Pas zhvillimeve të stuhishme të ditës së hënë, Kunati u ul dhe shkroi një qarkore për të sqaruar popullin në bazë për rëndësinë e marrjes së masave, pas daljes së grupit armiqësor të Tomës.
Në qarkore thuhet:
“Siç e keni ndjekur, zhvillimet e papritura kanë bërë të domosdoshme sqarimin e qëndrimeve tona. Grupi armiqësor i Tom Doshit, i shpallur nga komunistët shqiptar nuk duhet konsideruar i tillë. Pavarësisht se çfarë themi ne për politikë, ata janë njerëz të përkushtuar që kanë luftuar për liri dhe demokraci.
Sipas një plani që ne kishim, kreu i këtij grupi ka qenë i rrezikuar qysh në fund të nëntorit nga atentati i Ilir Metës. Shkak ishte bërë konflikti i tij me LSI-në në Shkodër dhe kërkesën që Rama të mbante qëndrim, ose me Tomën, ose me LSI. Në fillim ne ramë dakord ta forconim Tomën dhe morëm përsipër, që atentatin do ta bënte kunati i Doktorit, Gimi. E bëmë këtë, që Toma të dukej i rrezikuar nga ne dhe të forcohej. Por, kjo nuk ngjiste, se Gimi me thënë të drejtën është tip koti, që s’të paguan një kafe, jo një vrasje.
Atëherë vendosëm të caktonim Ilir Metën si pagator vrasjeje. Gjetëm dhe një vrasës të penduar, që ishte gati ta pranonte. Pas shumë përpjekjesh, kur siguruam gjithë skenarin, vendosëm të kërkojmë Komisionin Parlamentar të Dekriminalizimit, me qëllim që kur të plaste kjo, ta thërrisnim Metën në Komision.
Por, situata evoloi papritur dhe sot jemi para një situate të re.
Rama, jashtë parashikimeve tona e përjashtoi atë dhe u mbështet nga SHBA dhe BE. Të gjithë këta janë skenarë.
Unë dua t’iu informoj ju, se ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka vepruar në kokë të saj, për interesa financiare. Ajo nuk ka pyetur Senatin e SHBA-së, i cili është informuar në detaje për atentatin dhe do mbajë qëndrimin e tij. Ndaj, në pritje të reagimit nga Senati, ju ftojmë ta injoroni reagimin e ambasadës si jo zyrtar dhe të paguar nga Edi Rama.
Po ashtu, duhet t’u them se reagimi i BE-së është as mish as peshk, se janë 27 shtete, nga të cilat 17 janë me Tomën dhe dhjetë kundër, ndaj ka dalë deklarata e paqartë.
Ne duhet të mbështesim fort tezën e Blushit, që Rama me Tomën janë zënë për arsye personale dhe kanë dëmtuar rëndë PS-në. Arsyeja pse janë zënë është se Rama ka më shumë se Toma kompetenca në pushtetin ekzekutiv dhe Toma ka kërkuar barazi. Nga kjo është dëmtuar shumë rëndë PS-ja. Pas ikjes së Tomës, pritet që PS të shkrihet në Komunën Rrethinat dhe Bërdicë, si dhe të ulet flamuri i Rilindjes tek një kafe në Velipojë.
Ndaj ju ftoj të mos dekurajoheni, por të vazhdojmë përpara. Luli është takuar me ambasadorin Lu dhe i ka shprehur shqetësimin e tij për deklaratën e ambasadës. Zoti Lu i ka thënë zotit Luli, se që të balancohet situata, duhet që dhe Luli të përjashtojë Fufin nga PD-ja. Luli nuk ka pranuar presione të tilla dhe i ka thënë, se nëse e përsërit, do ankohet tek Doktori dhe zoti Lu do ketë fatin e paraardhësve të tij renegatë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, që kanë qenë armiq të PD-së.
Iu bëj thirrje dhe një here, të qëndroni dhe të jeni krenar për atë që ka ndodhur. E ardhmja na përket ne. Përpara”
Deklarate e forte. Sidomos ulja e flamurit te rilindjes. Si do bejme?
Shqiperia jone e dashur, deputet mhill fufi ,20 vota mori ne mamurras.
ia futen Tomes po kush ia futi se
http://bit.do/grupi-armiqesor-te-tomes
***…PER TY, ziu ose kaziu,Rilindja nuk e ule kurre flamurin o’dite zi ,se ka rrenje te forta ne popull.PD-ja ka rrenje te kalbura ne popull I ule e ngre flamuret sipas vjedhjes ose blerjes se deputetve, si nje ferre qe na ngatrrohet si popull neper kembe ka 24 vjet eshte P.D-ja me kunatin ,dhe familjen Berisha dhe sahan lepirsat e tije qe na jane bere si kepushat qe pine gjakun e popullit.KURSE RILINDJA ESHTE SOT NJE PERANDORI me mbeshtetje te gjere ne popull. Asaje I takon te beje shtet dhe po vazhdoi ta beje me [email protected]@@@@@@@@@@@@@@
Kunati eshte bananja siajo barsaleta shkonte nga shkonte dhenderi me nusen i shkonte nga mbrapa. Mbas shume kohesh dhenderi bente perzantimin duke thene:ja une ja nusja ja dhe kunati….dhe nxirrte nje banane nga xhepi