Doktori bën gati skenarin, si do të përgjigjet në Prokurori

8 Mars 2015, 20:32Antena TEMA

Prokurori: Prezantohuni pak, ju lutem.

Doktori: Unë jam Sali Berisha

Prokurori: Emri i babës?

Doktori: Ram

Prokurori: Emri i nënës?

Doktori: Sheqere

Prokurori: Profesioni?

Doktori: Kryetar i Partisë Demokratike…më fal ish-kryetar.

Prokurori: D.m.th ju thatë, se disa njerëz iu kanë ardhur në zyrë dhe iu kanë treguar se i ka thirrur Ilir Meta dhe u ka kërkuar të pranojnë që atentatin e ka përgatitur Sali Berisha?

Doktori: Po.

Prokurori: D.m.th Ilir Meta ishte duke kërkuar dëshmitarë që ju keni porositur vrasjen e Doshit?

Doktori: Po.

Prokurori: Dhe ju jeni të sigurtë që ata njerëz ia përplasën në fytyrë Ilir Metës dhe nuk pranuan?

Doktori: Po.

Prokurori: Dhe pastaj ata erdhën tek ty dhe të treguan?

Doktori: Po.

Prokurori: A i besuat ata?

Doktori: Po.

Prokurori: Po tani, ai i besoni ende?

Doktori: Po dhe vetëm po. Ndaj të enjten do të jemi në protestë. Kjo është qeveri e mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura. Nu ka ndodhur në këtë vend, sa ka qenë Sali Berisha, të bëhej një premtim dhe të mos mbahej. Shqiptarët e panë dhe dëgjuan të gjithë. Këta kanë premtuar që do vrasin Tom Doshin dhe Mhill Fufin. Nuk e kanë vrarë. Nuk e kanë mbajtur fjalën, janë tallur me shqiptarët. Të enjten në protestë.

Prokurori: A keni raste të tjera krahasuese me këta, apo vetëm këtë?

Doktori: Kemi me dhjetëra zotëri. Nuk krahasohemi në asnjë pikë. Ma kërcënuen dhe mue një deputet, Azem Hajdarin. E tha dhe në parlament, që më kërcënuan. Duan të më vrasin. Por, zotëri, e mbajtëm fjalën. Këta janë mashtrues. Këta tallen me shqiptarët, duan të kalojnë kohën me gallata. Nuk kemi për t’i lënë. Të enjten në shesh. Iu ftoj dhe juve.

Prokuori: Faleminderit. Mund të vijmë Doktor, patjetër. Është i vetmi vend ku i gjejmë të gjithë personat në kërkim.

 

4 komente në “Doktori bën gati skenarin, si do të përgjigjet në Prokurori”

  1. bujku says:

    parashikimet qe benit ne artikullin e djeshem ju dolen me 180 grade ndryshim.Pra nuk ju dolen .ja te shonim te socmet.Permbaju ARTIKULLSHKRUES se nuk do ju lexoje me njeri nqs shkruani vetem me fanatizem, pershendetje.

    1. ivani i madh says:

      Ne krye thote satire mos i mer per te verteta , dhija ha flete nuk ha bar keto pse si ngatron o bujk fashatar .

  2. kingu. says:

    Humor i bukur..

  3. Beni says:

    Hahaha ,kjo e fundit eshte edhe per te qeshur ,edhe per te qare .Ne protestat e pd shkojne ata qe jane me te inkriminuar nga te gjithe , ky kontigjent dmth deputete e ish deputete ,ish ministra, perjashto Halim Kosoven qe nuk e di pse qendron akoma me kete kaste hajdutesh e kriminelesh me Salen e Lulin ne krye. Pjesa tjeter punonjesit e varfer te bashkise vene me detyrim e keta jane pjesa me e pafajshme,(hiq drejtorat e shumte te Bashkise Tirane).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje