Kunati sqaron Faten për garën e Durrësit

30 Mars 2015, 19:02Antena TEMA

Kunati ka disa ditë që përjeton një makth, lidhur me kandidaturën e Gon Dukës në Durrës. Sa herë takohet Luli me Gonin, punët shkojnë shumë mirë. Pastaj takohet Luli me Doktorin dhe përmbyset gjithçka. Sot për herë të fundit Luli i tha “Jo” Gonit. Pas kësaj, Fate Mediu i kërkonte sqarime Kunatit çfarë ka ndodhur.

-Nuk di çfarë ka ndodhur, i tha Kunati. Unë po të tregoj si kanë shkuar takimet, ti gjyko vetë.

Takimi i parë mes Lulit dhe Gonit

Goni: Lulo unë po kandidoj në Durrës. Po i mbledh këto votat e PD-së e PR-së dhe e qes jashtë loje gjyshin. E ke të mbledhme mendjen nga Durrësi.

Luli: Do jetë fitore e madhe shumë po e bëre. Më shpëto dhe nga ata legenat e PD-së në Durrës, se gjysma bëjnë sikur janë me Olldashin, pjesa tjetër sikur janë me Doktorin. Mua bëjnë sikur s’më njohin.

Goni: Ti mbledh lali ata, mos u mërzit. E ke të mbyllme punën e Durësit. Shif këto të tjerat. Ene ca vota nga PS-ja më kanë ngel akoma. Nga LSI po. Do bëj koalicion të madh në Durrës.

Luli: Më bo nder të madh shumë. S’do ta harroj kurrë. Na duhet Durrësi patjetër, se kena me ngel vetëm me Bashkinë e Tropojës.

Takimi i dytë Luli-Doktori

Doktori: Të kam thirr, se kam dëgjue që do me kandidu Dukën e krimit në Durrës.

Luli: Në asnjë mënyrë Doktor. Si mund ta bëj unë këtë!

Doktori: Nuk ka rëndësi, por ti duhet me e dit se Duka i krimit nuk hyn në zgjedhje me siglën e PD-së. Jo, disa rregulla s’mund t’i shkelim. Dakord, s’kam gjë personale me të, por ka një memorie kjo parti d.m.th, s’mund ta shkelësh me këmbë.

Luli: I çova fjalë Doktor. I thashë, ke bërë gabim që ke fol në emër të PD-së, po s’kam ça i bëj. U jep nga një gotë raki atyre në Durrës dhe i gënjen.

Doktori: Mirë, dakord. Po është mirë mos ta dëgjoj më këtë muahabet. Tani e kemi bërë një betejë me Zemunin…

Luli: Patjetër Doktor. I thashë dhe Gonit, as ti as Zemuni s’mund të kandidojë. Mirë, më tha. Nuk e di pse hap fjalë përsëri.

Takimi i tretë Luli-Goni

Goni: Lul si do t’ia bëjmë, do ta shpallim kandidaturën?

Luli: Çdo gjë në rregull, po prit dhe pak se herët akoma. Sa të zgjidh dhe Tiranën.

Goni: Nga Doktori ka ndonjë problem…

Luli: Jo, jo gjithçka në rregulll.

Takimi i katërt Luli-Doktori

Doktori: Kam parë që ai Duka po shpallet si kandidat i Durrësit. Duhet t’ia presësh qartë.

Luli: I kam thënë Doktor, nuk ke asnjë shans…

Doktori: Çfarë ka thënë?

Luli: S’ka problem, ka thënë. E di që s’më do Doktori, por unë e dua atë.

Takimi i fundit Luli-Goni

Goni: Sot duhet me e shpall Lul.

Luli: Goni më vjen keq, po nuk e shpall dot. Unë ia lashë Doktorit në dorë ta shpallte. Ai ka ndërru mendje sot dhe më tha nuk e shpall. Nuk e di ç’ka ndodhur.

Goni: Jo mo, asgjë s’ka ndodhur. Thamë se qe ndryshuar kryetari i PD-së ndaj të thashë ty. Ndryshe e kisha zgjidh me Zenin. Më tha ai i shkreti, po s’e besova unë.

-Ja, i tha Kunati. Këto gjëra janë fol. Si mendon ti? Ka faj Luli?

-Jo mo ç’faj ka Luli, tha Fatja. Faj kemi ne që merremi me Lulin. Mirë tha Goni, s’e besuam Zenin që kjo punë bëhej me lekë.

 

4 komente në “Kunati sqaron Faten për garën e Durrësit”

  1. Xibraka says:

    Haahahaha e madhe kjo.

  2. Alma Mile says:

    Agron Duka eshte kandidat potencial dhe jam i sigurte qe e nxjer jashte loje ate hajdutin, kriminelin e bashkise Vangjush Dakon. Nese Ed Rama e rikandidon kete Dakon, do beje gropen e socialisteve te vertete.

  3. miu i arave says:

    Agron Duka eshte njeri i pabese dhe i pa shprese nese kandidon ne Durres,

    ate e pret humbja e sigurte.

  4. Leo says:

    Mut njeri kak tjetri vajmedet Durresi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje