Grigja i shpjegon demokratit Thërmia sloganin “Punë dhe dinjitet”

2 Maj 2015, 19:33Antena TEMA

Demokrati Thërmia i kishte zënë pritë që në mëngjes Grigjës. Kishin ndodhur gjithë ato ngjarje dhe nuk mund ta shtynte pa u sqaruar. E para donte të sqaronte incidentin në Shkozet dhe pastaj punën e sloganit.

Sapo Grigja u afrua, Thërmia e përshëndeti dhe i dha kurajo.

-Mos e rruj për ata të Shkozetit, se këtë punë kanë sa herë ka zgjedhje. Do ta bëjnë nja dy- tre herë për llogari të Dakos, po nuk u dha lekë ai, javën e fundit vijnë e bëjnë falas për ne. Ashtu e kanë zakon.

-Nuk di ç’të them, tha Grigja. Ishte diçka përtej imagjinatës që rezononte me një perceptim që kam në inkoshiencën time për gjenerimin e një profili dhune dhe që është geni i kriminalizimit….

-Mos e trash kaq shumë, tha Thërmia, se javën e fundit vijnë me ne. I kena falas. Vetëm po u dha noj lek Gjushi, po s’besoj. Se lësho lekun kollaj ai.

Tani dua të më shpjegosh pak këtë sloganin. Se du me bë propagandë në lagje.

-Dhe këtu kemi një problem, tha Grigja. Slogani im ishte “Drejtimi i duhur” për Durrësin. Dikush nga stafi jonë, ia raportoi këtë gjë Edi Ramës dhe ai e bëri slogan për PS-në. Kjo më detyroi të ndryshoj sloganin. Meqë ti je demokrat i vjetër, di gjë kush spiunon tek PS?

-Ça të them unë, tha Thërmia. Ne të vjetrit s’kena lidhje me PS-në. Ju të rinjtë që keni ardh, vini nga PS.

Dyshimi i parë është për Oerdin. Po qe se ka fol me mamanë në shtëpi, ajo s’e mban dot. Shkon e thotë menjëherë tek partia.

-Ua, çfarë thua ti, po unë Oerdin e kam mik!

-Jo mo i shkreti, dhe ai mik të ka, nuk është faji i atij, po meqë më pyete kush ka lidhje me PS-në.

E dyta pistë, mund të jetë ndonjë bisedë e jotja me këta mbështetësit e Gonit që janë afruar. Dhe ata s’e mbajnë dot, e çojnë tek PS.

E treta, duhet me pa këta të rinjtë që ke sjellë ti që kur ke ardh në Durrës, se ata s’i njof.

-D.m.th ti thua që ju demokratët e vjetër nuk keni spiunuar gjë, tha Grigja?

-Po ça të spiunojmë ne, tha Thërmia! Ne s’dimë gjë fare. Dhe kur pyesim Asmonin për ndonjë gjë, ai e bën me shenjë mos të bëjmë zhurmë, se po flet me Lulin. Ku dijmë gjë ne ça bëhet.

-Atëherë, tha Grigja, ky është problemi. Mua më vodhën sloganin. Kjo është një dëshmi që kjo qeveri pasi ka vjedhur popullin, tani po vjedh dhe opozitën.

-Vallai ke të drejtë, tha Thërmia. Kujdes se këta të vjedhin dhe burrin, dhe të dashurit. Janë të pangopur.

-Për atë punë le ta provojnë, tha Grigja, se i mund me zero, po s’kam ça i bëj sloganit që më vodhën. Tani më ka ngel në dorë ky slogan “Punë dhe dinjitet”.

Tani ti fjalën “punë” e kupton apo jo?

-E kuptoj, si se kuptoj, tha Thërmia. Në punë shkoj çdo ditë.

-Po pra, dhe fjalën “dinjitet” besoj e kupton. Është në kuptimin që njeriu duhet të ketë dinjitetin e vet, duhet të jetë krenar, duhet të mos detyrohet të bëjë pisllëqe për të mbijetuar. Boll me poshtërimin e njeriut.

-E kuptova, tha Thërmia. Tani më kujtohet që më tregove ça ke hequr ti, me biznesin tënd. U fute 25 vjeçe dhe mezi dole 35 vjeçe me përmbarim, me kredi të papaguara dhe çfarë nuk bëre që t’i paguaje. Ja këtij i them unë dinjitet, të mos dorëzohesh, të ruash dinjitetin pavarësisht halleve që të zënë.

-Këtë desha të të thoja, tha Grigja. Njeriu ka dinjitetin e vet në çdo rast. Nuk duhet të dorëzohet. Ekziston gjithnjë një shans. Ja dhe Durrësi që dukej sikur nuk kishte shans, tani e ka një shans. Më ka mua.

-E kuptova, tha Thërmia. Se s’po e kuptoja pse të lidhnin ty me cunamin. Tani jam i qartë. Të fitosh ti është njëlloj sikur Durrësi të përballet me cunamin. Cunami Grigja po vjen….Ah e kuptova. Tani po e mendoj se në Amerikë këtyre cikloneve u vënë emra grash, p.sh Katrina. Qartë, qartë e kuptova.

7 komente në “Grigja i shpjegon demokratit Thërmia sloganin “Punë dhe dinjitet””

  1. Emigranti says:

    Vangjushka kete here do t’i mbathe opingat.

  2. Tan Thermija says:

    o mero sa kam qesh me lot

    1. Tano e ka qare personazhin Mero! Por mesiguri ke futur dhe ti krijimtarine tende. Suksese

  3. mashtrusi prej Durrsi says:

    Shoqata e Mashtrusve Private (SHMP) mbeshtet fuqimisht nga 3 milionet antare qe ka dhe eshte e sigurt ne Fitoren e Gridhes.

  4. Aulona @ Fatma says:

    Kur Antena do te kete personazh kete Nastradinin e Edi Rames, i cili ka filluar fushatem elektorale me historite e shegertit te fiqve qe deklaron se u rrit dhe e bene Erjon Veliajn e Madh?

  5. Sh says:

    Incidenti ne Shkozet ishte i pregatitur nga Socialistet ,duhet te dini qe
    Vangjush Dako eshte cun Shkozeti ,kaq mjafton

  6. muço says:

    Pse nuk iu përgjigje Milaim zekës, o Mero?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje