Pas publikimit të videos së Bes Kallakut ku dëshmon për porositë e marra për vrasje, prokuroria thirri Besin për ta marrë në pyetje.
Para se të fillonte pyetjet, Besi i kërkoi prokurorisë të mendohej mirë, pasi ai nuk pranonte trajtim të diferencuar.
-Nëse Durim Bamin e keni pyet 9 orë, mua duhet të më pyesni dhjetë orë, tha Besi, se kam më shumë porosi dhe fakte se ai.
Prokurori e garantoi se nuk bënin diferencim, por paraprakisht i tha se kryeprokurorit i kishte ngel qejfi që nuk ishte në asnjë listë vrasjeje.
-Kjo ka shkaktuar probleme, tha, se duket sikur nuk ka rëndësi.
-Ke të drejtë, i tha Besi. Kam kërku dhe unë, biles u kam thënë ua bëj si resto, por më kanë thënë është djalë i mirë, nuk shtihet mbi të. S’kam ça i bëj. Po të më kishe thënë më parë, e kisha fut në video nga ana ime dhe e kisha bë sikur do me e vra Çim Hajdari.
-Nuk e di, i tha prokurori, por na ke vënë në siklet. Gjej një mënyrë ta ndreqësh, nëse bën video tjetër.
-Unë s’jam legen, tha Besi, ta bëj si Toma, që nuk ndan drejt as lekët e vdekjes, 500 mijë i merr për vete ene 100 mijë ja lë Fufit. Burri që është burrë, s’bo hile.
-Mirë, tani fillojmë me radhë, i tha prokurori. Kjo e Tit Vasilit me Ilir Beqajn, ka ndonjë të vërtetë?
-Vallai po. Biles e ka ngrit pazarin tani pas përjashtimit të Tomës, se thotë lirohen lekë nga këto qëndrat shëndetësore që harxhoheshin për ilaçe të lira.
-Po kjo e Ilir Beqajt për Tit Vasilin është e vërtetë?
-Po or ti, dhe ai e ka rrit çmimin, se tha “sa të ëndërroj Titi lekët e Tomës, unë i kam të lira që këtë muaj”.
-Na është anku ky Aldo Bumçi, i tha prokurori. Thotë “më ka fyer, duke thënë s’merrena me gra”.
-Po or ti, s’merrena me gra, e ndalo Kanuni, tha Nesi.
-Po Aldo s’është grua, është burrë, i tha prokurori.
-Po se dija or tij, po i kërkoj falje, por për të vra s’muj ta vras, se Kanuni nuk vret gra dhe fëmijë. S’ngrejmë dorë mbi kalamaj na.
-Çfarë di për këtë punën e Angela Merkelit me Edi Ramën?
-Po ça di or ti, kurgja. Të dy kur kanë qenë të rinj, kanë pas dal nudo në foto. Tani që po plaken, shikojnë fotot e njëri- tjetrit dhe thonë ç’më paska ik kot ky, ç’më paska ik kot kjo. Ja or ti, me këto punë merren këta, se mos qeverisin.
-Pse shumicën e vrasjeve pse i ke lënë brenda LSI dhe shumicën e vetëvrasjeve në PS?
-Po do zemër pushka or ti. LSi ka zemër, ata të PS janë çuna mami, vdesin nga frika.
-Është e vërtetë që ky Nar Koka do ta vrasë Lefter Kokën?
-Po or ti. I ka thënë, “s’ka shtëpi me dy Koka. Një Kokë duhet në fisin Koka”. Dhe po s’ja doli, do me shpall Kokë, Gon Dukën. Do ta eleminoj dhe veten.
-Je i sigurt që për Doktorin nuk ka porosi për vrasje?
-Jo or taj, se se vret njeri Doktorin. Doktori ka me vdek nga marazi. Ka me e vdek lul Basha.
-A merr përsipër të thuash që kjo video ishte me humor, se ndryshe duhet t’iu arrestojmë?
-Jo or taj, unë s’bëj shaka. Ju duhet të më arrestoni patjetër, se unë ua kam marr lekët dhe s’kanë ku të më kapin masandaj.
E meriton nje proteste edhe kjo
Nje njeri i mençem hipi ne nje peme dhe nuk zbriste.Ju luten por kot,ai nuk zbriste.Lajmeruan policine.Polici i thirri disa here,e kercenoi disisa here por kote ai nuk zbriti.Polici i tha zbrit se do ta prese pemen,por kote ai nuk zbriti.Nje i çmendur qe ndodhej aty prane,i tha policit ma jep mua sopaten se pres une pemen.Kur per çudi person ne peme zbriti menjehere.Pse me te zbrite dhe me mua jo i tha polici? Epo ai eshte i çmendur dhe e pret vertet pemen,kurse ti jo.Keshtu ndodhe edhe me Besin qe kerkon te beje humor,por disa nuk ja kuptojne per humor.Ja merrin per te vertete.Le te thon,Besi te vazhdoi e te na beje humer.Te qeshim,se politikanet jane vertet per te qeshur e per te qar.