Kunati bën bilancin e gjyqeve të javës dhe planin për të enjten

10 Mars 2015, 19:39Antena TEMA

Kunati thirri sot në raport Ristanin dhe Palokën për të marrë informacion si shkuan proceset gjyqësore me Edi Ramën.

I pari filloi të raportojë Ristani:

-Gjyqi im shkoi shumë mirë, tha. U ngrita dhe i kërkova Ramës të tërheqë padinë. Ai nuk pranoi. Tërhiqe, i thashë, se do pendohesh. Ai nuk pranoi prapë.

Atëherë iu drejtova trupit gjykues.

U thashë: Të nderuar gjyqtarë!

Ju e dini që unë jam sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

-E dimë, thanë ata.

E dini që PD merr rregullisht nga 27 deri në 47 përqind të votave.

-E dimë, thanë ata.

-A e dini që ne jemi parti opozitare?

-E dimë, thanë ata.

-A e dini që opozita thotë gjithmonë të kundërtën e qeverisë.

-E dimë, thanë ata!

-Atëherë çfarë kërkon zotëria nga unë, i thashë? Përderisa ai thotë, unë jam njeri i rregullt, unë kam të drejtë t’i them, “ti je drogaxhi”. Për këtë na kanë votuar shqiptarët. Mbeti ay. S’kishte ç’të thoshte.

Atëherë mora pak më shumë zemër dhe i thashë trupit gjykues:

“Kërkoj nga akuzuesi im, të paraqesë prova që këto që them unë, nuk janë të vërteta. Ai nuk kishte asnjë provë. Besoj dola shumë mirë.

-Bravo, i tha Kunati. Paske bërë punë të shkëlqyer.

-Po ti, i tha Palokës?

-Edhe unë kalova thumë mire, tha Paloka. Dhe unë i bëra thirrje të tërhiqte padinë, por nuk pranoi. Atëherë iu ktheva trupit gjykues.

-A e dini ju çfarë është opozita apo jo?

-E dimë,thanë ata.

-A e dini që opozita mbledh opinionet e njerëzve kundër qeverisë dhe i formulon apo jo?

-Po, e dimë, thanë ata.

-E pra, ky do ta lërë Shqipërinë pa opozitë, u thashë, se ky kërkon të mos përfaqësojmë më opinionet e njerëzve, por të flasim me fakte sikur jemi gjykatës dhe prokurorë. Ne jemi politikanë, i thashë.

-E dimë, thanë ata. Mbeti Rama, s’kishte ç’të thoshte. Seç më tha mua, që nuk e dija që Zhvejku paska ekzistuar. Me siguri ka shpif ndonjë pis, sikur kam ndonjë kushëri me emrin Zhvejk. Pyeta, më thanë s’kemi njeri në fis.

-Shumë mirë, tha Kunati. Atëherë them të vazhdojmë kështu, se jemi në drejtimin e duhur. Kjo puna e Tomës si iu duket, mban deri të enjten?

-Do mbaj se s’bën, tha Ristani. Sot do nxjerrim vrasës babain e Ilir Metës. Kemi gjetur njërin që pranon që ka marrë porosi prej tij. Deri nesër mban kjo. Pastaj kemi gjetur një grua që pranon që porositësja e vrasjes është mamaja e Monikës, se si dibrane mban më shumë inat për vajzën. Ajo shtyn deri të enjten në orën 11:00. Pastaj fillon mitingu.

-Shumë mirë, tha Kunati. Dhe ky Toma, ka thënë që rasti im i ngjan Azemit. Kjo na ndihmon që ta kthejmë 12 Marsin në 14 Shtator.

-Po, po, tha Ristani i kënaqur.

-Ti mos u nxito, i tha Paloka, se atëherë ke qenë socialist dhe nuk e di ç’ka ndodhur. A e di çdo të thotë të mbash Tomën në krah të gjallë para Kryeministrisë sikur ka vdekur apo jo? Duhen 20 burra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje