Kunati parashtron arsyet përse Luli nuk duhet të kandidojë

21 Mars 2015, 19:49Antena TEMA

Pas presionit në rritje nga Doktori, që Luli të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Kunati iu përgjigj me një “qarkore” gjithë të zgjedhurëve të PD-së, se përse Luli nuk mund të rikandidojë:

Të dashur miq!

E mirëkuptoj dëshirën tuaj të mirë, që Luli të jetë përsëri kandidat për Bashkinë e Tiranës, por ka disa arsye objektive që nuk mund të bëhet.

E para, është se Luli i dha Tiranës platformën më të shkëlqyer elektorale, e cila natyrisht mbetet e parealizueshme dhe një ëndërr e bukur për të gjithë. Kjo ëndërr, që të bëhet realitet tashmë kërkon një kandidat të ri, pasi Luli nuk mund të përsërisë më të njëjtën platformë. Duhet doemos dikush tjetër, që të thotë se premtimet e Lulit unë do t’i bëj realitet. Dhe mendojmë se Superdhëndri është i vetmi, që mund ta marrë përsipër ta thotë këtë gjë me qetësi.

Arsyeja e dytë, përse Luli nuk mund të rikandidojë, është përgjegjësia që Luli ka për procesin e dekriminalizimit në vend. Në një kohë kur kërkohet me urgjencë që politika të dekriminalizohet, Luli duhet të jetë në ballë të këtij procesi, pasi është figura më e pastër, më e sinqertë, më e papërfolur për krim dhe korrupsion. Ai nuk mund t’ia lërë këtë betejë dikujt tjetër. Kjo është një betejë që duhet ta marrë përsipër lideri i PD-së.

Arsyeja e tretë, përse Luli nuk mund të rikandidojë, është se profili i lartë i tij si politikan do të banalizohet, nëse ai merret me problemet e pafund të Tiranës. Luli nuk është një figurë që duhet të merret më rrugë, kanalizime, lulishte, tram, metro apo diçka tjetër. Ai duhet doemos të merret me gjëra më të mëdha. Dhe për këtë duhet të shmangë rikandidimin.

Aryeja e fundit, përse Luli duhet t’i hapë rrugën Superdhëndrit në këtë proces, është edhe më e thellë. Në situatën e krijuar, vetëm ai ka formimin e duhur të marrë përsipër kandidimin, pasi ka mbështetjen e Doktorit dhe vizionin e tij të qartë, se çfarë duhet të bëjë me Tiranën. Edhe pse unë penalizohem, pasi në rolin e Kunatit, në vend tim do jetë Zeni, situata kthehet në normalitet sa i përket raporteve të Zenit me Bashkinë”.

Para se ta shpërndante për strukturat e partisë, Kunati ia kaloi një herë Rulit për ta lexuar.

-Shumë e drejtë më duket, tha Ruli. Është brenda logjikës politike. I pranoj argumentet që Luli nuk ka realizuar asgjë nga premtimet dhe që nuk ka nerva të merret me qeverisjen e Tiranës. Një njeri që nuk ka bërë asgjë për Tiranën, duhet ruajtur me çdo kusht, se nuk i dihet. Që ai djalë ka talent, ka. Por, me sa duket mund ta ketë ruajtur talentin për të ndryshuar Shqipërinë. Prandaj unë them ta ruajmë, mos ta djegim për Tiranën. Atë e meriton një Shqipëri e tërë, jo vetëm Tirana.

4 komente në “Kunati parashtron arsyet përse Luli nuk duhet të kandidojë”

  1. Iva Tico says:

    Brilante “Antena” por ky Luli me kete Kunatin, mund te na e llogarite dikush se sa pasuri kane vene kete mandat ne Tiranen e tropojanizuar?!

  2. xhateli says:

    O Iva, ke njw gabim te komenti ynw: duhet tw thuash jo tropojanizuar, por:
    TRAPO-janizuar

  3. Insistoj says:

    “Atë e meriton një Shqipëri e tërë, jo vetëm Tirana”…shprehja më e saktë dhe më e goditur për ata…që kanë tru…

  4. Shqiptar says:

    Mos thoni vetem tropojanizuar se tiranen Iliri e ka skraparizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje