Kunati ishte sot në ankth pasi doktor Halimi kishte takim në çerdhet e Tiranës me nënat me fëmijë.
Kishte çuar aty njerëzit e zyrës së shtypit dhe i kishte porositur t’i çonin në kohë reale çfarë po ndodhte në takim.
Ja si ia përshkruan takimin njëra prej vajzave që ai kishte çuar aty.
Doktor Halimi: Jam shumë i gëzuar që u shikoj sërish. Zgjodha ta bënim këtë takim në çerdhe, pasi fëmijët e çerdheve si rregull janë më të vegjël se fëmijët e kopshtit dhe për rrjedhojë kanë lindur më vonë. Kjo më jep mundësi mua që ta kem kujtesën më të freskët për nënat e tyre që kanë lindur. Sidoqoftë, mirë është ta provojmë memorien konkretisht.
Iu afrua një fëmije të vogël.
-Si e ke emrin ti?
Fëmija nuk fliste, po zgjati dorën nga mamaja.
-Ah, djali yt qenka. Ti më kujtohesh, i tha doktori. Prit ta kujtoj pak kush të solli ty. Ah po, ai miku jonë. Besoj je ndarë e kënaqur …
Gruaja u skuq pak dhe tha një “po” të mbytur.
-Ti më duket pate lindje natyrale se të mbaj mend, se erdhe vonë dhe më the po më plasin ujrat…
-Po, tha gruaja.
-A shumë mirë, po më kujtohet. Tani siç e shikoni unë po kandidoj për Bashkinë dhe synimi imë është të takoj çdo grua që ka lindur tek unë dhe ta pyes për impresionet që ka pasur kur ka lindur. Për këtë arsye kemi zgjedhur çerdhen, pasi është dhe më afër si proces lindja.
Pas kësaj e mori fëmijën në prehër dhe pyeti gruan tjetër në krah.
-Juve iu mbaj mend, por se di, lindët me operacion apo në mënyrë natyrale?
-Me operacion, i tha gruaja.
-Besoj mbetët e kënaqur, i tha doktori.
-Në rregull. Pagova paratë aq sa më thanë dhe ok.
-Ah po, tha doktori. Tani kur ka operacion dhe ndonjë lekë do paguhet, se është për kismet, si i thonë.
-Tjetër, tha doktori. Ju kush jeni?
Njeriu që pyeti ishte një burrë që mbante vajzën në prehër.
-Unë kam ardhur në vend të gruas, tha ai. Gruaja ime është pak e turpshme dhe më tha mua të vija në takim.
-Shumë mirë ke bërë, tha doktori. Burrat dhe gratë duhet të kenë të drejta të barabarta. Po të ishte gruaja, me siguri do ta mbaja mend.
-Jo, erdha unë se mendoja që më do më mbash mend, se lekët t’i kam dhënë unë kur lindi, jo gruaja.
-Eh ke të drejtë, tha doktori. Por s’jam shumë i vëmendshëm pas pune. Gjithë përqëndrimin e kam gjatë punës.
Mer lek doktor Halimi!? Jooo!
Doktori ushqehet vetem me rrogen e tij. Me tepricat beri kliniken private.
Per Dr. Halimin kisha respekt!
Per politikan Halimin nuk e di pse ndjej neveri!
Ma thote dot njeri?
Të këshilloj të shohësh jetën e paraardhësve, babait, gjyshit, edhe nga ana e nënës edhe nga ajo e babait. Unë e di përgjigjen. Dikush ka qënë nga ata që i ka dhënë ditë Enverit nga ditët e tij. Nga se e kuptoj unë? Sepse edhe unë i kam dhënë ditë sh. Enver nga ditët e mija, por ndryshe nga paraardhësit e tu, unë i kam dhënë ditët që isha me grip, me të vjella, me temperature, etj.
A e di kush slloganin e dr. Halimit? A ka ndonje lidhje me GOP-in, se me qef do ja jepja voten. Psh, do me pelqente ME GOP PERPARA! Po aq i kendshem do ishte GOP-I BEN HATANE! Entuziasmues do ishte edhe NUK KA SI GOPI! Po aksi duhet me kene GOPI gjithesesi.
?
Do te plase gallata
ne mes te tubimit
sic pelcasin ujrat
e doktor Halimit.
?
Se gaz do mileti
zemrat behen mal
nga doktori gopit
humor elektoral.
?
Ligjero Kosove
je i mirepritur
Vizito ushtaret
Sa u eshte rritur.
?
?
aman ore cdo me thene NSHRAK??
Ndermarja Sherbim Riparimit Agro Kultures gjithashtu njihej nje zone e Tiranes
NSHRAK: Ndermarrja Shteterore e Riparimit te Automjeteve te Komunikacionit
Gopiist ma ke bere mbremjne te kendshme flm.
…si mund te jesh i mire , kur te rekomandon Berrisha…?….
Po per vellain e Erjonit a ke ndonje antene o Mero? Apo vetem dr.Kosova mer pare? Te pakten ky i mer ne zanatin privat…
Zanatin privat ne Maternitetin e shtetit? Me sa di une “Mbreteresha Geraldine” eshte akoma maternitet publik. Sic e ka thene dhe “Billy” me lart, me tepricat e rroges e ngriti kliniken private ky fare doktori? Dhe nese ka klinike private lind pyetja pse vazhdon ushtron profesionin ne publik? Apo per rrogen?
Klinikën private duhet t’ia ketë bërë dhuratë nëna e Erion Veliajt. Ajo për të qënë e paanëshme dhe për të bërë fushatën sa më pozitive, mbasi shpenzoi pak për dy dasmat e Erionit, e vuri dorën në zemër dhe i bëri dhuratë doktor Halimit klinikën!!!
Lum si ne që kemi paraardhës bujarë…
Ne lidhje me takimet e Dr.Halimit me nenat e vajzat ai do te kete sukses pasi deri ne fund te fushates ai do t’ju premtoj aborte e vizita falas gjate kohes qe do te jete kryebashkiak
Nje koment qe flet sa per 1000 komente.
E keni te kote qe flisni dhe perbaltni z.Halim Kosoven .Ata qe e njofin e dine qe eshte nje njeri i mire dhe doktor qe punon me dinjitet, por edhe ata te cilet nuk e njofin nga afer , thjesht shikojne fytyren e tij qe rrezaton vetem miresi .Per te gjithe ata qe kane dyshime pergjigjen do ta marrin diten e zgjedhjeve ne 21 Qershor ku Doktor Kosova do te fitoje zgjedhjet dhe do te behet Kryebashkiaku I Ardhshem i Bashkise Tirane .
Ne je I mire a I keq e ndan Saliu,Halim Kosova eshte I perzgjedhuri I Sali Kriminelit nga Vicidoli,ai e beri deputete,ai po e kandidon per Tiranen,tani un ju pyes juve:A ka mundesi qe te jesh dhe zemer njeriu dhe shoke I nje krimineli si Saliu qe vrau 4 njerez hallkexhinj me duar ne xhepa ne 21 Janar?!Pergjigja eshte nje jo e fort,dhe Halimi te mos na bej babaxhanin me nje kriminel mbas vedi.