Kunatin e kapi mërzia prapë sot pas konferencës së Doktorit. Sapo kishte menduar se u harrua kjo puna e kandidimit të Lulit, ai ia plasi prapë.
Tani nuk dinte si t’ia bënte. Sondazhet i dilnin shumë keq. Madje, në një sondazh i dilte që dhe Gjergj Bojaxhiu merrte më shumë vota se Luli, përballë PS-së. Këto nuk ia tregonte dot Doktorit, se ai i bën vetë sondazhet, nuk i do t’ia bëjnë të tjerët.
U ul bashkë me Lulin t’i analizonte gjithë mesazhet e tij.
-Si duhet ta shmangim këtë kandidimin, i tha Luli? U bë shumë keq tani. Nuk kemi kohë për eksperimente.
-Duhet të paguajmë njerëz nga PD-ja të na shajnë, tha Kunati. Duhet të nxjerrim njerëz të thonë përshembull, që vetëm Majlinda Bregu ose Dash Shehi e merr, Lulin se votojnë dot. Ne të bëjmë si të mërzitur me këto zëra, por t’i vëmë vetë.
-Është pak problem, tha Luli, se na i përjashton Doktori nga PD-ja. U thotë, nuk jeni të PD-së dhe merr fund.
-Po PD-në e kemi ne, tha Kunati!
-Po ç’kemi ne! Ai u tha deputetëve ikim nga parlamenti, dhe ikën. Harruan dhe të më lajmërojnë mua. Jo për t’i përjashtuar, që i heq me një sms.
-Po mirë, publikojmë sondazhet që ti del keq, i tha Kunati. Ia japim ndonjë gazetës sonë dhe me këtë rast bëjmë sikur bëjmë sherr.
-Nuk e ha as këtë ai, tha Luli. Ai më do mua patjetër.
-Po atë për Bamirin çfarë e kishte, tha Kunati? Mos do të pajtohet përsëri?
-Jo, jo mos ki merak, tha Luli. Me atë Besnikun sikur po kruhej, sikur e donte pak.
-S’na prish punë ajo gjë, tha Kunati, po kjo punë e këtij Tafilit si është. Yni qenka ky?
-Nuk e di me thënë të drejtën. Po me sa duket yni do jetë. Po e paskan tradhtuar shokët.
-Tani të kthehemi tek halli jonë, tha Kunati. Si do t’ia bëjmë konkretisht?
-Unë them t’i kundërpërgjigjemi me po kaq dashuri, tha Luli. Të ngrejmë një grup nga baza, që të propozojë Jamarbërin. Ai nuk ka çfarë thotë. Emrin e ka të bukur. Ka qenë disident, se e ka parë me inat shitësja e djathit në lagje në dhjetor të vitit ‘90. Është dhe njeri me moral të lartë.
-Shumë mire të ka shkuar mendja, tha Kunati. Erdhi më në fund dita të ndërroj vendet me Zenin.
Pse, i tha Luli?
-Epo pastaj ai do jetë Kunati i Bashkisë, unë do jem Kunati i kryeministrit.
Ha ha ha ha
-Jamarbëri është Disident i Djathtë?
-Jo mor jo, është Disident i Djathit ?
Po Xeni prtendon te behet kunati i bashkise,ndersa ti nuk do te jesh me kunat,por kurvat.