Shamikuqja, aleancë me Kunatin kundër Mzatit

22 Shkurt 2015, 19:09Antena TEMA

Më në fund Kunati ka vendosur të bëjë aleancë me Shamikuqen kundër Mzatit. Në një letër drejtuar këtij të fundit, Shamikuqja i tregon Kunatit arsyet përse nuk duhet ta kandidojnë Mzatin në Kamëz:

“I nderuar zoti Kunat!

Nuk dua të ndërhyj në punët tuaja të brendshme, por meqë jam e prekur direkt nga ky proces, lutem merrni parasysh këtë letër.

E para po të drejtohem ty, si njeri i ndjeshëm dhe me moral, që nuk do ta lejoje kurrë që një kryetar Bashkie, përshembull Luli, të bënte tradhti bashkëshortore. Unë e di që Luli s’do ta bënte kurrë dhe sikur të mos të të kishte ty në krah, por në këtë rast vlen që ky kriter të përdoret dhe për të tjerët. Nuk është e thënë që çdo kryetar Bashkie të punësojë Kunatin për punët e bashkisë, që mos ta dredhi me gratë e tjera. Kjo praktikë e sukessshme ka rezultuar vetëm në Tiranë. Përtej Tiranës, bashkiakët as i pyesin fare kunetërit dhe bëjnë çfarë të duan me femrat e Bashkisë.

Për këtë arsye unë propozoj, që ose modeli i Kunatit, d.m.th modeli yt të shtrihet në gjithë Shqipërinë, ose këta bashkiakët që e dredhin me gratë e Bashkisë të mos kandidohen.

Në këtë pikë unë nuk shikoj ndonjë perspektivë tek kunati i Mzatit. Ai nuk është aq i ditur sa ty dhe me thënë të drejtën, nuk ia mbledh dot siç ia mbledh ti Lulit. Ndaj mendoj që është më mirë, në pamundësi të gjendet një kunat serioz si puna jote, të mos kandidohet.

Një arsye tjetër për moskandidimin e tij, është se PD-ja e ka të vështirë të fitojë Bashkinë e Tiranës dhe unë mendoj që ti, pak nga pak duhet të zhvendosesh drejt Kamzës. D.m.th jo vetë, por me ndonjë njeriun tat. Ai i ka gjithë lidhjet direkt me Zenin dhe nuk pyet shumë për ty, ndaj është mirë të gjesh dikë tëndin, që ka dhe kunat të zotin, dhe na sill atë. Kështu do të zgjidhim përfundimisht dhe çështjen e kunatit dhe çështjen e Mzatit.

E fundit, që ka shumë rëndësi, është se në këto kushte PD duhet të bëjë një model Bashkie të saj dhe nëse ne fitojmë Kamzën, atëherë do të ecim nën moton: “Ta bëjmë Tiranën dhe Shqipërinë si Kamzën”. Disa arritje i kemi. Kamza ka rrugë luksoze si “Manhaten”, “Berluskoni”, “Roma”, “Berisha” etj. Nëse arrijmë që ta kthejmë në Bashki model të demokratëve, ne do kemi një simbol real në pushtetin lokal deri në fund. Kamza është Bashkia që e krijuam me duart tona, me njerëzit tanë dhe mundin tonë. Jepini një shans Kamzës pa Mzatin dhe keni për të parë se e ardhmja do jetë e jona.

Pastaj populli do këndojë:

O Shamikuqja me vulë,

Tani ti nuk je më pulë

Je një zonjë e vërtetë

Nga Kamza kryeqytet

 

 

2 komente në “Shamikuqja, aleancë me Kunatin kundër Mzatit”

  1. Aua ;) says:

    Eh Mzati i shkrete, nje klloun me daulle… hahaha… ?

  2. skifteri says:

    injoranca, dhuna,dhe imoraliteti jan arma e malokut Meziu si kryetar I bashkise kamezes ,kurse mencuria arma e njeriut kulturuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje