Sot shkova vonë nga Partia. Kur shkova unë, Asmoni e kishte hap zyrën dhe kishin dalë në kafe. Grigja kish ardh me fuoristradë nga Tirana dhe kishte parkuar në anë të rrugës.
Lokali ziente nga biseda për Batonin dhe Fevzon.
Asmoni ishte në krye të tavolinës dhe po pyeste Grigjën.
-Si ke mundur të bindësh Batonin që je ylli i kësaj fushate? Kjo për ne është ëndërr.
-Është dicka e natyrshme që krijon vetë mjedisi ku Batoni vendos impresionin e tij, që është gjithmonë konsistent me realitetin dhe në relevancë të plotë me atë çfarë ai përjeton nga kandidatët e tjerë. Unë thjesht jam e vlerësuar realisht prej tij.
Ndërkohë unë u afrova tek tavolina.
-Hë Thërmia, si të duket kjo mbështetja që i dha Batoni Grigjës, më pyeti Osmani?
-Shumë e rëndësishme, i thashë. Tani votat e Kosovës i kemi. Dhe të Klanit i kemi. Dhe të Durrësit na duhen.
-Po mbështetja e Fevzos si t’u duk, tha Asmoni?
-Çe pyet, i thashë. Fevzua nga nxitimi s’kish vesh as çorape. Sikur e kish ngrit njeri me urgjencë nga krevati ishte.
Aty plasi muhabeti.
-Nga sondazhet e Fevzos, unë fitoj me 70 përqind, tha Grigja.
-Po nga sondazhet e Batonit, e pyeta unë, si del?
-Me atë dal 72 përqind, tha Grigja.
-Epo kujdes, se më 2013 ai na mori më qafë, i thashë. Na tha që fitojmë, dhe humbëm thellë. Pastaj e kuptuam se ishte agjent i Edi Ramës, se e pamë me Edi Ramën.
Pas këtyre muhabeteve u ngrit Grigja.
-Më lejoni të mbaj fjalimin e parë para shtabit elektoral, tha, nëse e konsiderojmë kështu këtë kafe pune. Në perceptimin tim, ju jeni ata që duhet të jeni të informuar për epërsitë e kandidatit tuaj dhe mënyrën se si duhet ta shpërndajmë këtë epërsi në popull. Jam e nderuar t’u deklaroj sot se deri tani unë kam siguruar mbështetjen e Olta Gixharit, Fevzos, Batonit dhe Tur Zhejit. Ky është një fillim i mbarë dhe këtë mesazh duhet t’ia përcjellim popullit të Kënetës, Spitallës, NB Rinis, Shkozetit dhe gjithë popullit të Durrësit. Çdo femër e Durrësit para se të votojë, duhet ta dijë se Olta do ma jepte mua votën. Çdo qytetar i Durrësit, para se të votojë, të mendohet një minutë dhe të kujtojë që Fevzua do ma jepte mua votën, po të votonte në Durrës.
Çdo kosovar në Arapaj, në Plazh dhe Durrës para se të votojë, të kujtojë që Batoni do ma jepte mua votën. Vetëm nëse mendojmë kështu do të jemi të përgjegjshëm dhe nuk do ta çojmë votën dëm…
Shpërthyen duartrokitje.
Asmoni u ngrit i entuziasmuar nga karrigia dhe mori mikrofonin.
-Mendoni një minutë para se të votoni, se dhe Doktori po të votonte në Durrës, do t’ia jepte Grigjës.
Përsëri duartrokitje.
-Po ti kë do kesh parasysh kur të votosh, më pyeti Asmoni në befasi?
-S’di ça të them unë i shkreti, i thashë. Unë sa herë votoj këta kam pas parasysh, Fevzon, Batonin, Tur Zhejin dhe kam votu të kundërtën. Herë e parë që duhet të kem parasysh këta e të votoj si këta.
Eshte dicka e natyrshem qe krijon vete mjedisi……….
Grigja se bashku me natyralizmin e saj e ben kendezin jo vetem te kendoje gjithe naten, por edhe t’ia shpie votat me sqep tek dritarja duke rrahur flatrat sinkronikisht siper kotecit.
Po Fadil Hasen pse nuk e pyetet per ke do votoje ????
me 21 qershor votohet per kryetar BASHKIE ,jo per femer
te bukur,kjo e dyta u KRY me 3 prill
Shyqyr qe u pastru Tirona nga kjo qelbesire.
Po të isha unë kandidat në vend te Grides ajo do ma jepte mua si plakut te firmës së ndërtimit.Apo do te vinte Olta në vend të saj me qe jeton dhe e punon në Dures.