Reagime për filmin “Toma dhe shokët e tij”

4 Mars 2015, 18:23Antena TEMA

Pas dëshmisë së “atentatorit” të Tomës nga Fushë Kruja, se gjithçka ishte false dhe se ai kishte deklaruar çfarë i kishte kërkuar Toma, shumë politikanë shqiptarë dhanë mendimet e tyre për këtë histori.

Sali Berisha: Në këtë vend nuk mungon dëshira për punë, por nuk ka investitorë seriozë. Fjala vjen, jo se unë nuk gjeja dot njeri të vriste Tomën, por nuk kisha 60 mijë euro, ndaj kam luftuar gjithmonë të kemi investime serioze në vend.

Lulzim Basha: Është evidente, që Kunati është institucion i rëndësishëm, i cili duhet mbajtur nën mbikqyrje. Këtu unë bëj diferencë nga Doktori. Ai nuk njeh as kunatin, as baxhanakun. Unë, ndryshe nga ai, kunatin jo vetëm e njoh, po e kontrolloj tre herë dita nga xhepat dhe ndajmë çdo gjë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Fatmir Mediu: Akuzat ndaj meje dëshmojnë vizionin e gabuar që kanë për Partinë Republikane pushtetarët e majtë. Fakti që porositësi i pretenduar ka qenë shofer i Partisë Republikane, s’do të thotë që ka qenë shoferi im. Partia Republikane nuk është repart ushtarak ku gjithkush varet nga kryetari. Unë mund të kem shofer apo mik ndonjë që ka bërë vrasje, por ama që ka bërë vrasje të bukur, jo alabak që s’dinë as të vënë një copë tritol. Ndaj i hedh poshtë me neveri akuzat e bëra.

Gent Strazimiri: Unë vërtetë u bëra sebep për ligjin e dekriminalizimit, por nuk më shkonte mendja kurrë që ta fillonim me Tomën. Përpara tij është një listë e gjatë, e cila duhet të fillojë me të gjithë ata që duan të na lënë pa punë në Kuvend dhe të mos ketë kush të na rrahë.

Jozefina Topalli: Ene njiherë që besova publikisht tek fjalët e Tom Doshit, më dolën rrena. Tash po mendoj a ka rrejt a jo kur ka fol për mua.

Edi Rama: I vetmi shqetësim që kam, është se Toma mund të ketë rënë viktimë e këtij Durimit me i marrë ndonjë dorë lekësh. Kjo do na turpëronte si qeveri, pasi do tallej dynjaja duke thënë që u bëri lëmsh dhe një fushëkrujës. Po qe se e ka bërë Toma vet, hallall.

Ilir Meta: Jam shquar gjithnjë për njeri që ruan barazinë dhe drejtësinë mes individëve. Si ju shkon mendja që do paguaja 500 mijë për Tomën e 100 mijë për Mhillin. Unë i kam të dy njëlloj.

Petrit Vasili: Po më telefonojnë njërëzit e më thonë, ça lidhje ka fjala komplot i pularisë. Po ua sqaroj njëherë e mirë. Nuk kam gjë me pulat që bëjnë vezë, por vetëm me ato që kakarisin. Ky është rasti tipik, ku autorët kanë blerë një pulari, jo për të bërë vezë, po për të kakarisur.

Bujar Nishani: Për kokë të çunit dhe gocës, madje po deshët për kokë të gruas, nuk kam dit gjë. Ta kisha dit, do t’ua kisha thënë. E mora vesh nga televizori dhe nga Doktori. Ai më tha: “Nuk ta thashë më parë, se nuk doja të të shqetësoja. Tani që e mora vesh, nuk po e kuptoj.

Mirela Kumbaro: Do t’i propozoj Kinostudios Shqipëria e Re, t’i bëjë një ofertë me leverdi ekonomike Tomës për skenar, regji dhe aktor. Po ashtu bëj thirrje për sponsor për këtë film, pasi suksesi është i sigurt. Filmi do quhet “Toma dhe shokët e tij”.

9 komente në “Reagime për filmin “Toma dhe shokët e tij””

  1. E forta osht sikur me te vertet ta vrasin Tomen (me regji YLLIN E FILMAVE HORROR) Sali Rame Berisha Bulatovic Stanishic .

  2. Labi says:

    Loku ke blloku
    O shoku
    Eshte produkt saloku
    Ka mbetur si mall stoku
    I lig sa si gjendet shoku
    Andej nga vjen i dhone ” berdhoku”
    Ka ngele ne gjendje shoku
    S kam gje me veriun
    As me kete kokerr maloku .

  3. skeptik deri dje says:

    Toma dhe Griselda e Kavajes nominohen per Oscar ne festivalin e filmit shqiptar tragjiko- komik . Por vetem njeri prej tyre do te marre kupen me votat e publikut.votoni votoni votoni – big brother po ju vezhgon:).

  4. julian laci says:

    Durim bami nga nje fshat i krujes (Picrrage)jo nga Nikla se i behet qejfi kot ketyre nga nikla,do te jete gjeja me e madhe ne jeten e tij,i magjino nje te ri ne shqiperi ,pa pune , jete e merzitshme , te vetmen gje qe mund te bejme eshte i ve bomben njeri tjetrit.

  5. Patriot... says:

    Ahha Mero,shume i sforcuar dhe i pakuptueshem ky angazhim i juaji keto dite!!! Ne fakt Toma pa pase nevoje per asnje shok po con ne hale te gomereve te gjithe klasen e degjeneruar politike shqiptare!!!! Sa me shume e peshtyjne dhe demonizojne Tomen,aq me shume po digjen vete ne kete vorbull te zjarrte!!!!

  6. anannananan says:

    Mero mbylli syte se e keni ngrene ju dhe shoket tuaj politikane!

  7. skela says:

    disa tomen e pelqejne se eshte idrejteperdrejte ta thote troc te verteten dhe ge njeshtren dhe une e besoj kete nga vidua e vertete e genjeshter. Bravo toma ke mashtruar drejteperdrejt tamam si juri(dick)s qe je ,ke te drejte te behesh gjykates i shqiperise.ca kane ata me shume se ti

  8. mira10 says:

    Ruani Tomën se ka për ta heqë qafe Saliu që të bëjë rrëmujë. E dëgjuat kur tha se : “thashë për avionin e drogës dhe erdhi avioni, thashë për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe doli laboratori, tani po them për atentat kunër Tomës dhe ka për ta ngrënë Toma”. Ruani Tomën.

  9. ariu says:

    risi rama hapi 2 vende pone -keto vende jan specifike .Fabrik per larjen e qelbsirave.pati Konkurs.konkuruan mero,dabullet e dades,koqo,shullazi e meta.fitun fabrika q larjes se kalbesirave dade,dhe fabrika mero e qelbsirave.laj mer laj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje