Protesta e sotme ndodhi në ditë të keqe shiu. Kunati kishte thirrur romët që punojnë në pastrimin e rrugëve të qytetit natën dhe po u ndante parrullat që duhet të mbanin në dorë. Por, meqë binte shumë shi, ata kërkuan dhe çadra.
Kjo e futi në siklet Kunatin, po pastaj u kujtua se kishte marrë nja 100 çadra nga Megatek-u kur u bë përurimi dhe duhet të ishin në bodrumin e PD-së së vjetër.
Dërgoi dikë të merrte çadrat dhe ua shpërndau protestuesve.
Kur filloi mitingu pa se disa prej protestuesve, përfshi dhe Doktorin, kishin çadra të Megatek-ut me sloganin, “Bëje mirë, bëje vet“, të tjerë kishin çadra të LSI-së me sloganin “Të ecim më shpejt“.
Kjo e alarmoi Kunatin dhe kërkoi të mblidheshin çadrat e LSI-së.
Enno me dy n iu afrua romit të parë që mbante çadrën.
-Duhet ta dorëzosh çadrën, i tha, se ke marrë gabimisht çadër të LSI-së.
-Ça thu mo gaxhoi, pse në shi do rri unë. Pak se jam pa gjumë gjithë natën se fshi rrugët, po do na lini dhe në shi tani.
-Të lutem, i tha Enno, se janë çadra të Ilir Metës dhe duket sikur na ka blerë Ilir Meta.
-Ça thu mo gaxhoi, mua dhjetë mijë lekë më dhanë, pse me kaq i blen Ilir Meta njerëzit?
-Mos bërtit, i tha Enno, po ma jep çadrën se të jap unë tjetër.
-S’dua mo të ta jap, si kjo çadër ka dhe Doktori, i tha romi.
-Po, po janë pak ndryshe,tha Enno. Shiko, atij i shkruan çadra “Bëje mire, bëje vet”, kurse ty të shkruan “Të ecim më shpejt”.
-Po ku di unë të lexojë mo gaxhoi, mua do më gënjesh ti. Ik lemë rehat tani se po bie shi, dhe e tërhoqi çadrën nga vetja.
Enno me dy n u mërzit shumë dhe iu sul romit tjetër që mbante çadrën e LSI-së:
-Hiqe këtë çadër se do të sjell një tjetër, i tha. Kjo është e Ilir Metës.
-Rroftë Ilir Meta, bërtiti romi.
-Mos, kafshoi buzën Enno. Mos se do të rrah ndonjë. Duhet të thuash “poshtë Ilir Meta”, se jemi në miting.
-Ça thu mo gaxhoi, i tha romi? A më the ti që na ka dhënë këtë çadrën kundër shiut. Unë thashë se qe me ne.
-Jo, jo ka qenë po tani nuk është më, tha Enno.
-E ç’më ngatërron mua mo gaxhoi, ma le çadrën se më duhet se qullem, i tha.
I dëshpëruar Enno hodhi një sy dhe pa më tutje Rulin me Majlinda Bregun, që po rrinin të dy brenda një çadre. Nuk ishte as e Megatek-ut as e LSI-së.
-Po ju pse me një çadër kaq të vogël, u tha Enno?
-Po ç’të bëjmë djalo, i tha Genci. Mbështetësit e Lulit i mbron Megateku. Militantët e PD-së i mbron LSI. Ne të Kryesisë së vjetër mbrojmë njëri-tjetrin.
SI PER GALLATE AJO CADRA E LSI NE MITINGUN E PD POR UNE MENDOJ SE LSI DO TE JETE SI KALI I TROJES QOFTE PER PD EDHE PER PS DHE NUK BESOJ SE DO TE SHPETOJNE KOLLAJ NGA KALI I TROJES LSI SEPSE JANE TE GJITHE ISH PD-istat TE PUNESUAR NGA LSI DHE NUK I HEQIN DOT NGA PUNA KESHTU QE EDHE NJE PJESE E TE PUNESUARVE TE PS DO TI KALIJNE LSI PER TE MOS HUMBUR VENDIN E PUNES PO TA MARI PERSERI PD PUSHTETIN KESHTU QE NUK BESOJ SE DO TA HEQIN DOT QAFE LSI-ne. FALEMINDERIT