Pas lajmit se Gita ka marrë një pistoletë dhuratë nga badigardi i Doktorit në vitin 1997, kur është arratisur në Itali, Kunati u fut në mendime të thella se ç’bëhet sot me atë pistoletë.
Versioni i parë, sipas Kunatit, është që Gita e ka mbajtur revolverin të fshehur, e frikësuar se mund të duhej ta përdorte në rast rreziku.
Kjo e ka ndihmuar atë të ndjehet e sigurt dhe të qetësojë superdhëndrin, që herë pas here zgjohej natën nga frika duke bërtitur “shitësja e djathit, shitësja e djathit“. Gita e qetësonte, i thoshte “Zgjohu. Je në ëndërr. Jemi në Itali këtu, s’ka shitëse djathi”.
Superdhëndri vazhdonte bërtiste: “Do na vrasë shitësja e djathit, se unë jam antikomunist. Kam sharrë cilësinë e djathit”. Atëherë Gita është detyruar ta qetësojë duke i treguar sekretin. Ka hapur valixhen dhe i ka treguar pistoletën. “Fli i qetë. Kam pistoletë. Nuk vjen dot shitësja e djathit këtu”.
Versioni i dytë, ishte që Gita ia kishte treguar superdhëndrit pistoletën qysh sa e mori. i ka thënë: “Na, mbaje ti, se je burri i shtëpisë. Mund të na duhet në rast rreziku”. Pas kësaj, superdhëndri e ka futur pistoletën poshtë pantallonave, tek pjesa e brendshme e kofshes dhe e ka lidhur me rrip.
Sa herë që flinte gjumë, Kuanti e përfytyronte superdhëndrin duke hequr pistoletën dhe duke e vënë poshtë jastëkut. Gita i thoshte: “Hiqe andej, se do trembesh natën dhe do bësh ndonjë budallallëk. “Jo, jo mos e hiq, thoshte superdhëndri, se më del ajo shitësja e bukës në gjumë. Se kam sharrë dhe bukën 40 lekëshe dhe nuk ma falin ata komunistët, më dalin në ëndërr”. Atëherë ajo priste sa e zinte gjumi dhe ia hiqte pistoletën me takt.
Versioni i tretë, është që Gita e ka ndërruar pistoletën pasi ka ardhur në pushtet, me një pistoletë të re.
Ajo mund të ketë shkuar tek depot e armëve të rezervave shtetërore në Linëz dhe u ka thënë: “Urdhëroni, po iu jap një Beretë, më jepni një Valter”. Ata ia kanë dhënë. Tani ajo mban pistoletën e re. Gjithë puna është si të gjendet pistoleta e vjetër, se ka vlera numizmatike.
Ajo mund të ekspozohet në zyrat e SHQUP-it me mbishkrimin “Pistoleta me të cilën Gita dhe superdhëndri i bënë ballë revolucionit komunist të vitit 1997 nga Italia. Falë kësaj rezistence, ata jetuan të lumtur deri në vitin 2005, kur u rikthyen sërish në pushtet. Pas kësaj iu futën punës për demontimin e gjithë armëve në Gërdec, por një aksident teknik ua la në mes veprën e tyre të shquar, duke rënë dëshmor dhe burri i tezes”.
I paqartë në fakt, për fatin e vërtetë të këtij revolveri, Kunati pyeti Rulin se ku mund të ishte ajo pistoletë.
-Po ç’të të them unë djalo, i tha Genci. Këta nga veriu ti e di që kanë zakone të egra. Ke dëgjuar besoj për fishekun në pajë. Ajo pistoletë është si fisheku në pajë. Pas Doktorit, çdo kryetar i PD-së që bëhet, ajo ia lë në tavolinë dhe i thotë, “po gabove, këtu e ke”.
-E kuptova, tha Kunati.
Kunati te mare koburen e Gites dhe tja fute ne prapanice, se e meriton
Nuk e kuptoj se cfare do ta donte Gita dhe Jamarberi pistoleten kur ata nuk dine te vrasin nje mize jo te zbrazin pistoleten. Si rralle here, kjo Antene sot eshte mediokre dhe pa sens.
Z. Alketa ! Koburen ne se nuk e di Gita dhe superdhenderri , di ta ”perdore” mire ,sigurisht me doren
e te tjereve, is- K/ministri, ose babai apo vjerri i tyre ….!!!