Pas lajmeve se Grigja gjendet në listën e atyre që i kap ligji i dekriminalizimit nëse bëhet, demokrati Thërmia vendosi të shkojë ta takojë tek selia si çdo mëngjes. Grigja zbriti nga makina e saj luksoze dhe u drejtua tek kafja e partisë. Asmoni që e priste para derës së kafes, e shoqëroi deri sa u ul dhe i shpjegoi hallin e demokratit Thërmia.
-Tani të prezantohemi tamam, i tha demokrati Thërmia. Mua s’ma del njeri në Durrës nëpër kafene të më mbyllin gojën. Por, këto bëmat e tua më kanë zënë pak ngushtë. Më shpjego pak si t’ua mbyll gojën këtyre socialistëve të qelbur.
-Është komplet një insistim inkoherent që tenton të më kthejë pas në kohë dhe të predominojë me akuza mbi programin tim për Durrësin, i tha Grigja.
-Nejse, këto fjalët i rregulloj vet më mirë, po më thuaj si u bëre aksionere tek kjo firma?
-Pasioni im për ndërtimin është i hershëm dhe lidhet me kreativitetin ekzistencial që formëson vullnetin dhe objektivat e një perspektive, e cila gjithsesi duhet ushqyer me ide…
-Dakord, dakord se këto i them vet unë, tha Thërmia, por si u bëre aksionere?
-Një ditë vendosa të blej një shtëpi dhe kontaktova ndërtuesin. I tregova për ëndrrat e mia, planet për të ardhmen, familjen, idetë e mia për zhvillimin. I thashë se pavarësisht se tani më shikon të re, 25 vjeçe, por pas 13 vjetësh do jem kandidate për Bashkinë e Durrësit. Duhet të hedhim që tani bazat e një biznesi, bazuar në idetë e mia. Ai u impresionua dhe më tha 25 përqind i ke që tani. Me aq përqindje si kapital më takonin dhe nja dy apartamente. Kështu nisa biznesin.
-Ah e kuptova, tha Thërmia. D.m.th ti i the atij se çdo bëheshe pas 12 vjetësh?
-Po. i thashë që më 2011-ën Lulzim Basha, që është një djalë që tani punon në Kosovë. do kandidojë për Bashkinë e Tiranës dhe unë do jem tek Forumi gjatë fushatës elektorale. Ai më pyeti po tani ku është ky Lulzim Basha? I thashë është në Kosovë. Do vijë më 2005-ën, do bëhet ministër i Transportit, i Brendshëm dhe i Jashtëm, pastaj kryetar Bashkie. Ai u mahnit nga aftësia ime për të parashikuar dhe mu betua: “Po të doli fjala, do ta shkrij gjithë pasurinë”. Dhe e shkriu. Tani s’kemi më gjë.
-Aha e kuptova, tha Thërmia. D.m.th jo se keni falimentuar, thjesht ngaqë ty të doli fjala. ai e shkriu pasurinë.
-Po, i tha Grigja. Por mua mu dhimbs. Dhe kur ngeli keq unë e tërhoqa pjesën time, por gjykata më dënoi të ktheja lekët e një apartamenti. Atëherë, unë takova një bankier. I shpjegova dhe atij të ardhmen time. I thashë mos më shiko tani që jam zëvendësministre e Integrimit. Pas një viti PD do humbasë dhe unë do bëj një libër me 13 teza pse humbi PD-ja më 2013-ën. Pastaj Doktori do ma heqë një tezë dhe unë do lë 12. Do ta botoj librin. Pastaj librin do t’ia çoj Lulit. Ai do tmerrohet, se e zë libri. Nuk lexon dot dhe do pranojë më mire të më fusë në PD se të lexojë librin. Kështu do ec dhe më 2015-ën do jem kandidate për Durrësin. Që të bëhen gjithë këto më duhen 2 milion euro. Mi dha pa asnjë mëdyshje në formë kleringu. Ja, këto janë idetë e mia, që konsistojnë në materializim në formë monetare.
-E kuptova, tha Thërmia. Tani jam i qartë, mund të fillojmë fushatën. Sot them të shkojmë nga Shkolla e Muzikës, se më kanë kërkuar ca mësues të vjetër aty.
-Jo jo, andej nuk vij unë, se është i lartë kati i dytë, tha Grigja, dhe më merren mend. Do iki me Asmonin.
-Dakord, u sqarova, tha Thërmia. Tani ua tregoj unë këtyre llapaqenëve të PS-së. Ti paske nis biznesin në kohë të Mirit të Hotit e Edi Ramës me ndërtime, këta të shajnë si demokrate. Legenat.
I shkreti ndertues
Vate dem derziu
prr nje dystabane
pasurine e shkriu.
*
Po brinjari burre
qe i mban kandilin
Kur doktor gerdalla
i kendon Pushkinin.
*
Demokrati llapaqen pa testikuj.
Grida Duma eshte njesoj si Erjon Veliaj nastradine dhe mashtruesa ordinere
….Grida grideroi…25 vjec filozofoi…me karten e bardhe , hapi cdo dere…per Griden ka sukses , por nuk ka ndere…
lale, ky asmoni mos jam gjo un?