Debate pas videos private të Ballës

22 Prill 2015, 20:27Antena TEMA

Bordi i Top Channel: Jemi të detyruar ta pezullojmë gazetarin, pasi ka tentuar të marrë audiencën e emisioneve të tjera popullore që ne kemi për çështje seksi. Producentët e emisionit Big Brother, na u ankuan se nëse gazetari mbahet në punë, bie interesi për skenat e përnatshme të seksit që transmeton televizioni, hetero dhe gay dhe që janë shumë të pëlqyera nga publiku. Në bazë të tyre, pra të performancës seksuale të pancesuruar në Big Brother, publiku do të vlerësojë kush do të jetë fituesi. Në këtë mes gjesti i gazetarit na duket si një karshillëk ndaj emisionit tonë dhe konkurrenca brenda një Televizioni nuk duhet lejuar. Mbi të gjitha ajo është dhe një shmangie nga skenat tona klasike, pasi ne i kemi seks origjinal, kurse ai virtual.

Çani: Ua ua ua, ç’është ky skandal. Ç’a burrash janë këta të Top Channel, që fshihen në dhoma dhe bëjnë seks vetë. Dilni mo në televizon, hajdeni mo të premten tek unë, mos e rruani fare. Më gjeni një njeri që e ka sharë brazilianen që nxorri zogun tek unë. Asnjë, vetëm mesazhe falenderimi dhe adhurimi. Se ua ka bërë qejfin të gjithëve, jo vetëm njërit. Ky është skandal. Për mua duhet ndëshkuar. I vetmi shans të rehabilitohet është, që të dalë tek unë të premten, të kënaqen gjithë shqiptarët. A sa bukur, aa…

Sali Berisha: E kam ditë që ai gazetar do përfundonte këtu, pasi dyshja Rama-Meta kanë vendosur diktaturën dhe kanë kufizuar edhe liritë seksuale. Duhet me u ngrit në këmbë kundër kësaj klike, që tani detyron dhe njerëzit e vet të vuajnë për seks.

Edi Rama: Unë nuk shikoj ndonjë gjë të qortueshme tek ajo që ka ndodhur, përveç faktit që tjetër kush është munduar dhe Saliu ka kaluar në orgazëm.

Muç Nano: Po më përrallisin ca njerëz, më thonë duhet të zëvendësosh Kol Ballën. Kjo më duket një gjë e shpifur. Unë e kam shkruar në librin tim të parë, si i bija me dorë kur isha fëmijë. E çfarë? Pse duhet ta zëvendësojë unë, apo se i bija me të djathtën.

Fevzua: Skandal ishte në fakt. Pashë pak të brendshmet, nuk ishin firmato. Dhe orën mu duk sikur e kishte falso. Syzet mirë ishin, po jo ndonjë markë shumë e shtrenjtë. Ça të them tjetër. E kam thënë gjithmonë, s’i njeh mirë firmatot ai.

Bushati: Këtu është fundi i Top Channel. Qeverinë nuk të lënë ta prekësh, Metën s’të lënë ta prekësh, pronarët s’të lënë t’i prekësh… Tani s’të lënë të prekësh as veten.

Baton Haxhiu: Ky është skandal vëlla. E kam dit që kështu do përfundonte. Ua kam thënë moti këtë. Veç tani duhet me ba kujdes se kjo sëmundje do përhapet dhe në Kosovë dhe këtu s’të del kush në mbrojtje, të presin dorën.

 

 

10 komente në “Debate pas videos private të Ballës”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Une po e prisja
    Dhe Antena doli
    Besoj kesaj here
    Ka qesh edhe Koli.
    *
    Si Muchi me shoke
    Duhet pak humor
    Vete Sala me dhite
    I ka ra me dore.
    *
    Po Zbaton Hanxhiu
    Qe na masturbon
    Krejt pa u korite
    Live ne televizion.
    *
    E ben edhe mburret
    Ison- thote- ma mbani
    Cdo dite te Premte
    Zoti Karian Cani.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Po i Fus i Note:
      * * *
      Qysh do i veje hallit
      Qe Koli e nxorri
      A do jete Rama
      Neser ne Gop Story?
      * * *

      1. Çimi, shoku i Melaminit says:

        BIG LIKE per Gopistin e NSHRAK-ut!!!!!!!!!!!

    2. Anonim says:

      Kemi qesh pa fund. Cfare ironie, cfare sarkazme.
      Mero te marte e mira.

  2. Fati says:

    Çani do thoshte Top Kanali, jo Top Channel

  3. plaku dhe deti says:

    Medemek Rama e paska thene jcik me spond qe Balla i paska rene me dore Saliut,hahahaaaa

  4. tirona says:

    A e dini qe dashnorja e pare e cdo mashkulli eshte e ronmja me dore, Sokoli ska bo gjo tjeter vetem se ka kujtu dashnoren e pare.

  5. Tomorri says:

    Arjan cani ka pas dikur nje emisjon ne radio dhe gjithmon thoshte se masturbimi eshte i pa pare dhe se e aplikon shpesh.
    Rrespekte Mero

  6. FUTBOLLISTI NE EKSIL says:

    Sokol, e di se nuk lxon keto komente, megjithate dua me te keshilluar si njeri i cili ka provuar vete ne lekuren time, e ngjahsmne sikur ky rast i yti, mbase edhe me keq, sepse kam qene ne transmetim televiziv LIVE….kam kaluar muaj te tere shume te renda. Por megjithate cod gje kalonte, ndaj te lutem beru i qendrueshme dhe menjanohu per nje kohe nga ekrani, ashtu siq pata bere une dikure…keshtu qe pas 8 muajsh u ktheve serishe dhe askujt asgje.
    Me respekt kolegial !

  7. N. Shabani says:

    Ha ha ha humor pa kufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje