Nishani, leksion për të fiksuar festat fetare

12 Prill 2015, 21:26Antena TEMA

Nishani vendosi të marrë disa leksione fetare, që të shmangte ngatërresat me këto festat e shumta. Kërkoi një histori për Krishtlindjet, një për Pashkët, një për Bajramin dhe një për festën e hashures.

Kërkesa ishte që historitë të ishin gazmore, që ai t’i mbante mend, se ndryshe i ngatërronte.

Atëherë, i pari që iu ofrua për t’i treguar një histori për Pashkët ishte Ruli.

-Kjo që po të tregoj nuk është e vërtetë, i tha, por të vlen të mbash mend Pashkët.

-Patjetër, e kuptoj, tha Nishani.

Dhe Ruli filloi:

-Një burrë kishte qenë dhjetë vjet në emigracion dhe kur u kthye në shtëpi gjeti fëmijën 5 vjeç.

-I kujt është ky djalë, i tha gruas?

-Po i yni mo burrë, i tha ajo. Harrove sa letra më ke dërguar, sa foto nudo, sa emaile… Pak nga të gjitha, ja u bë.

Burri u tërbua dhe shkoi të ankohej tek babai i vet.

-Si është e mundur, i tha, që unë kam dhjetë vjet në emigracion, kjo më thotë është djali yt. Jo më ke dërguar foto, jo emaile…

-Mos na hap telashe, i tha babai. I yti është derisa po e rrisim ne.

Burrit nuk i ikte inati që po e bënin leshko dhe kërkoi të sqarohej me priftin e fshatit. Ia shpjegoi dhe atij situatën.

-Po bën vaki, i tha prifti, se ne e mbrojmë teorinë e frymës së shenjtë. Yti mund të jetë.

I xhindosur, burri kërkoi takim me Zotin. Pas shumë përpjekjesh, i dhanë mundësinë t’i bënte pyetje.

-Si është puna biri im, i tha Zoti?

-Jam në dilemë Zot, për fëmijën tim, i tha. Kam qenë dhjetë vjet larg gruas dhe kur u ktheva gjeta fëmijën 5 vjeç. Ajo më thotë e kemi bërë bashkë se më ke dërguar emaile, foto, letra etj…

-Nga ç’planet vjen ti mor bir, i tha Zoti?

-Nga Toka, i tha burri.

-Aha, nuk merrem me atë planet, tha Zoti. Unë pa dërguar emaile, pa dërguar foto, pa çuar letra, ma sollën djalin 33 vjeç.

Më thanë na, ky është biri yt. Që atëherë i kam heq vizën atij planeti. Ma sollën të premten, ua ktheva të dielën. Dhe që atëherë vazhdojnë festojnë.

8 komente në “Nishani, leksion për të fiksuar festat fetare”

  1. kristo anesti says:

    thuaj ministres te marre leksione me mire se rilindasit e ngaterruan pashken me krishtlindjen sot

  2. tfgs says:

    hahahaha,festen e ……..hashurres!!!!???

  3. Fjeraku says:

    Zoti M.Baze vertet je i 99…, ne kuptimin e mire intiligjent…Gjithemon perdorni emerin e “Rulit” por Ruli eshte nje cope-mish karshi teje…Te gjithe te Sales jane se Ruli dhe kapter Nishani.

  4. Aua ;) says:

    E hidhur, por e forte! ?

  5. Elbasonlliu says:

    Or daj, thuja asaj ministres me bisht kalit, qi rri tu e tund anej e ktej kte barcolete or lum miku..

  6. kunati shokut xhemol, jo shkodran. says:

    Mund te them se ky fejtoni sot i antenes, eshte nga me te bukurit qe kom lexuar.
    Mga e qeshura, po krijoj simpati per kete rulin.
    Qe Tema mer rulin si organizator pergjigjesh tek stani i PD, po krijoj idene se ruli paska humor.

  7. lulzullap bin bela al bashar says:

    Si puna tkfg. I ati ne burg, e shoqja shtatzane me frymen e shenjte me ndihmen e priftit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje