Kunati ndryshon urgjent parrullat për mitingun para Kuvendit

20 Mars 2015, 19:14Antena TEMA

Pas lajmit se Prokuroria ka kërkuar autorizim për arrestimin e deputetëve Doshi e Frroku, Kunati u vu në siklet për protestën e mbrëmjes. Thirri drejtorin e Pastrim- Gjelbërimit, të mblidhte parrullat e shpërndara.

-Nuk kam ku t’i mbledh, tha, se e i kanë marrë punëtorët me vete. Në darkë vijnë bashkë me to.

-Duhet t’i lajmërosh, i tha Kunati, para se të fillojë mitingu.

-S’kam ku t’i lajmëroj, se shumica janë romë, ti e di, i tha drejtori. Ata s’kanë as celularë, as adresë. Dhe parrullat i mbajnë me vete.

-Duhet të bëjmë diçka atëherë. Zëru rrugën dhe mblidhi një herë në oborr të SHQUP-it, pastaj të shkojnë para Kuvendit, se kemi bërë parrulla të reja.

-Dakord, do përpiqem, i tha drejtori. Po çfarë parrullash do kenë?

-Duhen parrulla të reja. Po i bëjmë tani, tha Kunati. Do jetë një banderolë e madhe, e gjatë, ku shkruhet “SHQUP-in e japim, Doshin se japim”. Kjo duhet të jetë në krye të protestës.

-Po i kam moshë e thyer shef, i tha drejtori. Se duhet të duket dhe si protestë e Forumit Rinor.

-S’ka problem, i tha Kunati. Po e bëjmë të madhe dhe ua mbulon fytyrat.

Pastaj do gjesh ca më të rinj, t’ua japim pankartat.

Një pankartë duhet të lexojë “Poshtë Froku, rroft Broku”

-Kush është Broku, tha drejtori?

-Është ai miku i Lulit në Bruksel, i tha Kunati. Duhet patjetër kjo, se mund të dalë CDU kundër tij dhe duhet ta mbrojmë.

-Aha e kuptova, tha drejtori. Dakord, bëni nja dhjetë copë nga kjo parrullë.

-Në fund na duhet dhe një pankartë e madhe, i tha Kunati, kundër këtij ambasadorit amerikan, se ky e ka bërë të gjithë. “Meta Ik, Meta Ik, shko strehohu në Amerikë!!”

Kjo ka rëndësi, që njerëzit ta kuptojnë që dhe ky ambasadori na ka tradhtuar. Po do ta heqim dhe këtë pas tre vjetësh, ka për ta parë kur të vijë ai tjetri.

-Shumë mirë, tha drejtori. Po e bëj 20 copë këtë.

-Tani me kudjes, i tha Kunati. Mblidhi një herë punëtorët e Pastrim- Gjelbërimit në oborrin e SHQUP-it të marrin parrullat e reja, pastaj të vijnë në miting. Sonte pritet të flasë dhe Aldo Bumçi, se është çështje shumë delikate.

7 komente në “Kunati ndryshon urgjent parrullat për mitingun para Kuvendit”

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      Do flase vertete Aldo?
      Nuk duhet humbur. Ky dhe ai ishPTT-ja Gorja.
      Krenaria e PD ?

  1. Bardhi Tolabi says:

    Duhet edhe kjo parrulle:
    “O Sali o Lul Basha,e gjith bota ju beri hasha”

  2. Zani T. says:

    Ore Mero, mbyllja eshte mjaft e bukur. Jo, per gje, po Aldo Bumcit, alias Pal Vata i PD-se, parlamentit, i vjehrres (me leje) iu shtua edhe nje anekdote e re! Me te ardh gjynah eshte bere, i shkreti! Si nje inocent idiot, qe ndodhet gabimisht ne vendin dhe kohen e gabuar. Jerm eshte fare! Le me ai Lulka! Ai eshte “studenti” me rrote (mund te shtohet pa teklif gjithcka mendohet)i ushtrimores berishiste te udheheqesise, pergjersa vete ka deklaruar se “oh, kam qene rehat atje ne aeroport, kamerier!”|
    Po keshtu behet publicistika dhe letersia!
    Ceshtjet delikate jane nomenklature e Aldo (Palit)!

  3. racionali says:

    Meta “IK”—-Aman Berisha Hajde.Berishaaaaaa-Berishaaaaaaa–Be-rri–shaaaaaaaaa. Si do tja bejme o popull,kur te na iki tek te shumtit Kryekrimineli Berisha ????!!! Nuk do te kete njeri qe te na sjelle demokracine. dhe hajde pastaj duro mbi shpine Eterit e bijve–Bijte e eterve.Cunat e Bllokut dhe te fletores.Oh sa kom qesh-qesh-qesh-lesh…..

    1. niku says:

      Ore ke te drejte te preokupohesh kur te ike te te shumtit. Po sikur te gjeje edhe atje ndonje horr bulevardi??? Apo do qe edhe atje te bej ndonje masaker???

  4. xhateli says:

    NWNTOKA THERRET

    Dheu po tronditet. Nga thellwsia e nwntokws po ndihen drithmat, po lwvizin pllakat tektonike sapo morwn vcesh nga komentete e mwsipwrme se Berisha i wshtw drejtue varrit, nwntokws. Pllakat, nwndheu po nisin protestat, po shkruajnw pamnkartat e reja. Nw to lexohet: Kwtu nuk wshtw Kuvendi, ku ai llomotit pa pushim, pwr tw nuk ka vend kwtu”, “Mos guxo Bwrishw tw ndysh edne nwndheun, sic e ke ndotur atdheun”, “Nwntoka nuk mban dot kriminelw Gerdecwsh e vrasws bulevardesh, sic wshtw monstra Bwrisha”, “Nwndheu kuqezi, nuk pranon punonjws tw UDB-sw nw gjirin e tij”, “Kwtu wshtw Shqipwri, nuk wshtw Serbi, atje tw varroset Bwrishovici pranw Milloshevicit”.
    Edhe shumw pankarta tw tjera janw shfaqur nw rrathwt e Ferrit, ku emri i Berishws ka barazimin me Hitlerin, ku Sllobodanka Berisha dhe Shkwrdheni i saj paraqiten si shtrigat e Salemit, ku Argita Berisha kallet nw varr me njw arkivol shtruar me kartwmonedha kozmopolite deri me dollarw arabie e rupi indie.
    Vendimi wshtw marrw: Bwrishwt si familje nuk pranohen nw nwntokw, se nuk kanw kocka dhe mish, por vetwm ar edhe fildish.
    Ata, si familje, le tw vijnw vwrdallw si fantazma lugatwsh, si hije xhelatwsh, si lecka qw kullojnw gjak fwmijwsh tw pwrzhitur nw Gerdec dhe viktimash nw Bulevardin e Madh.
    Ndaj nwndheu thwrret: vritini, ndwshkojini, shuajini me fis e me farw kwta xhelatw, por mos na i sillni kwtu poshtw, ne na lini rehat, ata si familje le tw vwrdallosen nwpwr ajri, tw vdekur e tw pakallur, duke u ndwshkuar nga tw vdekshmit e sipwrfaqes cdo minutw e cdo sekondw dhe tw paguajnw me dhimbje e poshtwrim tw gjitha ato qw i kanw berw popullit tw vet dhe tw mos kenw vend as nw tokw, as nwn nwntokw, as nw qiell, por tw bwhwn pluhur e hi, qw t’i marrw era e t’i cojw nq arabi, nw azi, cin e ma cin, qw tw mos lwnw kwtu as nam e as nishan e tw mos ua dwgjojw ma emrin njeri.
    Kwshtu thwrret nwntoka: Bwrishwt nuk kanw vend as kwtu nwn tokw, nuk e kuptojmw si i mbani akoma ju atje sipwr kwta gjarpwrinj mw shtatw kokw…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje