Doktori, letër Sandrit për sjelljet e Fevzos

18 Mars 2015, 19:01Antena TEMA

Për të disatën herë, Fevzo ka injoruar zbulimet dhe hetimet personale të Doktorit në “çështjen Doshi”, dhe në emisionet e tij njerëzit llafosin gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me ato që ka zbuluar Doktori. Në shumë raste Doktori ka reaguar ndaj atyre që janë në panel, por ka shmangur emrat, se ka frikë nga gjyqet.

Sot ai i nisi një letër Sandrit, ku shpjegon kë duhet të ftojë Fevzo, kë nuk duhet të ftojë dhe çfarë duhet të thotë për “çështjen Doshi”.

“I dashur Sandri!

Kjo që po ndodh me televizionin tonë është e pashembullt. Ai është bërë fund e krye një makineri shpifëse e dyshes Rama-Meta, që shfrytëzojnë manirat e gazetarit tend, që vetëm Opinionin e vet nuk e ka.

Së pari, dua të të sqaroj se i thirruri me emrin “brilantina“, është një qënie e rrezikshme shoqërore, pasi ai nga një anë paguhet të shkruajë fjalime për vrasësin e Doshit dhe nga ana tjetër lexon fjalimet e tij në emision. Kjo nuk duhet lejuar kurrë.

Nga ana tjetër, në këtë çështje ke angazhuar dhe dy papagaj, që mua më kanë prishur shumë punë. Njëra është një femër, që e di vet ti, mos ta them emrin, dhe tjetri është ai gazetari, që e di vet që kemi biseduar, që është i lidhur me krimin. Tani o zotëri këta të dy mi ke pozicionuar pro “çështjes Doshi”. Unë këta i dua kundër, se i kam sharrë. Tani unë dyshoj se ti e ke bërë këtë, që të më nxjerrësh mua nga loja. D.m.th me kë zëvëndësuar mua me dy papagaj. Kjo është një poshtërsi e ideuar nga çifti Rama-Meta. Unë nuk meritoja këtë trajtim nga ju.

Unë zotëri nuk ndërhyj në media, por dua të them se në emisionin tuaj keni një agjente të shumëfishtë që merr të dhëna nga shërbimet e huaja, ia jep Monikës, pastaj ajo ia jep gazetarëve të tjerë dhe pastaj ju i bëni emision. Këtë praktikë duhet ta ndaloni, pasi dhe kjo bëhet për karshillëk kundër meje. Madje këtu kam dhe disa gjëra personale, pasi pjesëtarë të këtij stafi më kanë sharrë mallrat e dyqanit të gruas së dytë të djalit, duke ma quajtur të renë time, leckaxhije. Kjo është të përdorësh median për gjëra personale.

Po e mbyll këtë letër duke të kërkuar të qartësohesh në “çështjen Doshi”. Ajo duhet të trajtohet si më poshtë vijon:

Ju duhet të jepni në emision videon 37 minuta, duhet të deklaroni se kjo është e vërteta e pastër e thënë lirshëm, jo nën presionin e prokurorisë. Duhet të kërkoni dorëheqjen e Ilir Metës dhe arrestimin e tij, duhet të mbështesni protestat e përditshme të qindra mijëra vetëve para parlamentit dhe duhet të kërkoni që Edi Rama të mos i bëjë presion drejtësisë për të shpëtuar Ilir Metën. Kjo do ishte gazetaria e sinqertë dhe serioze. Çdo gjë tjetër që bëni është në shërbim të krimit dhe korrupsionit, që ju e keni luftuar gjithë jetën.

I yti personalisht, Doktori“

 

6 komente në “Doktori, letër Sandrit për sjelljet e Fevzos”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Cudi, se ky Korani, kur sala ishte ne fuqi te plote,
    as endrra nuk shikonte pa lejen e tij. Tani …

  2. dritan says:

    Blendi ishte i ftuari i Doctorit ne emision. I pergjigjej nje per nje te gjitha pyetjeve qe i vinin nga facebook me idiotesine me te madhe, asnje pergjigje inteligjente nuk i ktheu “drejtuesit ” te emisionit faceboopinion.

  3. Iva Tico says:

    I kane hipur pordhet Fevzo Koranit, se ka filluar ta krehe Ed Rama, leje ndertimi vazhdon te marre plus qe Sandrit i shtohen pasurite cdo vit. Shtepia e dyte e Rames eshte bere TV Klani sesa Top Channel, ku thuhet se eshte aksionier. Vari leshte, nuk thone kot Selanik e tatepjete, sic ka qene ashtu do jete! Nuk behet ky vend me keta plehra!!!

  4. Doktor te ka erdhur koha qe te besh nje refim, e ke te domosdoshme dhe do te shikosh sa do te lehtesohesh, refeu, refeu, refeu se te ben mire……

  5. xhateli says:

    O shwn noi
    Sala nuk rrefehet se nuk asht katolik, por islamik me callmw ku shkruhet ISIS, i konvertuar nw ortodoks serb irenejovic. Pra, meqw nuk rrwfehet, ti duhet ta mbyllje mesazhin twnd kwshtu: pirdh o Salw, pirdh tw shfryhesh…

  6. Klloni (kllouni) i B. Vespas per te bere show sakrifikon gjithcka per te superuar tullacllekun profesional. (tashti boooooll fola)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje