Kunati shkoi sot tek Teqeja për t‘iu falenderuar Baba Mondit, për atë që Sulltan Novruzi bëri për Lulin.
-Jam i emocionuar, se vij për herë të parë në Teqe, i tha Kunati. Por nga sot do jem besimtar i rregullt.
-Ç’ka ndodhur biri im, i tha Baba Mondi?
-Ka ndodhur diçka e madhe, i tha Kunati. Për herë të parë besoj që ka Zot. Sulltan Novruzi dëgjoi lutjen time për Lulin dhe e bëri realitet.
-Tybestrafkullah, tha baba Mondi, thashë çfarë ka ngjarë. Mendova se ke bërë ndonjë prapësi në Bashki dhe erdhe të heqësh mëkatin duke lënë ndonjë gjë në Teqe.
-Do vij dhe për atë punë ndonjë ditë, tha Kunati.
-Mirë, i tha Baba Mondi. Që lutjet të të zënë dhe Sulltan Novruzi të të dëgjojë që e falenderon, ulu dhe rrëfe ç’të ka ndodhur.
Kunati u ul në sixhade, mbylli sytë, lidhi duart dhe filloi të flasë:
“Ishim në një ankth të madh. Lulin nuk e zinte gjumi natë e ditë. Binte në orën 1 e çohej në orën tre të natës. Zgjohej i trembur. Bërtiste, Ristani, Ristani…
E pyeste motra çfarë ke dhe ai nëpër gjumë thoshte…“Po Ristani ku është tani?”
-E ke zëvendës në parti, i thoshte ajo.
-Epo ai duhet në KQZ, thoshte. Ndryshe s’bën. Unë nuk kandidoj.
-Po vetë e more në parti, i thoshte motra, se kishe zgjedhje në parti, the na duhet aty.
-Jo, jo më duhet në KQZ, thoshte.
Pastaj i dilte gjumi dhe qetësohej. Doktori i bënte presion çdo ditë të kandidonte.
Më në fund unë gjeta një zgjidhje. I thashë t’i shkruajmë Sulltan Novruzit, që Luli nuk mund të kandidonte. Gjetëm dhe arsyet. I thamë po kandidoi, do humbasë dhe nuk ia vlen ta djegim, se na duhet për kryeministër.
E shkruam dhe para se ta dërgonim, ia treguam dhe Rulit. Dhe ai ishte dakord. Atëherë ia nisëm Sulltan Novruzit. Adresën e Sulltan Novruzit ne e kemi tek kati i 14 i ABA Center. E dërguam dhe pritëm përgjigje.
Dhe përgjigjia erdhi më 22 mars, ditën që Sulltan Novruzi ka bekuar fitoren e PD-së më 1992. Luli nga gëzimi e bëri 1991, se nuk është shumë i qartë, ngaqë nuk ka qenë në Shqipëri. Por haberi kishte shumë rëndësi. Doktori foli si i dërguar i Sulltan Novruzit dhe tha atë që i kërkuam në letër: “Luli na duhet për kryeministër, nuk bën për bashki”. Kjo është një ditë e madhe. 22 marsi tani nuk është vetëm fitorja e parë e PD-së në zgjedhje, por edhe fitorja e parë e Lulit si kryetar i PD-së. Ai u bekua më 22 mars të këtij viti si kryetar i PD-së. Nuk ta harrojmë kurrë këtë Sulltan Novruz”, përfundoi Kunati, duke u lutur.
Baba Mondi, që dëgjoi rrëfimin, i përkëdheli kokën dhe i tha të ngrihej.
-Tani që kjo lutja të zërë, tha, këto 20 përqindshet për lejet derisa të iki nga Bashkia, derdhini në Teqe, ndryshe do jenë lekë harram
-Patjetër, i tha Kunati.
Prandaj se gjen gje Liken se e mbron sulltan Novruzi.Likja e ka bere dhe baba Mondin me LSI-ne do edhe ky 20 perqind.lol