Kunati, i shqetësuar nga dorëheqjet në Këshillin Bashkiak

6 Maj 2015, 19:55Antena TEMA

Lajmi se nja katër-pesë anëtarë të listës së Këshillit Bashkiak kanë dhënë dorëheqjen nga lista sapo e ka publikuar PD-ja, e tronditi Kunatin. Kjo nuk i kishte ndodhur kurrë. Që kur ishte njeri me pushtet prej vitit 2005, për çdo gjë që ai ka pasur në dorë, ka pasur vetëm oferta për t’u futur në lista dhe jo për të ikur nga listat. Në fillim ka pas bërë lista për të fut njerëz në punë në Ministri të Transportit. Askush nuk dha dorëheqje. Pastaj bëri lista për Ministri të Jashtme. Askush nuk i dha dorëheqjen. Pastaj bëri lista për Ministri të Brendshme. Askush nuk i dha dorëheqjen. Pastaj bëri lista për Bashki, askush nuk i dha dorëheqje. Kjo ishte hera e parë nga viti 2005, që njerëzit që ai zgjidhte, i japin dorëheqjen.

-Këta ose janë velur me pushtet, ose u vjen turp të jenë më në pushtet, tha me vete.

Filloi ta mendojë gjatë këtë punë dhe i rezultoi se atyre u vinte turp të ishin në pushtet.

Problemi ishte sesi t’ia thoshte këtë Lulit. T’i thoshte që këtyre u vjen turp të jenë në pushtetin tend, ai demoralizohej. Atëherë vendosi të fajësojë doktor Halimin.

-Me këtë listën e Këshillit kemi probleme, i tha, se gjithë këta emrat e njohur kanë dhënë dorëheqjen. Këta të panjohurit kanë shprehur kënaqësinë e tyre. Por unë mendoj se e kanë me doktor Halimin.

-Me siguri, tha Luli. Ndoshta janë gra që kanë lindur me të dhe kanë frikë se mos ua përmend në Këshill.

-Jo, jo janë dhe burra, dhe Kunati.

-Po njësoj është, tha Luli. Mund t’u kenë lindur gratë me të. E kemi këtë problem. Dhe thuaj të mos ia përmend çdo gruaje që takon, që ka lindur me të. Se sot ia kishte përmendur dhe një plake në Shën Mëri.

-Ke të drejtë. Do t’i them, i tha  Kunati. Të njoftova ta dish, që duhet plotësuar lista.

-Mirë, e plotësojmë, i tha Luli. Ka plot që duan të jenë, qoftë dhe kot.

-Dakord, tha Kunati. Tani duhet të kujdesemi pak dhe për fushatën, të bëjmë ndonjë debat dhe të vazhdojmë sulmet kundër këtij Erionit.

-Do flas me Doktorin, tha Luli. Kemi të dhëna që Erioni gënjen që i ka vdek babai. E ka fshehur për fushatë elektorale, që të thotë jam rritur jetim. Do t’ia nxjerrim.

-E kam pas si dyshim, tha Kunati. Dhe ne e fshehëm babain tënd për fushatë, po kishim babain tim kudo. Kurse ky s’ka asnjë.

-Gjëra të tilla duhet t’i themi, tha Luli. Me këto e shkatërrojmë. Po ashtu kemi të dhëna që Erioni nuk ka pasur fiq tek shtëpia, se e ka pas shtëpinë në pallat. Nëse është e vërtetë që ka shitur fiq, ai i ka vjedhur ata. Dhe këtë duhet t’ia nxjerrim.

-A shumë mirë! S’më kishte shkuar mendja, tha Kunati.

-Dhe një gjë tjetër, tha Luli. Mirë unë e ti që e bëmë shkollën në Holandë se kishte Xhafa lekët e Vebiut, po ai ku i gjeti lekët për shkollën në SHBA! Me siguri ai ka qenë i lidhur me Gjallicën, se nuk ka mundësi. Se ai ka qenë oficer dhe ky është djalë oficeri.

-Po, do ta shikoj, tha Kunati. Ja i mbajta shënim dhe do konsultohem.

Sapo doli jashtë, thirri Rulin për konsultim.

-Kemi këtë situatë, i tha. Duam ta sulmojmë këtë Erionin, po Halimi nuk del në debat, se nuk i mban mend akuzat. Duam ta sulmojmë këtë Dakon, po Grigja nuk del në debat se ka hall se i përmend lejet që ka marrë në Durrës. Si t’ia bëjmë?

-E thjeshtë, tha Ruli. Vëni Grigjën të bëjë debat me Erionin dhe Gjushin të bëjë debat me doktor Halimin. Nëse Grigja e mund Erionin, ajo është me e zonja se Luli dhe duhet të zërë vendin e Lulit.

-Po nëse Halimi mund Gjushin, pyeti Kunati?

– Po ndodhi kjo, atëherë Halimi të drejtojë dhe Maternitetin e Durrësit pas zgjedhjeve. Me fitim dalim. Ata Bashkinë, ne maternitetin.

2 komente në “Kunati, i shqetësuar nga dorëheqjet në Këshillin Bashkiak”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ehh o Mero
    Fort ja ngule
    Kunotit
    te shoqes Lule.
    *
    S’degjon Lulja
    nga nje thumb
    Ti e di mire
    Derri do plumb.
    *

  2. Anisa Kospiri says:

    Gopisti i NSHRAK ka shume te drejte pasi nga informacionet qe qararkullojne edhe bashkeshortja e atij kandidatit nentedhjetenentesh per kryebashkiak te Rilindjes qe ka shitur fiq ka bere nje operacion plastik nga poshte duke zvogeluar buzet e vagines….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje