Pas ngërçit që ka pësuar kandidatura e PD-së për Bashkinë e Durrësit, Kunati i ka hyrë një hetimi se çfarë ka ndodhur që Doktori u bë i prerë kundër Gonit.
Luli është vënë në pozitë shumë të vështirë, pasi dhjetë ditë më parë i dha përfundimisht fjalën Gonit, që do jetë dhe kandidat i PD-së. Pastaj Doktori përmbysi gjithçka.
Nga hetimet e para të Kunatit, rezulton se Farua ka luajtur një rol të rëndësishëm për të përmbysur planin.
Meqë Kunati kishte arritur ta izolonte Faron nga Doktori, ky i fundit donte doemos një rast që t’i afrohej Doktorit dhe t’i bëhej i besueshëm.
Në fillim e kishte aleat, se edhe Farua ishte për Gonin, por ky i fundit nuk ishte dakord që ta blinte mbështetjen e Faros 100 mijë euro. Kështu që Farua doli kundër.
Filloi t’i zinte gjithë kandidatët e PD-së në Durrës me radhë, kush qe më i gatshëm të bënte një pagesë, por kishte hezitim.
Gjithë hezitimi vinte nga fakti, se e dinin që Farua nuk ndikonte dot tek Doktori më shumë se Kunati.
Dhe ja, rasti i artë i Faros erdhi. Farua zbuloi se kunati i Gones kishte ikur në Gjermani të takonte Tonin “që do vriste” Doshin. Infon e kishte nga Doshi. I çoi sms Doktorit dhe i tregoi detajet. Kaq duhej dhe Doktori e mori në telefon.
Kaq i duhej dhe Faros. Pasi mbaruan së foluri për Tonin, i tha hallin që kishte.
-Kjo punë e Tonit zgjidhet, i tha, po kujdes se po u vu kunati i atij që ka shku në Gjermani në Durrës, na iku Durrësi. Është e gjitha lojë, e kam të sigurtë.
-Ke të drejtë, i tha Doktori. Të njëjtën gjë më thotë dhe Zeni. Dhe ai është i shqetësuar.
-E ke të sigurtë, i tha Farua. I di unë gjërat nga brenda. Duhet parë dikush që është i PD-së.
Dhe kështu u përmbys kandidatura e Gonit. Doktori thirri Lulin dhe i tha mos ta dëgjojë më emrin e tij.
Pas kësaj, Farua kishte shkuar në degën e Durrësit dhe u tregonte të gjithëve bisedën me Doktorin dhe se si e përmbysi emrin e Gonit. Këtu rifitoi plotësisht besimin dhe filloi të shtohej konkurrenca për ta pasur lobist tek Doktori.
Për Faron ishte momenti i artë. Dhe e gjeti zgjidhjen.
-Kush më blen një Q7 tek Mektrini, tha, e meriton të bëhet kandidat.
Kushti do ishte, që makina të blihej ditën që do njoftohej tërheqja e Gonit. Dhe ashtu u bë.
Ditën që u njoftua tërheqja e Gonit, u ble një Q7 tek Mektrini dhe Farua doli i nderuar nga gara.
Problemi i Kunatit tani është si ta djegë kandidatin që bleu Q7-ën për Faron, me qëllim që ai t’ia kthejë prapë dhe “qeni të njoh të zonë”. D.m.th, mos t’i harxhojnë lekët kot poshtë e lart, por t’i japin atje ku duhet. Beteja vazhdon. Edhe pse tek Mektrini e ruajnë sekret emrin e atij që bëri pagesën, Kunati ka futur spiunët gjithandej të vërtetojë kush ia ka blerë, pasi për të ditur, e di emrin.
Mund te me ndihmoje ndonjeri kush asht ky ” Faroja ” se s`po i bie ne te, FLM per mirkuptimin.
Eshte fahri balliu,i qenefit 55.
“Faroja” eshte nje turi lepire, me keq se byca, keshtu qe je me fat qe nuk e njeh. Gjithe jeten eshte dalluar per lepires i pushtetareve dhe njihet per miqesine e tij me Hekuran Isain dhe se dyti, qe shkonte me kunaten e tij.
Farua ,gazetari i ZP-se.
Faroja! Fahri Balliu!
Ose “masoviku”, i sigurimit te shtetit, mik i ministrit te brendshem dhe saldatorit Hekuran Isai, gazetar i “Zeri i Popullit”, servil e maskara, imoral dhe i shemtuar; me i shemtuar se cdo mashkull ne te gjithe vendin… mjere ai qe e njeh dhe i afrohet. Lum ata qe nuk ja kane pare surratin nga afer.Kur del ndonje here ne ndonje panel, duhet mbyllur tv sepse tmerron femijet, te heq humorin dhe te pret oreksin, aq ngarkese negative ka ne vetvete!
Fix Fare jane te gjithe komentet.
…fahriu ka dokumentuar vajzen si vrasese ne gerdec…
Sa turp per nje Fari dallkauk dhe hajdut durresi nuk fitohet nga e djathta. Mos ju duket cudi se ky Faro bulldogu ka mar leke dhe nga Gjushi qe mos te dali Goni kandidat e ky Gjush xhuxhi e dinte se nuk fitonte me Gonin. Tani qe e majta e zgjedh vete kundershtarin e djathte e ka te fituar bashkine pa fushate fare. Ti vij turp djalit te Sales qe per te bere jete te shthurur dhe luksose me ate debilen Armina shet kandidatin tek Gjushi dhe e len ta zgjedh ai kundershtarin. Per pasoje e djathta humb dhe zgjedhjet parlamentare te ardhshme. Sado qe pislleqet i beni fshehurazi populli cdo gje e mer vesh. Tju vij turp qe e shisni PD.
Lodhuni kot po leket i ka dhene gjushi…