Padia për 21 Janarin i erdhi papritur Kunatit. Edhe pse e kishte pyetur disa herë Lulin a kishte dhënë urdhëra, ai i kishte thënë “rri i qetë, se gjithçka është në rregull”.
Tani del që Luli ka marrë në telefon nga zyra e Doktorit policinë dhe i ka thënë ngrini helikopterin dhe hidhni lëndë helmuese tek Piramida.
Sipas ligjit, ministri nuk ka të drejtën e dhënies së urdhërave për policinë kur ajo është në aksion, pasi drejtohet nga kryepolici dhe nga komandanti i Gardës.
I dëshpëruar se kjo mund të entuziasmonte kundërshtarët e Lulit në PD, Kunati vendosi ta përdorë këtë nga e kundërta.
-Këtë duhet ta përdorim si një rast për t’u konsoliduar Luli në PD, tha Kunati.
I vetmi njeri që iu kujtua në atë çast ishte Fatos Nano.
E mori atë në telefon dhe i shpjegoi situatën.
-Ah, paska fat ai djalë, tha Nano. E kam pas vënë re kur ishte ministër që i rregullonte burgjet, por nuk e dija që ishte kaq largpamës.
Tani dëgjo disa këshilla nga unë.
E para, mos lër gruan e tij të jetë korriere, se do të bëjë lëmsh Kryesinë, po mbaje vet korrespondencën. Aq më mirë po e çuan në Tepelenë, se ti je dhe nga ajo anë.
E dyta, kujdes se do t’i dalë kundër Ristani, siç më doli mua Ilir Meta. Kontrollojeni që tani situatën dhe shmangeni nga Kryesia, si të kriminalizuar. Ristani dhe Grida, që janë me dosje mashtrimi, mund ta tradhtojnë Lulin që të shpëtojnë dosjet e tyre, ndaj duhen hequr nga Kryesia.
E treta, shiko mirë nënkryetarët, se ju dhe i keni shtuar. Ata, mund të vijë një kohë dhe të bëhen bllok kundër Lulit. Këtu duhet të kesh kujdes t’i mbash me shpresa të gjithë, kur të riktheheni në pushtet.
Pika kyçe ngelet Doktori. Kur hyra unë në burg, Doktori thoshte lartë e poshtë që nuk më ka futur ai, po Ramiz Alia. Unë nuk është se e besoja, po kisha qejf që të thoshte kështu, se më dukej sikur kishte frikë. Dhe ky Ed Rama ka për të hapur fjalë që nuk po e fut ai në burg, po Doktori. Përdoreni këtë rrethanë të paktën për të hequr qafe Doktorin.
I thoni qartë dhe shkoqur: Ti na fute Lulin në burg, ti nuk bëre asnjë ditë burg për 24 vjet pushtet, tani të paktën na lërë të gëzojmë frytet e burgut.
Kujdes kur të jeni në burg. Kontrolloja vizitorët, sidomos femrat. Ka shumë femra që bëjnë si militante dhe duan të vijnë të të takojnë në qeli. Mos ia lër të gjitha, seleksionoja.
Kur të vijë puna tek Kongresi i jashtëzakonshëm që do diskutohet ta heqin Lulin apo jo, Rama do trembi Ben Ristanin dhe ai do iki nga Shqipëria. Grida po ashtu do fshihet. Prandaj mbështetuni fort tek Ed Halimi, se ai më duket njeri besnik.
Këshilla e fundit që do të jap, është kur të dali. Mua më kapi një dashuri e paparë për Saliun, që nuk më ka ikur akoma. I vetmi rrezik është që dhe Lulin ta kapë dashuria për Edin. Po ndodhi, kjo morët fund. Përpiquni ta kontrolloni vetë.
Unë s’e kontrollova dot dhe ja si jam katandis. Sa herë i duhem Doktorit, dal në publik. Nuk e përballoj dot dëshirën e tij. Kjo quhet sindroma e Stokholmit. Ishalla nuk të kap ndonjë sidromë e tillë, se do ta kesh keq. Më mirë të të kap sindroma e Amsterdamit, se ajo me drita të kuqe është dhe ai në burg është.
Kaq mund të të them unë nga përvoja ime.
-Faleminderit shumë, i tha Kunai. D.m.th tani jemi të fituar përfundimisht?
-Po po patjetër, i tha Nano. Tani e fituat lojën, vetëm duhet të bëni dhe burgun.
I madh je Mero
Nero e ke ware fare.
Ero te katandisej PD te binte ne dore te Ristanit, Halimit, Strazimirit, Nokes, Palokes, kjo eshte pak te thuash fatkeqesi. C’ti besh, politika e Berishes per te pasurr rrotull vehtes vetem skllever.
Reaisht duhet te perfundoje ne burg si qen. Po me sali serbin cdo behet ap vari lesht se eshte me mire te dekompozohet mbi toke qe nentoka te mbetet e qete nga ky sadist I shpifur.
mero nuk te mbaroi ngjala e metes -kaq te madhe e kishte APO frroku,doshi,ndreu,braho e meta te sollen edhe tjera tash te perziera ngjala meta me palla braho e frroku me sose shurre negjmije Virus side balle e te dhjera koqe kokedhime.po ngihu i her e burre se 75 vite qelbsire komuniste nuk tu ben bajat.
Ky koqo pas q-s duhet te kishte shtuar dhe nje ja,por mos ja vini veshin se nuk dika shkrim e kendim
Mos e levdo veten o KOQO. Thuaje tamam duke e kthyer O e fundit ne E…
o koqo sa i thelle qenke,sepse akoma genjehesh me pallavrat komuniste te PD e paske mesuar mire fjalorin e xhaxhi saliut