Demokrati Thërmia shikon sesi Grigja merr më qafë Ardit Gjebrenë

7 Maj 2015, 19:49Antena TEMA

Demokrati Thërmia po shëtiste si zakonisht në shëtitoren e Durrësit sot paradite. Disa njerëz kuriozë ishin grumbulluar tek një shesh xhirimi, ku Ardit Gjebrea po xhironte një klip.

Thërmia po priste Grigjën të niste takimet dhe po shëtiste i vetmuar.

-Ça është kjo këngë, e pyeti Arditin, për Grigjën tonë është?

-Jo, është kënga ime, i tha Gjebrea. S’ka lidhje me Grigjën, por Grigjën e kam mikeshë.

-A, shumë mire, se po vjen tani, i tha demokrati Thërmia. Me shpejtësi mori Grigjën në telefon.

-Të kam rregulluar një takim me Ardit Gjebrenë, i tha. Eja shpejt se e ke para Vollgës.

Grigja e la Asmonin në kafe, u çua vet, hipi në makinë dhe ndaloi para këmbëve të Gjebresë.

Gjebrea u hutua, e takoi dhe filloi të bëjë muhabet.

-Eja shkojmë pimë një kafe, i tha Grigja.

-Po mire, i tha Arditi. E la ekipin aty dhe filloi të eci me Grigjën. Të parët që i dolën para ishin dy pensionistë.

Grigja u afrua. U dha dorën.

-E njihni këtë, u tha?

-Po po, i thanë pensionistët. Tani e kuptuam që ardhka Doktori për miting, derisa ka ardhur ky të këndojë.

-Jo, jo ka ardh për mua, këmbënguli Grigja.

-Ha ha, e dimë ne e dimë. Po erdhi ky, vjen Doktori, tha pensionisti.

Demokrati Thërmia e ngacmoi Grigjën në sup të mos vazhdonte, por ajo këmbëgulte që Arditi kishte shkuar për të.

-Mos e zgjat, i tha Thërmia, se je e re në këto punë. Kur ti s’e dije ç’ishte PD-ja, ne e ftonim në miting këtë. E mbajnë mend xhajet, po ik mos bë llafe.

-Aha ok, tha Grigja. Mu duk joracionale dhe nuk e kuptoj pse insistojnë për diçka që është genuiene e imja në rastin konkret për shkak të persistencës sime adekuate ndaj këtij okazioni.

-Ok kështu vazhdo se s’kuptojnë gjë xhajet, i tha Thërmia.

Pas Grigjës ua dha dorën dhe Arditi.

-Kur fillon koncerti, e pyeti xhaja?

-Jo, jo s’ka koncert. Do jepet në TV më vonë, tha Arditi.

-E mo mire, se mos dëgjojmë koncert ne, tha xhaja. Ne flet Saliu, ikim. Po thashë se më ngjitet nipi nga pas, e ndoshta dëgjonte.

Grigja vazhdoi të përshëndesë disa të rinj, pastaj kamarieren e kafes, deri sa u ul.

Pasi u ul në kafe, u vu pak në siklet se s’dinte ç’muhabet të bënte.

-Hë, po si të duket gara, i tha Arditi?

-Mirë, mirë. Jam e sigurt, i tha Grigja. Vetëm më bë një nder. Po të pyetën, thuaj që po bën një këngë për mua.

-Po si ta them këtë, tha Arditi, njerëzit do presin këngën.

-Deri më 21 Qershor harrojnë, i tha Grigja. Rëndësi ka të hapet fjala.

-Përhap vetë çfarë të duash, mua mos më ngatërro, tha Arditi,  se nuk e bëj dot.

-S’ka problem. Ti vetëm mos fol, i tha Grigja. Të tjerat i rregulloj unë.

Demokrati Thërmia që fotografonte çdo skenë, i postoi pas pak fotot në Facebook. Pas kësaj Asmoni e mori në telefon dhe e pyeti i çuditur.

-Po pse s’na more dhe ne të takonim Arditin.. Na ka marrë malli, kemi që nga ‘96-a që s’e kemi takuar.

-Ishte shumë bukur, i tha Thërmia. Ai po bën një këngë për fushatën me titull “Jepjani Grigjës”. Do jetë sukses i paparë.

4 komente në “Demokrati Thërmia shikon sesi Grigja merr më qafë Ardit Gjebrenë”

  1. Tak says:

    Na cat trapin me dumen e dakon te dy plera jan

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Kane dale
      andej nga kodra
      si dy shoqe
      si dy motra.
      *
      Nje si taterr
      nje si lastar
      qe te dyja
      qajne ne .ar!
      *

      1. sumqina says:

        hahaha fiks si taterr asht kjo grigja sa e shemtut .

  2. ivani i madh says:

    Tema po keta sikur kane dale xhiro dhe kujtojne vitet e rinisekur benin dashuri nga Curilat larg syve te njerëzeve .Ishin vite te bukura I thote Gjebrea e sa vite te bukura te tjera kam kaluar pas tyre se ke idene me ndertuese e pleq kush e vinte e kush e heq.Tani eshte ritur pjaca mund po pati fuqi ta perdore vetem Baca(Berisha)se Lulushi eshte kopil se nga mente eshte debil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje