Besi i përgjigjet Zenit: Unë s’jam si ti, që e le babain pa punë me prapësitë e tua

15 Mars 2015, 20:12Antena TEMA

Zeni është fyer shumë që nuk është futur në listën e Besit dhe ka reaguar publikisht ndaj videos së improvizuar të humoristit. Besi pasi lexoi reagimin e Zenit, u ul dhe bëri një shpjegim serioz për çfarë ka ndodhur.

“I dashtun Zen!

E lexova letrën tënde që ke çu në gazeta kundër videos time. Ke të drejtë, për Zotin. O të tako ty me të vra, o s’i tako njeriu. Por, po ta shpjegoj vëllai pse s’të kam fut në video.

Të futa një herë në vend të parë, sikur donin me të vra këto familjet që ke lënë jetim në Gërdec. Unë e kisha si për Koçon, që kishin shti të gjithë nga 10 mijë euro që u ka dhënë baba jot si dëmshpërblim dhe ishin bë 260 mijë euro, se ishin 26 të vrarë. Ene thashë, hajt mo sa gjysma e Tomës është, po ia vle. Dikush spiunoi nga stafi im dhe mu lshu në shpinë Sindikata e Gërdecit. “Mos na fut të gjithëve në një thes, më thanë. Secili ka llogaritë e veta. Do e bojm pa lekë, do ta vrasim me dorën tonë, por mos na u ngatërro”.

-Mirë u thashë, s’po u bje më qafë.

Masandaj e kisha vu që donin me të vra do nga Gjiri Lalzit, se u ke marrë tokat. E kisha vu pa çmim. Sikur jepnin nga një hektar tokë për vrasësin. Sapo deshta me e fut dhe atë, vjen njoni më thotë, “Le, pash Zotin, mos prish pazarin se du me e vra vet, se ma ka marr gjithë tokën”. E lashë dhe atë.

Atëherë vendosa me ta bë sikur të ka mallku Teqe e Kuç Babasë në Vlorë, ngaqë i ke marrë çiflikun, i ke gjet pronarë dhe e ke ndarë me ca miq të tu. Ata e kishin me mallkim. “Do ta zërë mallkimi ynë”, thoshin. Pastaj erdhi një nga ata baballarët e Teqes e më tha, “Mallkim, mallkim, po e do një dorë do t’ia jap vet, mos më hy në pjesë”.

Ene ta fala prapë.

Pastaj më shkoi në mendje me ta bë sikur do me të vra dikush nga Saranda se u ke marrë tokën nga Hotel Butrinti në kanal të Çukës. Dhe këtë sa e bëra, vjen njëri thotë, “lëre mo burrë, ça na i ngre mendjen se ik nga vendi e s’kena ku me e gjet pastaj”. Ene ta fala përsëri.

Kur hoqa dorë nga këta që falnin toka, ma shtiu njëri në mendje që i ke marr lekë për Universitetin e ti ka çu në Vjenë. Sa e bëra gati me ta bë sikur don me të vra ai, vjen dikush e më thotë “lene se e ka ndërmend vërtetë, mos ia prish planin”.

Hoqa dorë dhe nga këto universitetet dhe më shkoi në mendje tek këta që u ke marrë lekë për konçesionet. Është njoni që më ka pas thënë, “më ka marrë një milion euro me shantazh para zgjedhjeve”. Po mirë, po e bëj sikur po e vrisni ju për 500 mijë, i thashë.

-Jo mor burrë, le mos ia kujto, se ka dhe një këst pa na kthy, tha, mos na e tremb kot.

Më në fund e pashë veten të pafuqishëm, se ti je bë si Vehbiu në kohë të vet, që të gjithë atyre që u ke marrë lekë, ruajnë njëri-tjetrin mos të vret njeri, se shpresojnë të marrin vet, ose hakun, ose lekët. Ja i dashur Zen, ndaj s’të fusja dot në listë, jo se të kisha harru. E shof që të ka ngel qejfi, por s’ke ça me i bo. I ka jeta këto gjëra. Je shumë i kompliku dhe s’është kollaj me të vra, s’e humbasin shpresat për lekët shumë njerëz. Ne nuk dum të turbullojmë shpresat e njerëzve.

Po ta bëj këtë sqarim, për të tregu që nuk është se të kam injoruar. Dhe du me të tregu që ke pas plot njerëz besnik. Këta të Kurumit p.sh, më thanë mos na e fut në listë, se na del nami i keq për Hidrocentralet, sikur e kena vra ne. Ene atyre ua dëgjova llafin. Në fund të fundit thashë, pse me e vra fakirin. Ai s’më ka bë keq. Më ka akuzu se i kam gjet punë babait tim. Kjo nuk është akuzë morë Zen. Unë s’jam si ty që e le babain pa punë me gjithë ato pisllëqe që ke bërë”.

16 komente në “Besi i përgjigjet Zenit: Unë s’jam si ti, që e le babain pa punë me prapësitë e tua”

  1. Pilo Lala says:

    Une gjithmone i kam vleresuar “Thumbat” e Bes Sollakut, por ky nuk eshte thumb, eshte Hu qe i ka futur Xenit.

