Mitingu i Vlorës u kthye në estradë, për shkak se një protestues i veshur me çizme dhe i ardhur nga zona e përmbytur, tregoi se si Edi Rama i kishte shkuar në shtëpi gjatë përmbytjeve dhe se ai do ishte përjetë e mot me Edi Ramën.
Pastaj kur sheshi bërtiti “korrigjoje, korrigjoje”, ai e ndreqi duke thënë “do jem me Lulzim Bashën”.
Kaq mjaftoi që mitingu të kthehej në estradë dhe të humbiste seriozitetin.
Pas kësaj, Kunati i hyri hetimeve për të parë kush ishte ky person.
Nga hetimet e para, rezulton se demonstruesi nuk ka shumë faj për atë që ka thënë. Gjatë një muaji në fshatin e tij, ai dilte çdo ditë në shesh të fshatit dhe bërtiste “Do jem jetë e mot me Edi Ramën” sapo shikonte karvanin e ndihmave. Ata të ndihmave e dëgjonin që thoshte kështu, ktheheshin tek shtëpia e tij, linin nga dy-tri thasë me ushqime dhe vazhdonin rrugën.
Kjo zgjati thuajse një muaj dhe protestuesi e kishte mësuar përmendësh fjalinë “Do jem jetë e mot me Edi Ramën”.
Pasi mori gjithë ndihmat dhe disa prej tyre i shiti, u nis drejt mitingut të PD-së në Vlorë, pasi kishin hapur fjalë që kush vjen në miting, do marrë 20 mijë lekë. Siç e kishte mësuar zakonin, protestuesi u ngrit në tribunë për të thënë atë fjalinë e tij të famshme. Por, kur filloi të flasë, e kapi dalldia dhe harroi që ishte në mitingun e PD-së dhe kujtoi se ishte në Novoselë ku thërriste për Edi Ramën. Kjo i rezultoi Kunatit si arsye kryesore, përse protestuesi u ngatërrua dhe thirri “Rroftë Edi Rama”.
Arsyeja e dytë kishte qenë kryetari i PD-së në Vlorë. Protestuesi nuk e njihte kryetarin e PD-së dhe e kishte fiksuar si njeri të pakënaqur nga PD-ja, që e ka pas sharrë vazhdimisht. Kur e pa që ai u ngrit në tribunë dhe foli, mendoi se ishte me Edi Ramën dhe ka vendosur se kështu mund ta mbështesë.
Por, shpjegimin më të hidhur për këtë ngatërresë e dha dikush tjetër.
-Ai protestuesi nuk ka faj, tha. Nga të dhënat e mia, protestuesi i përket krahut kundër Bashës në PD-në e Vlorës dhe është gëzuar që Rama i ka prishur Lulit pallatin në Vlorë, dhe për këtë kërkon t’i jetë mirënjohës për gjithë jetën Ramës.
Si përfundim, Kunati nuk dinte kë të besonte më shumë nga këto arsye, ndaj thirri vetë protestuesin ta pyeste.
-Si ka mundësi, i tha, që u ngatërrove ashtu në miting, apo e kishe për herë të parë?
-Jo, nuk e kisha për herë të pare, i tha protestuesi, por s’mu kujtua emri i Lulit. Kur bërtitën nga sheshi, Luli, Luli, u kujtova kë kemi kryetar.
HAHAHA
Hahahaha o Zot sa kam qeshur me kete komedi te vertet.Ai protestuesi do te jete vertet nje rrufjan.
Tamam si te libri ” kariera e z. Maksut” hahaha
Pd s’ka gje ne terezi,e kupton edhe nje femi, prandaj po e dredhin edhe antaret e saj.Edhe ky lumemadh po e shikon kush ben pune e kush merret me llafe.Ka thene ate qe ia ndiente zemra, po edshte detyruar nga histeriket militante te turmes te thoshte te kunderten.
Me pelqen optimizmi juaj z. Mero ! Shume shpejt do te shkruani per Komitetin e Partise se Rrethit dhe per shokun Sekretar te pare te Vlores . Jam i bindur qe do te paraqisni me partishmeri harritjet dhe fitorjet e kllases punetore !Por mos harro qe jemi gati ne vitin 1990 !
Mos u merakos per fitoret e atyre te kllasave dje, shiko keto sukseset 24 vjecare te kllases tende, qe cdo gje e ketheu ne xerro si vet ata qe xero ishin dhe jane dhe qe vrane para syve dhe mbas shpine, me deshiren dhe koshiencen e tyre, shume njerez te pa fajshem.Po per sa kohe qe ne te jemi te verber dhe pa llogjike, ata do te bejne qef ne kete vend, si majtas dhe djathtas, se na quqajne yzmeqaret e tyre dhe Shqiperine prone te tyre te dhene me tapi nga ligji langoi i tyre, Sh. M.