Kryesia e fshatit L...falenderon deputetin 2K

6 Prill 2015, 20:28Antena TEMA

Pas njoftimit, se një shoqatë e rëndësishme e liberalizimit të drogave në Shqipëri përgëzoi deputetin 2K për iniciativën e tij, në jug të vendit ka një reagim shumë pozitiv për vizionin e superdeputetit. Pas kësaj, kryesia e fshatit Lazarat i ka dërguar këtë letër zotit 2K:

I nderuar 2K. Ne, kryesia e fshatit L… jemi shumë të gëzuar nga suksesi juaj i parë në fushatën ndërkombëtare për legalizimin e hashashit.

Pas kësaj, ne kemi kërkesat tona si më poshtë:

Siç dihet, Cannabis është një bimë tradicionale në jug të Shqipërisë, e cila shekuj më parë ka mbirë vet dhe është e pafajshme në dëshirën e saj për t’u lindur e rritur në anët tona.

Me aq sa ne kemi pyetur, në Kodin Penal nuk ka ndonjë cilësim të saktë për bimë të fajshme dhe bimë të pafajshme. Këtë na e ka thënë gjatë një vizite në fshat dhe avokat Ngjela.

Duke u nisur nga ideja se nuk është e shkruar në ligj, cila është bimë e fajshme dhe cila është bimë e pafajshme, ne kërkojmë të dekriminalizohet kjo si bimë dhe të mos quhet më drogë.

Nëse arrihet kjo, atëherë do të dekriminalizohet gjithë fshati dhe gjithë zona.

Nga fshati janë 40 persona në kërkim nga drejtësia, vetëm për shkak të kësaj bime të pafajshme. Dekriminalizimi i tyre bëhet lehtë, nëse dekriminalizojmë vet bimën, për të cilën akuzohen.

Pas kësaj, ne kemi disa vërejtje për idetë tuaja.

Edhe pse ju flisni për liberalizim, ne mendojmë se jo të gjithë duhet të mbjellin hashash. Në këtë rast fshati jonë, nga që ka traditë dhe profesionalizëm në këtë fushë, duhet të jetë i privilegjuar. Kjo do të na jepte mundësi të rikuperojmë dëmet dhe të japim kontributin tone, siç thua ti për ekonominë kombëtare.

Përveç kësaj, do të dëshironim që përveç tregut ndërkombëtar, hashashi të liberalizohej edhe në Shqipëri. Ju thoni se do jetë Cannabis mjekësor. Po të jetë kështu, të gjithë jemi gati të marrim nga një recetë, sa për ta përdorur. I vetmi problem është me ministrin Beqaj, se ai pretendon që ilaçet duhet të jepen falas. Në këtë rast duhet të ndërhysh që çmimi të mos bjerë, se na shkon mundimi dëm.

Së fundi, deshëm të të themi se ti je në rrugën e duhur. Po na rregullove këtë punën e hashashit, as mos e rruaj fare për mandatin e deputetit që duan të të heqin, se këtu ka para plot, të mbajmë dhe të japim për miqtë.

Duke shpresuar se do ti kthesh dinjitetin hashashit, si bimë e pafajshme dhe do dekriminalizosh fshatin tonë si fshat i dënuar gabimisht, të urojmë suksese në misionin tënd fisnik, për të mbrojtur jo vetëm qytetarët e pafajshëm, por edhe bimët e pafajshme.

Respekt për deputetin 2K nga fshati L!”

11 komente në “Kryesia e fshatit L…falenderon deputetin 2K”

    1. Patrioti says:

      Shkurt ka te drejte. Te tjerat llogje Kavaje.

  1. Danoci says:

    hahaha, gjithesesi kokedhima osht i modh.. ka te drejte qe sduhet te denohet 3 vjet nje cigare hashs=ash nderkohe qe saliu, luli ect ect rrine jashte burgut

    1. dori says:

      Jo 3 jo, por 5 vjet burg. Xhuvani mori 2 vjet per vrasje, nje hallexhi qe kapet me dy cigare hashash denohet 5 vjet.

  2. Realmi says:

    Enderroj per nje SHqiperi te pasur. Legalize for fucks sake

  3. kodoshi says:

    Si e do legalizimin? Si ai i rrugeve te Tiranes, me koncesion per 35 vite?

    1. kodoshqi says:

      Si gerdeci la

  4. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Koco te na rrosh per vere
    Krehja Tomes dhe nje here.
    Shtro nje dreke, njoftoi shoket
    Mos harro: dhe te dy Frroket.
    *
    Meqe kemi kte stanjacionin
    Te legalizojme prostitucionin.
    Ty pa shashka nuk te rrihet
    Se Fshati digjet dhe Kurva krihet ?
    *

    1. Flamur_Vlore says:

      SKA LIDHJE PROSTITUCIONI SEPSE NJE TRAFIKANT APO TUTOR FEMRAT SHQIPETARE BIJ NENASH KA ME SHUME TE DREJTA SE NJE PERSON QE KONSUMON NJE CIGARE PER QEFIN APO HALLIN E VETE!!!

  5. Shkelzen Alushi says:

    Keto ceshtjet e canabisit dhe prostitucionit o trima po diskutohen ne te gjithe bote ne drejtim te dekriminalizimit si po e quni dhe mos jeni kaq te trembur nga cka propozohet.Te vilen taksa dhe te kontrollohen nga shteti.Ku eshte e keqja pa ma thoni se nuk arij ta kuptoj kete reagimin si ne kohet e mocme.

  6. mynyr says:

    Legalizim!!!???
    Ne shqiperi???
    Nuk jemi ne suedi apo norvegji qe ska korripsion. Aty korrupsioni ka hedhë rrënjë që nuk shkulen më!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje