Kunati në hall me lajmet mbi takimet e Dr. Halimit

23 Prill 2015, 20:00Antena TEMA

Kunati ka mobilizuar zyrën e shtypit të prodhojë ndonjë lajm nga takimet e Dr. Halimit. Sot ai ishte në njësinë Nr. 11. Kunati çoi aty gjithë ekipin e zyrës së shtypit, me qëllim që të kapnin ndonjë detaj pozitiv.

Pas gjysmë ore, një nga punonjëset e zyrës së shtypit i çoi të zbardhur tekstin e Doktorit:

Të dashur miq. Ju falenderoj që keni ardhur. Shikoj që kemi këtu mes nesh dhe zonjën Hajdari. Me këtë rast desha t’iu tregoj një detaj nga momenti kur zonja në fjalë erdhi në maternitet për të lindur Azemin e vogël. Për mua ishte e paharrueshme si ditë. I thashë zonjës se lindja duhet të bëhej me operacion.

Ajo nuk pranoi.

-E kam amanet ta lind vetë, më tha. Nuk dua ta lind me operacion.

Unë këmbëngula për operacion, pasi pashë në eko se fëmija ishte i shëndetshëm dhe do ishte vështirë, pasi ishte ngushtë.

Por ajo nuk pranoi.

Sidoqoftë më vjen mirë që e shikoj këtu pasi kjo….

Kunati e humbi durimin.

-I thuaj doktorit na duhet ndonjë lajm për fushatë, se po vazhdoi kështu do na marrë më qafë. S’do guxojmë t’i çojmë gra në takim, se do t’u tregojë të gjithëve si ka lindur secila.

-I thashë, tha vajza e zyrës së shtypit, por po më shikonte drejt e në sy. E kuptova dhe ia preva shkurt. Nuk kam ardhur akoma të lindë.

-Mirë, mirë po mos u nxito, më tha, se si dihet ça ndodh. Njerëz të gjallë jemi.

-Po mirë atëherë, po ndërroj ekipin, tha Kunati. Po i çoj vetëm djem nga zyra e shtypit.

-Nuk bën, i tha goca. Pasi mbaroi me Fatmirën, pa një burrë aty dhe iu drejtua atij.

-Ja dhe ky ka pasur njëherë një hall. Më solli gruan se kishte një shtatzëni të padëshiruar.

Ai u skuq i tëri dhe ia bëri me shenjë të pushonte. Doktori nuk pushonte.

Vazhdoi tregoi si kishte shkuar ai, si i kishte thënë hallin, si ia kishte marrë përsipër ky t’ia hiqte fëmijën…

Pastaj shpërtheu sherri, se aty kish qenë gruaja e tij dhe ajo tha “unë s’kam dështuar asnjë fëmijë. Kë ke çuar tek doktori?” U bë një rrëmujë. U prish mbledhja.

-Qartë, e kuptova, tha Kunati. Do ndryshojmë strategji. S’do lëmë asnjë kamerë pas doktorit, që mos të regjistrojë aksush biseda. Lajmet do t’i prodhojmë këtu në seli dhe t’i çojmë në TV. Do marrim vetëm plane nga larg të Doktorit duke folur. Përpiqu që kameramanët të jenë meshkuj beqarë, që mos të kenë pas punë me të.

-Dakord zoti Kunat. Dhe një gjë kisha. Si t’ia bëjmë me gratë e kryesisë, se ato thonë nuk dalim dot në fushatë me doktorin, se fillon e na kujton si kemi lindur?

-Do ta rregullojmë, i tha Kunati. Do zgjedhim ato që kanë lindë me Rubenën.

6 komente në “Kunati në hall me lajmet mbi takimet e Dr. Halimit”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ka plasur gallata
    Po shperthen humori
    Ne nje krah Sokoli
    Ne tjetrin Doktori.
    ☆★☆
    Sot nje lajm e kishim
    Nga Koli i Topit
    Ne fund tek Antena
    Vjen Doktori i Gopit.
    ☆★☆
    Une nje titull kisha
    Dhe ate ma mori
    Gjithmon kandidat
    Dhe Gopist Doktori.
    ☆★☆
    Sa bebe ka pritur
    Ky gopist Halimi
    Me Vi Aj Pi-te jane
    Gita e Zen Byth.imi.
    ☆★☆

    1. Tan_Tironci says:

      E ke qare, Mero
      ndersa Gopisti, e ka perfeksionuar ate qe ke dash ti me thone.

  2. Toni says:

    Gopist je i madhe, ke talent hap nje gazete tenden humoristike!

  3. ivani i madh says:

    E meqenëse këta apo ato si bëjnë le ti vënë pas Mulin gomarij e kukësit qerozin Stazmiri. Dhenderushin dhe Zeni Lulushin që ruajnë lepurushin.Me që seshte veteriner ta ndimoje dhe sahati i presidencës që ka qënë kapter .

  4. Motra juaj says:

    Me vjen keq qe kjo gazete lejon keto komente idjotesh… Te gjithe kane nena dhe motra ,zoti e ka krijuar qe femera te linde femije ..nese s’ju pelqen doktorri mund te beni komente te ndryshe per ate si njeri ,.por te ngaterrosh profesionin e tij human me palacolleqet qe shkruani eshte injoranca me e madhe ..vetem njerez pa karakter dhe pa mend ne koke mund te bejne vjersha dhe komente pisash…

  5. bato says:

    Motra!
    Eshte satire e nuk eshte se vertet ka folur keshtu Halimi, pasi nuk eshte aq trap sa te merret me llojet e lindjeve dhe shalet e grave. Hap internetin dhe lexo “c’eshte humori”, qe te mos revoltohesh here tjeter.
    Edhe gopisti humor ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje