Flamuri priste që kjo puna e tritolit ndaj Saimirit të zgjatej ca. Shpejtësia me të cilën policia arriti ta zbërthejë grupin, e çuditi.
Thirri disa miq të vjetër të mbetur në polici, se çfarë ndodhi.
-Na mblodhën e na thanë, “kush nuk pyeste për policinë para 23 qershorit në Tiranë” dhe ne i treguam. Kaq u desh dhe ata hapën dosjen dhe u zbulua gjithë grupi.
-Po emri doli, tha Flamuri.
-Po doli, se dikush tha që i ke pasur në fushatë nga pas. Një tjetër tha ke një vit që pi kafen me ata çdo mëngjes.
Flamuri e humbi fare. Ndërkohë, mësoi që Tahiri do ishte sonte në Opinion.
Atëherë vendosi të pyesë Fevzon.
-Ore si është kjo puna e “bandës së tritolit”, tha? Di gjë ti si e zbuloi kaq shpejt ky Tahiri? Se më thanë, që dikush thotë se ka lidhje me mua.
-Po jo mo burrë, ia fusin kot. Ta shpjegoj unë, i tha Fevzo.
Para një jave vendosa ta bëj emision këtë punë. E thirra Saimirin, po ishte në SHBA në takim me Kerrin dhe nuk e kishte telefonin hapur. U detyrova u lidha me Kerrin, i thashë e ke Saimirin aty afër?
E kam më, tha. Thuaji pak që do bëjmë javën tjetër emision për këto shpërthimet, i thashë. Të jetë i përgatitur.
Ai i kishte thënë Saimirit, përgatitu mirë të enjten tjetër, se duhet të jesh tek Fevziu në emision.
Saimiri, ç’është e vërteta e kishte marrë seriozisht. Më falenderoi mua që e ftova në emision dhe iu fut punës natë e ditë. Nuk e gjeje të lirë askund.
-Po mirë mo mirë, desha me të pyet si shkoi kaq shpejt tek emrat, tha Flamuri?
-Prit, pra të ta shpjegoj. Të hënën më tha: Fevzi, jemi shumë keq. S’po e zbërthejmë dot këtë Gjutën. I thashë flas unë me Kerrin të të dërgoj FBI-në. Fola, i çoi një të FBI-së. Pas shumë përpjekjesh, sot në mëngjes më mori në telefon.
-Ia arritëm, tha. E kapëm grupin. Tani jam gati për emision.
-Mirë që i kape, i thashë, se ndryshe do anuloja emisionin. Nuk kishte kuptim ta bëja emisionin po të mos ishin kapur ata. Në fakt, dhe ai vet s’do vinte po të mos i kapte. Po tani gjithçka është Ok. I bëra dhe një sms Kerrit. E falenderova dhe u gëzua shumë që u kapën. Më tha suksese në emision. Do ta shikoj në Youtube.
Flamuri e humbi fare. Ai e pyeste për hallin e tij, Fevzo i shpjegonte delirin e vet.
-Fevzi, më lehtësove, i tha. Mendova se iu fut punës të zbulonte ç’lidhje kishin me mua, po qenka kot. E paskan bë nga hatri jot. Rrofsh.
futeni mrena ket Fllamurin…….SE MALSOR ME INTELIGJENT S’ME KISHIN ZON SYT.
POPULLI THOTE:::: DHIA FERREN DON.PRA KETA MJERANE JANE RRITUR ME FERRA ME DRIZA.COJINI NE HAPSON,TE MESOJNE SI KAPET SAPUNI…HE LALI.FILLOJE ME MULIN.SALEN,SE ENVER DJALI I MAJTI 50 VJET.JU A LUJTI FENE,NUK DININ ME SHKRU AS EMRIN E VET.
Dihet se deliri i Blendi Fevziut eshte njesoj si ai i nje adolesheni 11 vjec, ndaj dhe Muli nuk ka faj edhe sikur te kishte lindur ne maje te Gjallices pavaresisht se ka jetuar goxha vite ne Myzeqe. Fevziu eshte dushk, ndaj nuk vlen te piqesh me te.
fusni gjithe popullin brenda ne burg se patjeter njeri do jete ai qe ka vendose tritolin..hahahahahaaa
Fatmiresisht ne demokraci s’ka sekrete dhe te gjithe e dine se banda e tritolit, e krimineleve dhe banditeve ndodhet ne SHQUP, me ne krye Lulken dhe Salushin.
Ai nuk ka qene tritol,por nje thes i mbushur me flete votimi e m…
fevzi=servile I berishes=bythelepires ,mashtrues ordinere,hajdut pronash,pa personalitet.