Pas deklaratës së Metës, se Baba Taku i ka treguar Doktorit dy video të Shkëlzenit, Kunati u bë shumë kurioz se çfarë mund të përmbanin videot, por mbi të gjitha si kishte guxuar t’ia tregonte Doktorit. Filloi të përfytyronte sesi ishte sjellë Doktori, kur Baba Taku i kishte thënë se dua të të tregoj dy video.
Skena e parë që i erdhi në mend ishte kjo.
Baba Taku i bën mesazh Doktorit: “Dua të të takoj për një punë delikate”. Doktori e merr në telefon dhe i thotë “të pres në zyrë që tani”. Baba Taku shkon me çantën e zezë në dorë dhe hyn në zyrën e tij. Ishte koha kur Baba Taku ishte hedhur në ofensivë kundër Priftit me videot e tij.
Ulet në tavolinë përballë Doktorit dhe vendoset heshtja.
-Spartak, si të kam, thyen heshtjen Doktori?
-Mirë Doktor, ju se jeni, i thotë Baba Taku?
-Ja, me këto hallet e përditëshme.
-Çfarë kishe, i tha Doktori?
-Është pak delikate, por do ta them, i thotë Baba Taku. Se unë kam kalamaj vetë, dhe e di se ç’të bën fëmija, s’ta bën Perëndia.
-Ka bërë gjë Zeni, thotë Doktori i alarmuar?
-Po e ka bërë dhe ai një proçkë, i thotë Baba Taku dhe tenton të hapë çantën t’i tregojë videon.
-Spartak, mos ma trego. S’du ta di. E di që është budalla, do na marrë më qafë. S’kam ç’ti bëj. Bë ç’të mundesh ta mbyllim këtë punë.
-Patjetër Doktor. Erdha vetëm të të njoftoj si prind. Se kam nja dy raste delikate këtu në video.
-Ashtu a? Ke të drejtë. Është i papërgjeshëm d.m.th. Ke të drejtë..Ashtu ëëë, dy raste…E di njeri tjetër..?
-Jo, jo, i thotë Baba Taku. As Metës nuk ia tregova.
-Mirë Spartak. Të falenderoj shumë. Do ta di për nder. Është i papërgjegshëm d.m.th. Të falenderoj shumë. Më njofto për çdo rast…
-Patjetër, i thotë Baba Taku dhe matet të iki.
Kjo skenë nuk iu duk shumë emocionuese Kunatit. Filloi ta mendojë më ndryshe. Baba Taku i ulur tek tavolina e zyrës së Doktorit. Pa folur fare, hap kompjuterin dhe e kthen nga Doktori.
-Kemi dy video të Zenit, i thotë. Janë pak delikate.
-Ashtu, thotë Doktori? Përse janë, seks?
-Jo, për ato punë është korrekt, i tha Baba Taku. Është punë lekësh, por në dy raste përmend dhe emrin tënd.
-Asht i papërgjeshëm Spartak. Do na marrë më qafë ai budalla. Të lutem fshiji dhe harroji. Do flas unë me të. S’ke ç’i bën.
-E di Doktor, kemi fëmijë vetë. Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia, i tha Baba Taku.
-Çudi nga ngjau ky djalë, vazhdon Doktori. Unë i ndershëm, gruaja e ndershme, motra e tij s’fut një lekë në xhep, fisin të ndershëm, ku ngjau ky dreq! Me gratë na turpëroi, me lekët i sëmurë. Nga ngjau ky dreq…
-S’ke ç’ti bësh Doktor. Ndaj t’i solla, se e di që është punë delikate. S’ke ç’u bën fëmijëve sot. Janë prishur nga dynjaja, i tha Baba Taku.
-Ke të drejtë Spartak. Fshiji ato dhe do flasim. S’e kisha besu kurrë, po të mos mi sillje ti. Kam besim të plotë tek ty. Të falenderoj dhe të përshëndes, i tha.
Baba Taku çohet të iki.
Kjo skena e dytë iu duk më interesante. Kështu mund të ketë ndodhur, tha me vete. Kot nuk e tha Meta, që Doktori u hodh përpjetë kur ia tregoi.
Ketu eshte bere humor, por kjo hishtoria e vidjove s’eshte shume per te qeshur. Keto gjera duhet te zgjidhen nepermjet shtetit ligjor, Jo si banda mafioze qe shantazhojne njera-tjetren.
Ne njeren video duket qarte qe Zeni pasi kishte kaleruar me Sonilen a Griden nuk dallohet qarte dhe ishte ulur pastaj te ndante ca leke nga licensa e nje HEC. Ndersa ne tjetren pas kalerimit me Moniken, Tabakun a Vokshin qe perseri nuk duket qarte po kerkonte ca euro per nje projekt nderkufitar me Lulen, Fevzon dhe Sandrin, por dhe ketu dominon qarte butaforia e Blendi koranit… Baba Taku pavaresisht nese duhet ti dorezoje a jo keto video qe disponon me te cilat mburet edhe Baba Likja, Prokuroria duhet te hape sa me pare kryesisht nje ceshtje penale ne kete rast. Kjo eshte prova qe deshmon nese Adriatiku yne, kryeprokuror eshte ne krye te detyres apo thjesht nje butak nga Gramshi e fshihet nen skutat e bandes se Ilir Metes.
Eshte per te ardhur keq kur degjon keto akuza, sidomos nga Ilir Meta, kreu i Parlamentit, i cili disponon video kompromentuese duke fshehur krimin dhe Prokuroria, si organ akuze nguron te filloje kryesisht ndjekje penale te kesaj ceshtje. Shqipetaret jane popull skllav qe meritojne te shtypen!
Meta ose ti beje videot publike ose te arrestohet per kallzim te rreme.
Ky Taku perse nuk i shfaq videot ? Ky po pret RILINDJEN ajo po afrohet.I gjithe fisi Berisha do te denohet me burg , por nga kush ? Ata do te denohen te gjithe nga ai person qe Saliu e futi ne burg per ta eleminuar politikish . Por ja qe ky ka rene ne kurthin e tij te pergatitur me mjeshteri , Saliu nuk mund te beje asgje por vetem te hidhet perpjete. Ai po vjen dhe do te hakmerret personalisht me Saliun nga vendi i kryeministrit te vendit ashtu sic ka bere Saliu me te……..Taku do ti dorezoje videot vetem tek kryeministri i ardhshem ky eshte plani, hakmarrja do te behet balle per balle dhe me ligjet e shtetit shqipetar
Keshtu e kane bandat politiko-mafioze shqiptare;mos e kruaj se ti nxora te palarat,mos i nxirr e vidh,ekzekuto sa e ke te duash se nuk flas e keshtu dialogu vazhdon,vjedhja,vrasjet e pislliqet e pafund vazhdojne.Ata(politikano-mafiozet)bejne sikur zihen,bejne sikur shahen por kocken ja ruajne njeri-tjetrit.
Ore, po prokurori duhet menjehere te urdheroje Spartak Brahon te dorezoje videot !!! C’eshte kjo pune keshtu ?!?!
Ilir Meta dhe Spartak Braho duhen marr menjehere ne pyetje nga prokuroria……..gjithnji ne qofte se ekziston vertete prokurora.