Deklarata e Nard Ndokës me rastin e koalicionit të ri

20 Prill 2015, 18:55Antena TEMA

Siç e kemi thënë dhe më parë, partia jonë është  konseguente në qëndrimet e saj.

Kemi ikur nga PS-ja kur ajo ishte në opozitë, se nuk dinte të bënte opozitë të fortë, dhe iu bashkuam qeverisë.

E njëjta gjë po ndodh përsëri.

Kjo opozitë nuk di të bëjë opozitë të fortë dhe ne vendosëm t’i bashkohemi shumicës, që di të bëjë politikë.

Për këtë arsye kemi përcaktuar dhe qëndrimet tona ndaj disa kandidatëve kryesorë të opozitës, për të cilët kemi rezerva.

Po e nisim nga Tirana.

Siç dihet, Lulzim Basha e ka zhdukur PD-në dhe e ka çuar në p… të s’ëmës, dhe tani shpreson që ta nxjerrë andej me Halim Kosovën, ngaqë është gjinekolog.

Por e ka gabim. Që fëmija të lindë, duhet të jetë gruaja me barrë. Me sa dimë ne, PD-ja është shterpë.

Sa i përket Durrësit, ne nuk jemi dakord që Grida të kthehet në qytetin e saj, se duket si grua e ndarë nga burri, që e kthejnë në derë të babës.

Në anët tona kur gratë i kthejnë në derë babe, kanë bërë ndonjë turp, ose kanë ç’nderuar familjen.

Ne për Gridën nuk kemi dëgjuar fjalë të tilla dhe nuk është mirë të arrijmë në konkluzione vetëm ngaqë e kanë kthyer në derë babe.

Të njëjtat rezerva kemi dhe për kandidatin e Bushatit, zotin Hila.

Luli e prezantoi atë si fryma e re e PD-së dhe e ardhmja e saj. Ai ka qenë katër herë kryetar në Bushat. Vetëm ai dhe Doktori kanë aq gjatë në poste në PD.

Kjo do të thotë që Luli quan të ardhme të PD-së, ata që nuk heq dot më nga PD-ja.

Në Shkodër kemi vërejtje për zonjën Ademi. Ajo don me persekutu katolikët e Shkodrës që besojnë tek idealet demokristiane, vetëm se ka inat zonjën Topalli. Por, ne nuk do ta lejojmë këtë gjë.

Ta dinë mbarë shkodranët se zonja Ademi nuk është katolike dhe kur një njeri nuk është katolik, ai mund të jetë dhe mysliman.

Kemi po ashtu vërejtje të forta për kandidatin e Lezhës.

Kandidati ynë, zoti Kaçaj, është figura më popullore nga Shëngjini në Lezhë, por Luli nuk e vuri kandidat.

Ai që vuri në vend të kandidatit tonë ka me humb, se do marrë më pak se kandidati socialist.

Dhe për të mos qenë në anën e humbësit, ne do të bëhemi me socialistët.

Në fund kam një mesazh për gjithë fansat e mi në Facebook dhe rrjetet sociale.

“Nuk është e vërtetë se unë shkoj ku është fitorja, por fitorja shkon atje ku shkoj unë. Hola Muchachos”

11 komente në “Deklarata e Nard Ndokës me rastin e koalicionit të ri”

    1. kujtesa says:

      Keto aleancat e PS me parti bythe,pervecse tregojne frike perpara zgjedhjeve vendore,asnje ide tjeter nuk te japin.
      E si mundet nje votues i majte ta japi voten te nje kandidat i djathte i Topit apo Ndokes?

      Po keta(Nardi dhe Bamiri) a kane aq shume elektorat per ti bere thirrje qe voten ta japin majtas? Nese po,pse nuk kerkojne te nxjerrin nje kandidat te tyrin ne keto zgjedhje?
      Per mua gjeja me e mire do te ishte kalimi ne dy formacione politike(ose federata): nje e djathte dhe nje e majte.

      Pse duhet te behemi kaq lemsh dhe kaq pazarexhinj me voten duke thirur ne koalicione DREQIN per te jetuar me ENGJELLIN?

    2. Patriot says:

      KY eshte personi qe ben te ndjehet i oenduar cdo shqiptar !!!!!………..Nje gomar klasik!!!!….idiot !!!!…..

    3. Shkodrani says:

      Salvador Kaçaj, as me pastru qenefat e Lezhes nuk do ta kisha lane pse asht krejt idiot e mandej asht hajn me çizme.

  1. dajti says:

    Ky eshte njeriu me i pa vendosur ne jeten e tije naga fryne era kthen gunen

  2. ARGITA says:

    BRAVO FIZIKANT NARDI NDOKA

  3. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    ◇○◇
    U ca qielli
    U dridh toka
    Deklrate
    Dha N.P.Ndoka.
    *
    Hola Rama
    Hola Doktori
    Nga turist
    Nard tornitori.
    *
    Dy vigane
    Ka tund djepi
    Nji esht Nardi
    Dy Lek Plepi.
    *

    1. josifi says:

      hahahahahahahhahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    2. emigrante says:

      bella questa

  4. nina says:

    Gopisti e ke ba te forte urime

  5. Shqiptar says:

    Shyqyr qe eshte Nardi per te kuptuar qe ka edhe me keq.lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje