Jari sqaron arsyet përse nderoi Behxhetin

28 Shkurt 2015, 19:22Antena TEMA

Në Kosovë kanë shpërthyer një sërë kritikash për medaljen që Jari i dha Behxhetit. Akuzat janë të të gjitha formave, që nga ato për veprimtari antikombëtare, deri tek ato ordinere.

Jari u gjend ngushtë për të gjitha këto, duke u shfajësuar që nuk i dinte dhe shpjegoi arsyen e vërtetë përse e dekoroi.

Ja se si iu përgjigj ai disa prej ankesave.

Ankesa e parë: A e dini ju që Behxheti është në dosjen e Shërbimit Sekret gjerman si i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve Gërvalla? Është marrë në pyetje prej policisë gjermane dhe ende nuk ka dhënë shpjegime publike.

Jari: Për zotin nuk e dija. Por mos ma merrni për keq. Unë kam dekoruar dhe Donikën, vajzën e Isuf Gërvallës. Kështu që nuk ka pse i mbetet qejfi familjes Gërvalla. i kam respektuar të dyja palët. Kështu jam dhe i balancuar, siç duhet të jem.

Ankesa e dytë: A e di ti që në vitin 1999, në kulmin e bombardimeve, Bexheti me një avion të porositur nga vëllai i Milosheviçit, që ishte ambasador në Moskë, erdhi në Kosovë për të ndal bombardimet?

Jari: Po diçka kam dëgjuar, por ka shumë rëndësi fakti se kush e ka paguar avionin dhe jo pse erdhi. Nga të dhënat e mia, Behxheti e ka paguar vet dhe nëse rezulton kështu, nuk ka arsye t’i marrim inat, pasi paratë e veta ka harxhur për Kosovën. S’ka rëndësi për mirë a keq. Ai ka mendimin e tij dhe unë jam demokrat, respektoj mendimin ndryshe.

Ankesa e tretë: A e di ti që është akuzuar për pastrim parash të vajzës së Boris Jelcinit për ndërtimin e parlamentit rus dhe është marrë nën hetim nga Carla Del Ponte, kur ishte kryeprokurore e Zvicrës?

Jari: Po, e kam dëgjuar dhe jam krenar që një shqiptar ka korruptuar carin e Rusisë. Ne nuk kemi mënyra të tjera si të dëmtojmë Rusinë, që është armiku ynë. E vetmja mënyrë është kjo që ka bërë Behxheti: T’u marrim paratë dhe t’i telendisim. Një nga arsyet përse e dekorova është dhe kjo. Këtë e quaj meritë të madhe të një shqiptari kundër rusëve.

Ankesa e katërt: A mund të më thuash çfarë arsye kishe për ta dekoruar?

Jari: Ta them unë. Gruaja kishte një tokë në plazh në Durrës. Kishim kaq kohë, nuk e ndërtonim dot. I thashë njëherë Bexhetit: “Më ka ngel një tokë e gruas, dua të bëj një pallat. Është buzë detit”. Po mire, tha, e rregullojmë. E thirri një punëtor të vetin, Agim e quanin. I tha ndërtoja pak pallatin Zonjës së Parë, se na vlen për ndonjë punë ndonjëherë. Në fakt Agimi ishte ndërtues shumë i mirë. E ndërtoi pallatin e gruas me shumë cilësi dhe me një përqindje të kënaqshme. Ne morëm pjesën tonë dhe jemi shumë të kënaqur. Ndryshe nga toka e Kishës, këtu pjesën e ka gruaja, nuk e ka mamaja e gruas, se atë s’e kemi gjë. Pas kësaj pune të lavdërueshme, Behxheti e ngriti në detyrë Agimin, e ka çuar në Kazakistan. Ne jemi shumë të kënaqur, por i kishim ngel dhe pak para. Behxheti u tregua burrë, s’na i kërkoi kurrë. Një ditë u kujtua gruaja, kur po dekoronim këta kosovarët në mes të shkurtit. Pika ty, më tha. S’le kosovarë pa dekoruar dhe Behxhetin që na bëri pallatin pa lekë s’i dhe një dekoratë! Ke të drejtë, i thashë. Atëherë mblodha fuqitë, u ula dhe i dhashë medaljen më të lartë, “Nderi i Kombit”. E meritonte. Kush i bën një nder presidentit, zëre se ia kë bërë gjithë kombit.

12 komente në “Jari sqaron arsyet përse nderoi Behxhetin”

  1. Shkodrani1 says:

    oh medet per ne, per kete mutsihane president

  2. drejtesia says:

    Edhe sikur shakaja te jete gjysma e se vertetes, sic thot populli, mjer ne per president qe kemi.

  3. Alma Mile says:

    Nuk e kuptojme se cfsre merite ka per Shqiperine ky Begjet Pacolli qe Presidenti yne ti jape titullin me te larte Nder i Kombit, kur kete nuk e ka bere as Kosova qe ka qene dhe shtetar i larte i saj? Tani radhen e medaljes e ka Erjon Veliaj, Kristi Pinderi, Albi Mazniku me Andi Kananin, per perdorimin e bythes ne qeveri.

  4. Udhetari says:

    Bravo Mero, na e dhjeve presidentin fare ha ha ha

  5. Marku says:

    Vete Behxheti e shkruan emrin e tij “Behgjet” !

  6. komunalja says:

    Keto jane medalje qe jepen me urdher te sali kermes. Qellimi i tij (ne perputhje me urdherat nga beogradi & athina) eshte si gjithmone percarja e Shqiptareve dhe forcimi i antishtetit!

  7. ivani i madh says:

    do te degjojme nje dite se sakati i prsidences do te dekoroj edhe GAZIDEDEN me medaljen e nderit te kombit per vrasjet dhe zhdukjen e patrioteve dhe luftetareve te UCK si dhe dhunimin e politikaneve dhe popullit kundershtar te kriminelit Berisha

  8. Illo says:

    Antena Brenda familjes , mbetet dritarja me e bukur e sarkazmes gazetareske shqiptare . I. Foto

  9. lori says:

    Po mis u merzisni ka shume o te uruar, Bexheti i fut ne xhep te gjithe…jo vetem PD istet por dhe PS istet… pyesni sa here ka udhetuar karagjozi Ramame avionet e Bexhetit….

  10. shqip hesapi says:

    E cfare ndodhi qe u dekorua Behxheti? Ne fund te fundit c”beri Jari? Nje firmosje te thjeshte,prandaj mos u dhjasni kaq shume.

  11. xhateli says:

    Nwse janw tw vwrteta kwto, Jari duhet tw shalojw menjwherw gomarin dhe, si Nastradin qw wshtw, tw dorwzojw nw arkiv dekoratat qw i kanw mbetur akoma pa dhuruar, sepse vetem kwtw punw ka bwrw deri tani, tw hapw krahun dhe tw futet nw ndonjw nga ata bunkerwt e Enverit pasi t’i sekuestrohen kwto pasuri tw fituara nw mwnyre korruptive: njw pallat – njw dekoratw.
    Problem mbetet se me cilwn dore e firmosi dekoratwn, me atw sagllam apo me atw si sallam?
    Nuk paskan tw sosur thagmat e ketij Jar nishani sharlatani,
    Ky do nxjerrw nga presidenca me ceremoni, se e ktheu nw yzerhane kwtw Shqipwri, nuk la pa dekoruar kriminelw e delenxhi.
    Tani qw ka hequr mustaqet t’i hiqet cdo fije leshi ku i shfaqet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje