Lefteri i Beratit, i mërzitur që Luli e shiti për njërin që i ka detyrime Fatja që nga viti 1999 kur bëri burg në Itali, vendosi t’i shkruajë një letër Kunatit që t’ia dorëzonte Lulit.
Në letër rreshtoi arsyet dhe faktet, përse atij i takonte Berati dhe pse nuk ia dhanë:
“I dashur Kunat!
Tani që procesi mbaroi dhe ju më shmangët mua nga kandidimi, dua të flasë hapur dhe pa modesti për veten time. Unë jam Lefteri i Beratit, që më njeh gjithë rrethi, se kam drejtuar komunën më të madhe në vend. Sa isha unë kryetar, ajo komunë jo vetëm lulëzoi nga investimet, drekat dhe darkat që shtroja, por ka detyruar kryeministrin e nderuar Sali Berisha, të vijë aty e të flasë për pjeshkët e Shqipërisë. Ju të gjithë e mbani mend vizitën e Saliut dhe fjalimin e tij për pjeshkët tona, që populli e përjetësoi në vargje:
O Sali, o zog në Bjeshkë
Më në fund pe dhe ti pjeshkë
O Sali, o zog në Mal
Më në fund u ndjeve djalë
O Sali, o zog në fushë
Më në fund mendja tu mbush
Të mbjellim pjeshkë dhe jo rrush
Pas kësaj kënge që lindi në komunën time, Saliu dha sinjalin e fillimit të arroreve dhe pjeshkoreve në gjithë Shqipërinë. Pa parë pjeshkët e mia, ai s’e kishte atë ide.
Nga ana tjetër populli i zonës sime, që e respektonte Saliun si sytë e ballit, kur kërkoi kandidimin tim për deputet, thirri përsëri Saliun dhe ia kërkoi me këngë kandidimin. Besoj ti e mban mend këngën që këndoi grupi i fshatit duke pritur Doktorin:
O Sali tu bëfshim ferrë
Merr pushtetin dhe një herë
Krah më krah me Lefterë…
Pas kësaj Saliu qau, fshiu lotët dhe më tha, “do jesh deputet”.
Kur ju zoti Kunat i ratë me shkelm gjithë vlerësimeve që më ka bërë mua Doktori dhe më shkëmbyet me dikë, që do të qetësojë Fate Mediun për hallet që kanë pas bashkë.
Por ta dish se unë nuk jam tip mosmirënjohës. Përkundrazi, sa më keq të silleni, aq më shumë do t’ju dua. Vetëm ta dini për veten tuaj, se dhe për ju kisha përgatitur një takim tek pjeshkët dhe fshatarët kishin gati këngën për Lulin ku thuhej:
O Lulzim, o djal i ri
Bëj siç thotë zoti Sali
Bota do të ketë zili,
Lulzim o yll që shndrrin
Fillo e bë historinë
Vërë Lefterin për Bashkinë
Me këtë këngë e kisha llogaritur që e kisha të sigurtë, por ti ma dhjeve, i caktove më parë.
Sidoqoftë unë do të të respektoj dhe do të të mbështes në inciativat tuaja, qoftë dhe kundër meje.
I juaji, Lefteri
Sa kam qeshur,me lot !Rrofsh o Mero !
Ha ha ha ha ha ha
Vetem Muzika i mungon!
♫ ♫ ♫ ♫ ♫ ♫ ♫ ♫
Kjo eshte PERLE ELEKTORALE…Jam kurioz per Dashin e Havase…a ka ndonje propozim per kandidim…kush mund te ma heqe kete makkth…edhe ketu tek Antena….do ti bente nder jo vetem mua si sipatizant por edhe vete SHQUP….
Mero po për babushin që i këndoi aq mirë kur vajti Sala.Kozi i famshëm di gjë se ka humbur si sëpata pa bisht.APO ngordhi Lefteri dhe Kozi i Dusheve u hartua.