Sot në mëngjes ma zunë kafen në grykë. Sapo shkova tek partia, në vend të Grigjës dhe Asmonit që gjej zakonisht, ishin mbledh lloj-lloj njerëzish, që i ishin turr Ristanit të shkretë. Ai u lutej, “më leni ta mbaroj këtë gotë tamam”, ata i ulërisnin në fytyrë.
U ula tek vendi im e s’po ndihesha.
E kuptova që në fillim, që po ziheshin për Këshillin. Në këtë parti sa mbaj unë mend nga 91-shi, për Këshillin bëhet luftë e madhe. O punë e rehatshme. Mbaro noj punë tate, e merr e ca lek qyl sa me pi kafe.
Ai që i bërtiste më shumë Ristanit, ishte njëri që thoshte “kam qenë 4 herë në Këshill, kush më hoqi, me ça kriteri…dua kriterin tani”, bërtiste.
Ristani i shkretë bënte të kapte gotën, ai i turrej në fytyrë.
-Lene gotën, më thuj kriterin…
Ristani i lutej t’i linte kohë të mendohej, se nuk e kuptonte qartë çështjen.
Pastaj erdhi radha e njërit që ulëriste se ishte zëvendësu me njërën që ka qenë dashnore e drejtorit të rëndësishëm në Durrës.
-Ai legeni s’ka fut emrin e vet, se e di çe gjen. Ka fut dashnoren, ulëriste.
-Po mirë mo burrë, pse merreni me llafe, tha Ristani. Varet si është kjo zonja, ç’rëndësi ka kë ka dashnor.
-Dua kriterin, i thoshte dhe ky. Më thoni me ça kriteri u hoqa. Ndryshe këtu do bëhet nami.
Ristani tentoi ta qetësonte se do interesohej, por ai nuk e linte as të çonte dorën tek gota.
Pastaj më agresive erdhi një grua që është militante e vjetër tek PD-ja. Tërë jetën komisionere.
-Po si s’u vjen turp, iu drejtua Ristanit. Ti dhe ai Asmoni, merrni mendt e kësaj që ka çarë përpara me dashnorë. Me ça kriteri më keni heq mua dhe më keni zëvendësu me dashnoren e deputetit. Më thuaj kriterin, të lutem. Ndryshe unë nuk iki këtej.
-Po prisni, tha Ristani, se më zutë frymën. Sikur do zgjidheni në sallën e Lordëve, tek Këshilli Bashkiak i Durrësit do zgjidheni. Të vij Asmoni dhe Grigja dhe e sqarojmë.
-Duam kriterin, duam kriterin që jemi heq, bërtisnin të mërziturit.
Unë po qeshja me vete në fund, i kënaqur që s’isha joshur kurrë të hyj në atë dreq Këshilli. Boll e kam komisioner.
Ristani për të shpëtu nga situata, më pa në fund të kafes dhe më foli.
-Po hë mo demokrati Thërmia, se ti je i vjetër këtu. Ça kriteri thonë këto mo burrë, ku di unë ça kriteri ka përdor Grigja për të bërë listën e Këshillit.
-Kriteri është i qartë, i thashë, po cilësia nuk di si është. Ti je specialist për cilësinë, verifiko atë. Kriterin ta thonë zonjat dhe zotërinjtë, ta them unë.
-Po cili është kriteri mo burrë, se më çmenët?
-Beno, a e mba mend më parë radhën e qumështit kur hynin një burrë, një grua.
-Po e mbaj mend, tha Beni.
-Ky kriter është përdor dhe në këtë rast, por është bo, një burrë, një dashnore deputeti, një burrë, një dashnore drejtori… e kështu me radhë. Ndaj janë mërzit robt, se nuk e kuptojnë që kjo është risia e Grigjës.
-Ah, e kuptova, tha Ristani. Dakord, po ta dëgjoj fjalën. Po verifikoj cilësinë.
Durresi me Grigjen ze direkt vendin e pare ne bote per kryetaren e bashkise me seksi.Jepi aty Grigja, hudhe m’toke Vangjun Dick’un.Si amerikone qe je ti e din se kujt i thone ‘dick’.Aty motra hudhe Dick’un nokaut.
Nuk besoj se funksionon ne te tilla seleksionime por gjithesesi te respektoj mendimin vetiak
Risia e Sumes esht dhe do jet te shk….sa me shum deri sa ti dali ai seni nga gopi te gojorja e saj e perdal.
Cfar nivel i ulet esht kjo durrsakja me kte emrin dhe mbiemrin e ndyr qe ka sic ka komt e shtremta dhe te trasha. Si breshk esht ta shpif.
Antena dikur ish nje rubrike interesante! Megjithate duket se qekur MB eshte ulur gju me gju me pushtetin, ka humbur lezeti i antikonformizmit dhe bashke me te edhe deshira per t’iu qepur pas te vertetes!
Ne po presim qe antena te kthehet disa dite nga Viladin Qyrku dhe hisorite e tij me fiq dhe sume? Apo i harroi TemA?!!