Shoku Enver i shkruan Edi Ramës për dekriminalizimin

11 Prill 2015, 19:12Antena TEMA

Kam 30 vjet që kam ikur dhe i keni bërë punët lëmsh. Ç’nuk kam dëgjuar këto 30 vjet për bëmat tuaja mbi tokë. Duket që nuk lashë njeri për së mbari pas. Saliun s’ma donte Nexhmija, se thoshte ka gruan serbe, Ramizi më mbeti në dorë, ai rrugaçi i Thanasit po lulëzoi gjatë Ramizit…

Tani që të mos e zgjat shumë, dua të të them dy fjalë për këtë dekriminalizmin. E shikoj që je kompleksuar shumë dhe u torturove duke gjetur certifikata virgjërie dhe dokumente pafajësie. Nuk mbahet partia me letra, dëgjomë mua. Partia mbahet me shpirt.

Ata që të thonë, që ke kriminela në gjirin e partisë, të kanë zili. Ai që është kriminel për kundërshtarin, është hero për palën tjetër. Ndaj mos e rruaj fare për këtë çështje.

Problemi jot është diku tjetër. Ti ke problem se je distancuar na Partia ime dhe tani s’di ç’të bësh. Po të mos ishe distancuar nga Partia ime, historia ishte në rregull. Pse ç’i di ti ata që quheshin ilegalë dhe atentatorë në luftë? Po kriminelë ishin për palën tjetër, por për ne ishin heronj. Ne jo vetëm i mbronim dhe i gradonim, por dhe i bënim simbol të partisë.

Po të mos ishe distancuar nga Partia ime, i kishe punët në rregull. Të nxirrnin ata një kriminel, tak dilje ti dhe thoshe është atentator. U mbyllej goja atyre. Dilnin ata thoshin që është marrë me trafik droge, tak dilje ti dhe thoshe janë kontributorë. Por, tani ti je distancuar nga partia ime dhe s’di ku ti klasifikosh ata.

E shoh që përpëlitesh, gjen certifikata, dëshmi penaliteti etj, gjëra kot. Në vend që t’u vësh shpatullat e t’i mbrosh si burrat, bën si kalama.

Sot në këtë tridhjet vjetor të ndarjes sime u bëj dhe një herë apel, ty dhe atij nipit tim që paska kaluar nga PD-ja. Mos u lodhni me dekriminalizimin. Pranoni që keni origjinën nga Partia ime dhe justifikohet çdo gjë. Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë, nuk ka. Diluni zot atentatorëve dhe kontributorëve, se nuk na u prish gjiza për Evropën dhe SHBA. E keni të thjeshtë. Kthehuni në origjinë dhe justifikohet e tëra. S’pati njeri byth të më akuzonte mua për Kajo Karafilin, Myslym Pezën, Hysni Kapon, Mehmet Shehun etj që ishin kriminelë, se unë i bëra HERONJ. Ju doni që dhe meritat e tyre t’i merrni, edhe të distancoheni nga ata. Kështu nuk bën. O me ta, o kundra tyre. D.m.th o me mua, o kundra meje.

Vëreni në vesh këtë fjalë, se e di që talleni, po keni 30 vjet që s’bëni asgjë. Të paktën bëni këtë.

12 komente në “Shoku Enver i shkruan Edi Ramës për dekriminalizimin”

    1. krysho ludovik says:

      shume korrekte fjalia e parafundit

  1. Tironci says:

    E GODITUR FARE.

  2. Ana says:

    Bravo Mero e ke qare

  3. albano says:

    JU NE SHQIPERI JU A KA HONGER DHIJA LIBRAT QE NE FSHATRAT E HUMBURA …. AKOMA ME EMRA KAFSHES SI ENVERI MEHMETI HAXHI LLESHI DHE RAMIZ ALIA … KETO SIHIN EGERSIRA QE I PERNGJANIN SHEKULLIT TE SHKUAR §§ DHE DUHEN HARRUAR SA ME SHPEJT SE PO MENDUAT AKOMA PER ATO PERBINDESHA …. KURRRE PO E THEM KUUUURRRRREEEEE SHQIPERIA NUK DO ECI PERPARA ….. JAMAIS VOUS ALLEZ ENTRE EN EUROPE ….. JESPERE QUE VOUS M COMPRENEZ … ..NON MAIS JE REVE … ANCORE SKIZOFRENI …ENVER …

  4. fortunato65 says:

    bravo mero ti je nje enveriste i vertet ,dhe mos harro poezit qe i shkruaje kur ishte gjalle enveri yt i dashur

  5. Po atij ti vijne anes per shum gjera, po kur thoshte; Ujit po ja hoqe vetem pak priten, -te mori perpara,,,,,.Po pse a nuk esht e vertet?.

  6. shqipja says:

    koha po e tregon se enver hoxha ka qene burre shteti qe nderoi kete vend.
    e thone edhe te huajt. kritikojne krimet qe u bene gjate pushtetit te tij por jo ndertimet . sot nuk ka familje te shendoshe , femrat qe thuhej shqiptari te merte hak i nxjer ne rruge i vret i poshteron . nuk ka shkolla ne fshatra. nuk ka ushtri,po shkaterohen fushat se jane zhdukur kanalizimet. po shuhet jeta se po shkaterohet nentoka e shume e shume .
    po pse si eshte bere kjo amerike qe shihni pa vrasje mos harroni skllaverine e ketyre vendeve qe vrane e zhduken vendasit per ti shfrytezuar .demokracia e tyre erdhi nga nje diktature .
    krimet e vrasjet qe i beri ky sali serbi ketij vendi as nuk numerohen.
    vetem fakti qe enveri la arkivat e pronave te pa prekura tregon shume e sot nuk kemi asnje dokument .
    vetem njeriu pa tru flet.ajo qe te ben pershtypje eshte si nuk del nje njeri i mencur e me kulture qe vuajti por flasin lanxhot qe i lepine e u bene spiune te atij sistemi ,hajdutet ata cirren sot.
    popull popull sa poshte kemi rene. 25 vjet vetem shkaterin degjenerim tradheti shitje te vendit shuarje jete kjo eshte dhjemokracia alla serbe greke berishiane.barbare qe nuk duam femijet tane .

  7. Alphade says:

    Z. ”albano”e paska thare frengjshten …!!! Nje bravo !!!

  8. NjeQytetarOptimist says:

    E kopsitur..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje