Grigja i futet punës të lexojë poezi

28 Mars 2015, 20:11Antena TEMA

Pas emisionit të fundit në Opinion, ku Luan Rama e hutoi Grigjën me një poezi të Sergei Esenin, u krijua një konfuzion i madh. Grigja ngaqë s’ka lexuar ndonjë libër letërsie ndonjëherë dhe ngaqë Doktori i reciton poezi në telefon, mendon që poezitë i lexojnë ata që i bëjnë.

Sapo hynë reklamat, Doktori i bëri mesazh.

-Duhet t’ia kishe kthy atij maskarait. Nuk duhet ta kishe lënë ta lexonte Eseninin në atë mënyrë. Esenini ose lexohet rusisht, ose nuk lexohet fare. Me atë poezi ai ka gënjyer dhjetëra vajza shqiptare, që nga Çiljeta e pas. Por ty s’duhet të të gënjente. Ti duhet t’i thoshe “mos më shkruaj poezi të Eseninit në bllok të Ilir Metës”. Jo duhet t’ia kishe thënë këtë…

-Po kush është Esenini, Doktor?

-Është ai që të lexojë unë poezitë.

-E ke pas shok studimesh ti?

-Dëgjo, shiko, ti duhet të lexosh vetë poezi. Jo, duhet të përgatitesh. Ti moj zonjë ke një problem. Me gjithë gratë që kam pas në PD, kur i çoja në debate, u mësoja për programin e PD-së. Ty duhet me të mësu me programin e gjuhë- letrësisë. Duhet me të detyru të lexosh poezi. Jo, duhet të lexosh patjetër.

-Po unë kam dëgjuar qindra poezi Doktor. Kush s’më ka lexuar!

-Ja, këtu e ke gabimin. Poezitë nuk dëgjohen, lexohen. E ke gabim shumë këtë.

Filloi sërish emisioni, dhe Grigja nuk po e mblidhte veten.

-Ti je hajdut, i tha Luanit. Nuk latë gjë pa vjedhur, tani i keni vjedhur dhe shokut Doktor poezitë. Kemi fakte për këtë.

-Ç’të të them moj vajzë, i tha Luani. Poezitë nuk vidhen, mësohen dhe recitohen. Shtëpitë vidhen, ose kreditë.

Kaq u desh që Grigja ta humbiste përsëri.

Pas kësaj vendosi të ulej dhe të lexonte gjithë poezitë e mundshme që mund t’i lexonin në emision. Për të mos u dukur injorante para Doktorit, pyeti Rulin.

-Sa libra me poezi ka që më përshtaten mua, i tha, që t’i fut një të rilexuar, se i kam harruar që nga gjimnazi?

-Nuk janë shumë, tha Ruli. S’para përktheheshin poezi dekadente gjatë komunizmit. Dhe Eseninin e lejuan se ishte revolucionar.

-Po poezi jo dekadente nuk ka, pyeti Grigja?

-Ka moj vajzë ka, po nuk t’i lexon njeri ty ato. Ti u kujton të gjithëve ato të tjerat.

5 komente në “Grigja i futet punës të lexojë poezi”

  1. mira says:

    Era: kjo esht nje menyre e bukur per te diskretituar rrugacet qe duan te futen ne politike. Esht krejt normale qe nje gazete qe esht platforme publike e rrahjes se mendimeve me te mira, te mos jete aspak mbjellese e farave mysogeniste.Turp per ty dhe nje big like gazetes Tema.

  2. Erald says:

    Kte pacavuren e pam te Opinioni dhe ishte nje mediokre nje injorante qe ata burrat ja lujten fen qe e trajtun si kurv…cfar niveli i ulet ishte o zot??Cfar baxhelle e paedukat e pakulturume, e veshur keq, me ato kembet e trasha,,,yt rrac e mutit. Ti numeroj 100 gjera te ndyra i tha Balla, ai tjetri Luan Rama e trajtoi si prostitut..dhe ka fytyr kjo akoma????????

  3. latif says:

    Grida eshte e frustuar,prej saj dalin vetem rafale me fraza te gatshme,qe diku ja kane peshtyre ne fytyre.Disa vargje te Eseninit e hutuan,e shtangen,e degdisen ne nje planet te panjohur.Shko kulturohu,rrugace!

  4. jon says:

    Take it easy ene mos e qeth fare. Ajo grida suma vet e krujti. Epo kur te kruhet, nese s’e ben dot vete e bejne te tjeret per ty.
    Keshtu eshte cdo debat me Griden. Na peshtirosen emisionet. Ka plot femra ne politike qe nuk degjenerojne ne ate nivel. Grida nuk ben pjese nder to. Big like TEMA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje