Letër shfajësuese e Zenit për kalin, qenin dhe tre macet

9 Maj 2015, 19:32Antena TEMA

Siç u njoftuat nga gazetat, unë gjendem nën akuzë për shkak të mos dërgimit në kohën e duhur dhe vonesën tre vjet të kalit, qenit dhe tre maceve në Suedi.

Me thënë të drejtën, ankesa është e drejtë. Unë kam premtuar se do t’i çoja për tre muaj, por në fillim më pengoi babai.

Ai më ka porositur të jem gjithnjë transparent dhe para se ta bëj këtë, më kërkoi nëse unë i kisha deklaruar ato në deklaratën e pasurisë.

Në fakt unë nuk i kam deklaruar.

Kjo krijonte disa probleme.

Problemi i parë është vlera e kalit, që është kal rrace, shpenzimet për mbajtjen e tij, shpenzimet për pistën e kalërimit, shpenzimet për veterinerin që e kontrollon dhe zooteknikun që e ushqen.

Pastaj vijojnë shpenzimet për qenin dhe macen.

Të gjitha këto unë nuk i kam deklaruar, pasi mendova se do t’i çoja jashtë.

Kur babi e mori vesh këtë, tha: “Në asnjë mënyrë nuk do t’i nisësh. Nëse ti i nis këto, vetëm shpenzimet e udhëtimit shkojnë 20 mijë euro, pasi duhet kontenier special, që duhet të udhëtojë një javë drejt Suedisë.

Kështu që ti nuk deklaron dot shpenzime rruge, se nuk ke deklaruar shpenzime blerje”.

Atëherë pashë ligjin dhe thoshte se unë jam i detyruar të deklaroj pasurinë 5 vjet pasi ka ikur babai nga qeveria. Kjo është dhe arsyeja që nuk po i dërgoj. Më kanë mbetur akoma dhe dy vjet. Pasi ta mbush këtë periudhë, unë shpresoj t’ia çoj, sipas fjalës që i kam dhënë.

Por, pikërisht këtu nisi dhe problemi.

Babi më tha, që pas një viti ne do kthehemi prapë në pushtet, pasi dyshja Rama-Meta janë të korruptuar. Ata jetojnë në mes të luksit, ndërsa populli nuk ka bukë të hajë. Unë e kam parë vet kur blej ushqim për macet dhe qenin sesi vuajnë njerëzit. Nuk kanë para të blejnë bukë thatë.

Atëherë nëse babi kthehet në pushtet dhe dyshja Rama-Meta ikin, pasi po varfërojnë popullin, unë përsëri nuk i çoj dot në Suedi këto kafshë. Por, ju betohem se nëse ndodh kjo, do bëj diçka që t’i hutoj fare fëmijët e mi. Do shkoj t’u blej gjithë Kopshtin Zoologjik në Suedi dhe do ta lë aty ku është, që fëmijët t’i kenë kafshët e tyre.

Kjo pra të dashur miq është arsyeja që ma ka penguar t’i çoj kafshët  shtëpiake në Suedi. Mosdeklarimi në formularin e pasurisë dhe transparenca, për të cilën babi im nuk të fal dhe kur të ka djalë, besoj janë arsye të mjaftueshme për të mos gabuar dhe të shkel në dërrasë të kalbur, që  të bëhem objekt hetimi nga dyshja kriminale Meta-Rama, që jetojnë mes luksit të shfrenuar dhe e kanë mendjen tek kali im, qeni dhe tre macet e mia.

4 komente në “Letër shfajësuese e Zenit për kalin, qenin dhe tre macet”

  1. liri kazazi says:

    shfajsimi si biri i te jatit

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      O Sali
      ke bërë djalë
      një kërriç
      hipur në kalë.

      *
      Mut i jati
      purthë i biri
      lojti banën
      nga fiqiri.

      *

  2. Selfo QORRI says:

    Vafanculo zeni bashk me turgofagosin .evgjiter

  3. Agim Cani says:

    …. o Enver , dil nga varri…tani del kerrici , me pare qe gomari…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje