Kunati, përballë sherrit të Lefterit me Kadillarin

29 Prill 2015, 20:23Antena TEMA

Kunati është në hall nga sherri që ka nisur mes Bardh Kadillarit dhe Lefter Maliqarit. Sherri ka nisur për kandidatin e Bashkisë së Beratit.

Maliqari akuzon Kadillarin, se e ka eleminuar nga gara për t’i dhënë fitoren të majtës, të cilës Kadillari i përket sipas Maliqarit.

Kadillari akuzon Maliqarin se është gomar dhe nuk fiton dot.

Sherri ka shkuar në ekstrem dhe Maliqari ka vënë në përdorim armën e tij më të fortë, grupin e këngës popullore që e mbështet në çdo fushatë. Ata kanë kënduar një këngë satirike për Kadillarin.

 

O Luli, o djal ezmer,

Pse e dhjeve këtë herë

Na solle një myteber

Që s’e qas njeri në derë.

 

Bardh Kadilli një mjaftist

Na ka bë puç ktë herë

Mbështet një kontrabandist

Dhe nxjerr nga loja Lefterë

 

O Luli tu bëfsha ferrë

Shikoje këtë punë mirë

Se Berati pa Lefterë

Është si djathi pa shëllirë

 

Lefteri është gjithë lezeti

Atë do populli mbarë

Dil dëgjo çfarë do Mileti

Jo mjaftistin Kadillarë

 

Do ta ndjesh fort këtë punë

Më  njëzet e dy në saba

Do të vej mundi  në lumë

Si Lefteri tjetër s’ka

 

Kadillari  pasi lexoi bejten e Maliqarit shkroi:

 

O Lefter tu bëfsha ferrë

Pa më sha dhe njëherë

Që të humbasim me nder

6 komente në “Kunati, përballë sherrit të Lefterit me Kadillarin”

  1. aqifi (po i verteti ama) says:

    E bukur!

    1. True Detective says:

      Kardillaret po i bojne konkurrence te forte Gopistit te NSHRAK-ut

    2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      ?
      ?
      ?
      ?
      ?

  2. Tavolina e Faim says:

    Dhe pastaj thone qe pse e pine keta kafen te Faim ……

  3. mjergulla qe mbulon malin says:

    I sali tu befsha ferre
    Mbushi breket dhe nje here

  4. niazi,. says:

    P—E—R—L—E….ELEKTORALE…SH E FORTE….MALIQARET & KADILLARET…HUMOR QE MBART DETAJE REALE….NUK DUA TE KOMENTOJ SE KAM FRIKE SE I PRISH LEZETIN..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje