Kunati në alarm nga krahasimi që Doktori i bën Lulit me Nemtsov

1 Mars 2015, 20:14Antena TEMA

Deklarata e Doktorit se Putini ka vrarë liderin e opozitës Nemtsov dhe se këtë fat Rama po i përgatit dhe Lulit, e tronditi rëndë Kunatin. Deri këtu nuk e kishte menduar. Problemi tani shtrohej se si ta zbusnin Doktorin.

Sipas analizës që bëri Kunati, Doktorit i ka ngelur qejfi që Luli nuk po kandidon për Tiranën dhe po e kërcënon se nëse nuk kandidon, mund ta pësojë si Nemtsov.

Çfarë nuk i shkonte në mendje për ta zbutur Doktorin! Bëri një listë protestash që do të bëheshin këtë muaj, që të kënaqej Doktori, dhe ia çoi me email.

E hënë. Protestë me studentët e Vitrinës, që nuk ambjentohen dot në auditore. Qeveria të krijojë kushte që ata të ndjehen si tek Vitrina.

E martë. Protestë tek Instituti në Kamëz, ku banorët janë pa drita se u kërkohet t’i paguajnë. Si mund ta bëjnë ata këtë, kur janë me origjinë nga Kukësi dhe me tokat e tyre kanë prodhuar dritë për Shqipërinë?!

E mërkurë. Protestë për ndalimin e makinave me timon djathtas (timon anglez). Qeveria e bën qëllimisht kundër të djathtës.

E enjte. Protestë kundër ndalimit të katër kuksianëve që dyshohen si tritolvënës. Qeveria akuzohet se ka përgjuar telefonat.

E premte. Protestë kundër policisë që arrestoi aktorin, që doli tek Çani si hajdut. Masa të tilla represive dekurajojnë hajdutët të thonë të vërtetën.

E shtunë. Protestë tek morgu, pasi të mësohet kush ka vdekur. Me siguri ka vdekur prej qeverisë.

Ia çoi Doktorit axhendën, por prapë nuk ishte i kënaqur.

-Lërini këto, tha, duhet protestuar vetëm për një pikë: Edi Rama kërkon të vrasë Lulin. E kam të sigurtë, është e regjistrume. Ai do të vraës Lulin. Duhet të protestojmë.

Kunati u vu në siklet të paparë. U konsultua me Rulin për këtë çështje dhe e pyeti sa shanse ka që Luli të ngjajë me Nemtsovin.

-Ç’të të them unë djalo, i tha Ruli. Disa ngjashmëri ka, por Luli akoma nuk e ka çuar punën deri tek Nemtsov.

Ngjashmëria e parë është se Nemtsovi ishte zëvendësi i Jelcinit dhe hyri në politikë prej vajzës së Jelcinit. Por, pasi e kapi postin, nuk ia vari më vajzës. Kjo i krijoi ca probleme.

E dyta, Nemtsov dhe Jelcin ishin në anën e oligarkëve, kurse Putini i shpartalloi ata për të krijuar të vetët. Dhe Luli gjendet në këtë pozitë, kur po e braktisin këta biznesmenët.

Ngjashmëri të tjera nuk shoh. Madje ka një dallim të madh. Që Luli t’i ngjajë tamam Nemtsov-it, duhet të ndahet me gruan dhe të zërë dashnore një modele. Pastaj hallall.

4 komente në “Kunati në alarm nga krahasimi që Doktori i bën Lulit me Nemtsov”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Per Lulzimin ?

    *

    Mos O Mero,
    Se Lulzimin,
    Që kur bëre
    Krahasimin,
    Me Nemtsovin
    E Jelcinin,
    Fort i rreh
    Gjaku ndër vena,
    I shpëtojnë
    Pordhë e fena.

    *

    I shpëtojnë
    Pordhë e fena,
    Po nxjerr jashtë
    Çfarë ka mrena,
    S’po ja dalin
    Me pelena,
    Që kur foli
    Emiliano
    Që kur doli
    Te Antena.

    *

    U mobilizu
    Partija,
    Vetë Argita
    E Salija,
    SHQUP-i
    E malokëria
    I shtuan rojet
    Te shpija
    Një duzinë
    Te Bashkija.

    *

    U mobilizu
    Kunati
    Vetë Xhania
    Vetë Xhevati,
    Të gjithëve
    Iu prish rehati.
    U nis vetë
    Nga Kurveleshi
    Dajkua
    Me gunë leshi.

    *

    P.S.
    Vazhdimin
    E dini vet;
    Me Bashkim
    E me Safet,
    Me Erzen
    E me Izet,
    Me Azem
    E me Ramis,
    Si Kongresi
    I Vazhdimsis

    * * *

  2. Davidi says:

    Modele ndoshta jo, por spikere ne tvsh po

  3. plaku dhe deti says:

    Kunati ka frike se Sala kur e ka nje fiksim fillimisht e ben enderr e pastaj endrren realitet se s’ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje