INJORANT I GNJEVE PER 25 VJET DHE TANI TE KANE MBETE DISA LEMASHA INJORANTESH QE I KE BERE ZENJGJINA DHE SKANE SESI TE TE LENE PA MBESHTETUR SEPSE DO U BNIN NDESH PRIVILEGJEVE TE JASHTLIGJSHME QE TI ME AQ ‘MUND’ BERE QE TI KENE—

  2. Qenami says:

    Jari te kete kujdes se mos ia dredh Odeta

  3. Shkodrani says:

    Po vari jarin, pse i bini ne qafe nje gjysem njeriu eshte.

  4. Ren Acaku says:

    Jar Mehmeti pa mustake,
    Oficer ke shkolla ushtarake,
    Jari Nishani me mustaqe,
    Te puthte Salia ne dy faqe

  5. Lori says:

    Po keni harruar Ridvanin qe ishte ne krye te vullnetareve te Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje