Kunati shpërndan vërejtjet, për prishjen e skenarit të Kuvendit

5 Mars 2015, 20:00Antena TEMA

Pas prishjes së skenarit të Kuvendit, Kunati vendosi të shpërndajë një sërë vërejtjesh për atë që ndodhi në Kuvend.

Të parës i dërgoi vërejtje Jozefinës:

Zonja Topalli!

Performanca juaj në Kuvend la për të dëshiruar. Ti bërtisje nga vendi larg mikrofonit duke thënë “Deshët me vra Tomën”, “Deshët me vra Tomën”, por njerëzit kanë mendu se ke bërtit për Tomçen tënd në shtëpi dhe u je dukur si zhurmuese e objektivit të Doktorit. Më kanë ardhur dhjetëra mesazhe ku thonë: “ne kemi hallin e skandalit, ajo ka hallin e Tomçes së saj”. Herë tjetër mos fol nga vendi dhe mos fol pa leje”.

Vërejtja e dytë i shkoi Fatmir Mediut:

Ti zoti Mediu e teprove, pasi hape një temë shumë delikate. Krahasimi yt me këshillën që ta ka dhënë Ilir Meta për dorëheqje dukej i qëllimshëm dhe bëri shumë dëm. Kur i the Metës, “unë të dëgjova dhe dhashë dorëheqjen për Gërdecin”, gjithë shqiptarët kujtuan Shkëlzenin. Meta sapo tha e dhashë një herë dorëheqjen për Shkëlzenin dhe ti e përforcove, duke thënë se dhe ti e kishe dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin. Kjo na prishi shumë punë, pasi duket sikur në këtë vend të gjithë japin dorëheqje për Shkëlzenin, përveç Doktorit. Madje dhe Luli ka frikë se do ta detyrojnë të japë dorëheqje prej Shkëlzenit”.

Vërejtja e tretë i shkoi Shkëlzenit. Atij i dërgoi një email:

I dashur Shkëlzen!

Ajo që ndodhi sot nuk duhet të përsëritet. Ti e pe që e vure babin në situatë të vështirë. Ti duhet t’i kishe shpjeguar atij si janë punët e videove të tua dhe kush i ka.

Është mirë që babit t’i thuash gjithçka, siç i themi të gjithë. Luli ia tregon të gjitha. Dhe ti duhet t’ia tregosh të gjitha. Ti e pe si u zu ngushtë aty dhe nuk dinte ça të thoshte. Kjo gjë s’duhet të përsëritet më.

Herë tjetër duhet ta sqarosh deri ku mund të flasë.

Dhe ajo skena që bëre, pasi ai doli nga Kuvendi nuk ishte korrekte. Ai e pa që s’ia doli dot dhe iku.

Ti e ktheve nga rruga dhe i the të sulmojë Metën nga gruaja. Kjo është e rrezikshme, se po filluan ata të merren me gratë e tua, burrat e dashnorët e tyre do na e kthejnë nga film Kinostudio në film porno. Prandaj të lutem, herë tjetër më i kujdesshëm dhe rriji afër babait. Mos i hap akoma telashe, se tani quhesh burrë i rritur, se je martuar dy herë.

Për çdo hollësi mund të konsultohemi bashkë. Kjo që ndodhi sot, nuk duhet të përsëritet!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje