Më në fund fushata filloi, se u mërzitëm. Sot qysh në mëngjes vendosa të shkoj nga partia. Grigjën e gjeta aty. Ishte mërzit pak, se Asmoni nuk kishte ardhur akoma të hapte zyrën dhe po rrinte në korridor.
Rrotull saj ishin mbledhur nja katër vetë dhe ajo po u fliste me shumë pasion.
-Është një ndërhyrje persistente, që më bën të privilegjuar dhe padiskutim na jep avantazhin që e meritojmë në raport me atë çfarë i kemi dhënë dhe çfarë duhet të marim mbrapsht, sa i takon së bukurës për qytetin tonë…
Mu duk muhabet i nivelit të lartë e nuk ndërhyra.
-Ça ka ndonjë gjë, më pyeti roja i PD-së?
-Po mirë duket situata, i thashë.
-Pse, ç’ka ndodh që dukesh optimist, më tha roja?
-Po ja, lexova gazetat, i thashë, përveç Grigjës, do vijë dhe një durrsake tjetër e bukur në Durrës. Nuk i thonë pak. Në fushatën e parë ishim abstrakt, donim me përmirësu cilësinë e diellit. Tani të paktën po përmirësojmë cilësinë e femrave në qytet.
Pastaj erdhi Asmoni. Hapi derën e zyrës dhe zuri vend tek tavolina e vet. Kompjuteri kishte ngelur i hapur tek një lojë me gara me makina.
Grigja hyri pas tij dhe kërkoi vend të ulej.
-Dëgjo, duhet të vendosim një rregull, tha. Të vijmë në orën 8 në zyrë dhe të fillojmë punën.
-Po po, tha Asmoni. Po është pak fillimi, sa të mësohemi. Në fillim do vendosim të ngremë Shtabin. Pastaj kemi disa kërkesa me kë do dalësh në rrugët e qytetit, përveçse me mua.
-Me ty, tha Grigja? Po ty ça të dua?
-Është rregull partie, tha Asmoni. Por, duhet të ketë dhe të tjerë.
-Jo, se e caktoj vet me kë dal, tha Grigja. Ju më jepni emrat, unë i zgjedh.
-Mirë, tha Asmoni. Atëherë për sot mbaruam. Këtë javë do bëjmë gati emrat, javën tjetër do caktojmë me kë do dalësh nëpër qytet.
-Je në vete ti, tha Grigja? Duhet të fillojmë që sot.
-Po prit, i tha Asmoni, se s’ka fillu as Gjushi. Të dalë njëherë Gjushi, të shofim kush është me atë, që të zgjedhim tanët, se s’merret vesh me kë janë këta, here me ne, herë me atë.
-Po nuk i keni njerëzit ju, tha Grigja?
-I kena, po na i blen ai, ndaj i mbajmë në ilegalitet, tha Asmoni. Sa më pak të na i njohin deri më fund, aq më mirë është. Ti a ke njerëz nga fisi jot?
-Kam, tha Grigja, po ata si marr se janë socialista. Xhaja ka qenë Operativ Sigurimi i Portit, është socialist. Të tjerët kanë qenë socialistë, por mund t’i kthej deri në fund. Por kam shpresë se do kem mbështetje tjetër nga Tirana.
-Kush mund të na mbështesë, tha Asmoni gjithë kuriozitet?
-Përveç kësaj Gixharit, mund të na japë mbështetje edhe Tur Zheji.
-Mos, tha Asmoni. Se këtë e dinë akoma socialist në Durrës. Gjej ndonjë që e dinë për demokrat.
-Po s’kam akoma siguri, tha Grigja, por mund të shprehet pro dhe Fevziu.
-Dhe atë e dinë socialist, tha Asmoni, po ndonjë tjetër?
-Po qenka situata kaq keq, po i them dhe Henri Çilit, tha Grigja.
-Mos, se atë e dinë me Ed Ramën, tha Asmoni.
-Po mirë, sipas jush kë të sjell, tha Grigja?
-Shiko mos na e rregullon të sjellësh Gon Dukën, i tha Asmoni. Se u kena dhënë fjalën demokratëve që do jetë ai dhe të duket sikur nuk i gënjyem. Pastaj në fund u themi si është e vërteta.
Dihet nga te gjithe se Grida Dume dhe Olta Gixhari kane ndjekur te njejten rruge per tu bere super te famshme ne Tirane… Ndaj e duan dhe e kuptojne njera-tjetren si vajza durrsake, por Grigja e ka me te veshtire te kuptohet nga Osmeni, sesa Gixhari nga Papi… Koke kurvash me kordele blue dhe blulevardi Zogu I me ylberistet e Veliajt.
Po e vertete qe xhaja ka qene sigurims, te shoqen ja pallonte shefi i deges
Shume bukur! Vlon gallatagrigjia!
Hajde nivel llumi hajde. Po kush do votoj kto kurva?????