    1. Gjergji says:

      Une propozoj qe ky Bes’karagjozi te behet deputet. Nje karagjoz me shume ne radhet e te majtes.

  2. shqip hesapi says:

    E ku pjerdh Xeni per hunje.Tek cdo biznes,tek cdo krim ka nga nje hu.

  3. Eri says:

    Bravo Bes Kallaku…. flasin keta “mortjet” qe i kan mbjellur vetem shkaterrim Shqiperise ne 25 vite we

    Qekurse fatkeqsisht Ramiz Alia ja caktoi rolin e “demokrateve” ketyre kriptokomunisteve qe i mbanin uturakun birose…
    Ne mos do e gjej nga nd 1 nga ata qe “me humor” thoshe ti Bes do ta gjej ndershkimin nga i madhi ZOT se sh mbrapshtesi kane sjelle keta monstra…

    1. Spartaku says:

      Eri! nuk mereret vesh ky komenti yt.Meso te shkruash,jovetem te shkruashe e te kuptosh vete,por te kuptojne edhe te tjeret.

    2. Spartaku says:

      Eri!Nuk merret vesh ky komenti yt.Meso te shkruash qe te kuptojne edhe te tjeret.

  4. Toni says:

    Ahahahaha o xeno o klysh komunisti:))

  5. Arben says:

    Pershendetje! Pasi e kam pare humorin e Z.Cakulli te interpretuar nga “gjini” nuk me beri pershtypje pasi kendveshtrimi im per videon e publikuar nga Z. Doshi nuk duhet te ironizohet (Edhe pse S’kam besim tek drejtesia duhet te presim) . Por si per hir te se vertetes gjej te pozicionuar ne krah te Z. Meta edhe Z. Cakulli edhe Z. Baze te cilet kane qene prane Z. Berisha per te lepire ndonje “Sahan”. Nuk dua qe komenti im te vleresohet si pro familjes Berisha pasi une e njoh aktualitetin politik ne Shqiperi dhe di disa afera qe perfshihet familja e Z. Berisha, por kur kete e thote Z. Baze dhe Z. Cakulli te vjen per te vjelle!

    1. sit back and relaks says:

      ke nje konoshence adekuate te aktualitetit politik e cila involvon nje kapercim polivalent ne mendimin ambig dhe egzistencial zoti Arben.

  6. malmo says:

    Do me per Belulin z.Prokuror?

  7. be-x says:

    tjeta arben,
    thjesht ndjenja qe tregon ne te shkruar, te afron me shume me berishen sesa me z. cakulli apo z. baze. nuk e di ku jeton qe nuk e njeh politiken aktuale por qe njohke sh. mire z. cakulli dhe z. baze te le te kuptosh qe ecke me kembet ne ajer dhe jo ne toke. Z. cakulli dhe z. baze kane qene gazetaret me te perndjekur nga monstra sali rahman berisha gjate viteve kur ky i fundit ishte ne pusht-et! keta dy burra ishin ata qe i cirrnin masken, pra nuk me ngelet gje tjeter per te shkruar qe JE TI AI SAHANLEPIRSI BERISHIAN!

  8. I.lir says:

    Arben mor djale ! Me qe i dikerke aferat e familjes Berisha pse nuk na i thua ? Si duket edhe ti je nga ata qe eshte afer Berishes e qe lepin ndonje sahan.
    Vidua ne fjale na ka arrdhur nemaje te hundes. Ajo qe ben salajot me ketevidjo te ben te vjellesh.

  9. kreshnik says:

    Bravo le te mendohet mire para se te llapi her tjeter kelyshi serbis….

  10. kasemi says:

    Po xeni qe ja fut kot ja fut se ka punu baba per ate, por edhe ne duhet te kemi parasysh qe ishte dikur opozita qe sulmoi meten me 21 janar, dhe u vrane 4 vete, detajet e prapaskenat nuk mund ti dime asnje nga ne, e beri liri per zenin apo sala per lirin, se besoj se do merret gje vesh, fakti qe emri i tij del serisht nga nje kokerr maloku si tomka, icili eshte kaq i vonuar nga koka sa mendon si ti bej shantazh qeverise….,

    njerezit duhet te mbrojne vlerat e veta e jo te plehrave qe bejne politike sot ne shqiperi, nuk eshte edi me i mire se sali apo njeri nga tjetri, cdo gje eshte sipas interesit te tyre personal, duhet te jemi koshente se ka pak deputete te ndershem e ndoshta aspak, prandaj mendoj se nuk eshte e drejte qe disa nga komentuesit ofendojne njeri tjetrin per njerez qe as e rruajne fare e disa biles degjenerojne e me fjalor te rende

    Respekte,

    1. Nik says:

      O Kasum, a mund te na spiegosh çdomethene “koshente”.
      Tung,

      Nik

  11. Tomori says:

    GJINI, FALMEMINDERIT QE NA SOLLE NJE HUMOR TE KENDESHEM, PORE QE NE RALITET ESHTE SHUME DOMETHENES, SEPSE SHQIPERIA ESHT VENDI I CUDIRAVE DHE AKTORET ME TE MEDHENJ MBETEN SALI BERISHA, PINJOLLET E TIJE DHE GJITHE MAKUTERIA QE E NDJEK PAS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje