Pas zhurmës që u bë për prishjen e koalicionit me Partinë Republikane, Kunati vendosi të sqarojë opinionin publik, për shkakun e vërtetë të prishjes së koalicionit. Meqë Fatja ka mbushur me fjalë njerëzit lartë e poshtë, që Luli na jepte fjalën në darkë dhe na i kthente në mëngjes, Kunati u detyrua të zbulojë bisedën fatale me Doktorin, që vulosi vendimin.
-Doktori e thirri Lulin dhe me një përgjegjshmëri të lartë i shpjegoi atij, se armiku kryesor i opozitës së sotme mbetet kunati i Gon Dukës. Sipas tij, ky person që dy vjet më parë realizoi marrëveshjen e 1 Prillit, po vazhdon t’i vërë shkopinjë nën rrota PD-së dhe opozitës në tërësi.
Argumenti numër një, që Doktori kishte plotësisht të drejtë, është se kunati i Gon Dukës e ka quajtur Doktorin “Ver Llapa”. Kjo nofkë fyese është bërë me qëllim të caktuar, që të degjenerojë figurën e kryetarit historik të PD-së dhe ta krahasojë atë me personazhe të degraduar të qytetit tonë.
Duke krahasuar Doktorin me Ver Llapën, kunati i Gon Dukës, ka dashur të hedhë poshtë gjithë akuzuat që Doktori ka bërë për Klanin e Zemunit dhe Dukën e krimit. Pra, përdorimi tinëzar i këtij krahasimi, do të bëjë që kur dikush nga PD-ja të thotë që ne e kemi quajtur këtë “Duka i krimit”, ai të thotë që këtë e ka thënë Ver Llapa.
Po ashtu, Doktori e informoi Lulin, se kunati i Gon Dukës, ka bërë sikur është zënë me dyshen Rama-Meta dhe është hedhur në gjirin tonë si Pal Mëlyshi. Ai kërkon të na rrëzojë nga brenda, duke na futur në sherr me njëri-tjetrin.
Për këtë arsye propozimi i tij nuk do të pranohet.
Pas kësaj Luli u bind plotësisht. Ai erdhi në zyrën time i qetë, u ul i lehtësuar në kolltuk dhe më tha: Gon Duka nuk do të jetë në Durrës.
-Po pse, çfarë ka bërë, i thashë? Ne i dhamë fjalën!
-Po, por paska një kunat të poshtër. Ti e di që tani si kriter për të ecur në politik në partinë tone, është kunati. Për fat ti më ke qëlluar i mirë. Kunati i Doktorit doli i pastër, se rezultoi që nuk ka dashur të vrasë Tom Doshin. Kunati i Gon Dukës qenka maskara. I paska thënë Doktorit “Ver Llapa”.
-Mos hezito fare, i thashë. Madje shtojeni tek ligji i dekriminalizimit, që për politikanët problematik shihet biografia e kunatit.
-Kam hall se më digjet ky Gert Bogdani për Bashki, i tha Luli, se ai e ka kunatin me LSI-në.
-Le të digjet, i tha Kunati. Ne nuk do me merremi me emra, por me parime. Kunati është parim kryesor. Po s’qe ai i pastër, s’ka pushtet të pastër.
Lule Basha eshte njesoj si Erjon Veliaj, ndaj kur shoh keto dy figura groteske neper ekrane me vjen per te qeshur se me duket sikur i kane marre me zor nga Kopshti nr. 35. Mjere PD dhe PS ne cfare derexhe kane rene me keta sharlatane.