Një nga kushtet që Edi i vuri Fevzos për emisionin, ishte që ky i fundit t’i dorëzonte një letër ku të thoshte ëndërrën e tij për qeverinë. Ëndrrat do arkivohen nga Kryeministria dhe në fund të mandatit do të shihet, se cila prej ëndrrave të popullit është realizuar.
Fevzo iu fut punës për të bërë një tekst sa më të dobishëm në këtë rast. Dhe ia nisi:
“Ëndrra ime është të jetoj në një vend ku politikanët kryesorë të vendit, të jenë të përgjegjshëm për vlerën e emisionit Opinion dhe detyrimin që të paraqiten aty një here në muaj.
Ëndrra ime është që ata të kenë mundësinë të mësojnë nga unë si të vishen, të flasin dhe të ecin në rrugën time, për t’u bërë njerëz të dashur nga populli.
Ëndrra ime është që media shqiptare të eci në gjurmët e TV Klanit dhe pronarët e saj të mos jenë banditë dhe hajdutë, por njerëz të ndershëm dhe të edukuar si Sandri.
Ëndrra ime është të jetoj në një vend, ku njerëzit të dinë vlerën time reale dhe mos të të ngatërrojnë me figurina si Bruno Vespa apo gazetarë të tjerë mediokër në Evropë.
Ëndrra ime është, që media shqiptare t’i mbyllë këto emisionet që duan të më imitojnë mua dhe të mos ketë pronarë që duan të imitojnë Sandrin.
Ëndrra ime është që kryeministri i këtij vendi, të jetë njeri i urtë dhe të dëgjojë këshillat e mia.
Ëndrra ime është, që një ditë në studio të kem Bujar Nishanin, Edi Ramën, Ilir Metën, Lulzim Bashën dhe të katërt në fund të mbyllin emisionin duke thënë “Faleminderit Fevzo, që na e dhe këtë mundësi….”
Rama, që po e lexonte letrën e Fevzos me bisht të syrit, e ndërpreu.
-Shiko, se po ia fut kot, i tha. Duhet të shohësh ndonjë ëndërr aktuale. Ti e di që kemi këtë luftën me Tomën tani…
-Ah po, tha Fevzo. U nxitova….Dhe ia nisi prapë:
“Ëndrra ime është te kemi një parlament pa banditë dhe banda dhe një politikë, ku askush nuk akuzon kot kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit për çfarë ndodh….
-Ahh bravo, i tha Rama. Ja tani po shkruan tamam. Kësaj i them ëndërr unë.
-Tani ngelet ta realizosh ti zoti kryeministër, i tha Fevzo.
-Patjetër, i tha Rama. Po mirë është të pyesim ndonjë njeri që merr vesh se kur të dalin ëndrrat. Ky Genc Ruli sikur merr vesh, tha Rama.
-Ja ta pyesim, tha Fevzo dhe e mori në telefon.
-Kam shkruar një ëndërr për Ramën që dua ta realizoj, i tha. Por Rama thotë që t’i merr vesh nga ëndrrat. Çfarë duhet të shikosh në ëndërr që të të dalë, i tha Fevzo?
-Me sa kam dëgjuar nga pleqtë biro, ëndrrat dalin kur sheh ëndërr sikur ha mut. Po ke parë këtë ëndërr, të dalin.
Ky eshte faqeziu nje fytyre e fulliqur qe se ka shokun ne bote eshte miku i hajdutit shqiptareve zogolljan dhe i sali sllobodan kriminel berish.
BLENDI FEVZIU
E BEN
ENDRREN
REALITET:
http://goo.gl/aNNrai
blendi eshte lehtesisht i dukshem qe kerkon te imitoje Edi.Ramen ne veshje,ne batute dhe ne te qenit tip sportiv ose sic i thone tani “me trendin e kohes”….
….Batuten e ka fshat komplet (e denj per Klan TV,nivel PD-je.)
….lukun e ka skandal.RRuhet si komunist,qafen e ka te trash dhe leviz sikur e ka futur ne allci, del shum me normar neper intervista me bluze polo se me kostum qe sado te shtrenjte e te bukur te jene ,i rine sikur ja kan veshur me zor te dikujt tjeter
….batuten e ka “pse sme qan me qyre po me qan me lot),….dhe e vetmja gje qe i ngelet eshte te uleras PUSHO..PUSHOO…PUSHOOOOO
z. Mero, duhet shtuar dhe mjeti me te cilin te haje mutin “nje luge pa bisht nga ato te ushtareve”.
Fevziu: ” Une kam nje enderr, qe nje dite. Sala te qelloj nga dritaret e kryeministrise, te gjithe opinionistet, me nje plumb ne koke. Jo Aleks Niken.
Une kam nje enderr qe nje dite Sali Berisha te vije perseri ne pushtet.
Une kam nje enderr qe nje dite, Luli te zgjidhej perseri Kryetar Bashkie.
Une kam nje enderr qe nje dite, Muli te jete mimister I brendshem.
Zgjohem, jam ne enderr. Tmerr… . Kryetar Bashkie Majko. Kryeminister nje gje e gjate. Minister I Brendshem Tahiri, qe I ka heq Canit patenten
– mo u merzit..ti ha mut per se zgjuari..pernate… – i tha ruli fevzos.
Fevzo lapanjgjozi do te imitoje “Martin Luther King” “I have a dream”!
Po, Fevzo ka vetem nje enderr: parane, parane, parane! A nuk e mbani mend qe ne emisionin ne “klanin e tyre” u be pale me nje nga njerezit kryesore per shitjen e Datit Jon Greqise, me xhambazin apo tradhetarin K. Gerveni kunder Heroit Te Mbrojtes se Detit te madhit Myslim Pasha!
Nik
nuk kam dyshim kto mund te jen endrat e cdo bythlepiresi ne bot
Ky Fevzoja është ai i tokave të Skerdilajt Konomit në Gjirin e Lalsit?