Jari shpjegon përse e hoqi bustin e Skënderbeut

15 Maj 2015, 20:54Antena TEMA

Pas reagimeve të forta në shtyp rreth heqjes së bustit të Skënderbeut, ditën që erdhi presidenti Erdogan, Jari shpjegon arsyet përse e hoqi bustin.

Përmes një deklarate sqaruese për gazetarët, Jari shpejgon si më poshtë.

“Kam parë disa deklarata naive, që përpiqen të hedhin baltë mbi figurën e presidentit lidhur me një gjest protokollar për heqjen e bustit të Skënderbeut nga Pallati i Brigadave në pritjen e presidentit turk. Këto sulme vijnë në vazhdën e sulmeve që qeveria i bën presidentit, por që ju garantoj as më përkulin, as më përulin, as më përbuzin dot. Në traditën tone, është e sanksionuar qartë që mikut i duhen bërë të gjitha respektet duke mos e fyer në asnjë rast, ndaj dhe dua të bëj disa sqarime.

Së pari, unë nuk jam presidenti i parë që heq bustin nga Pallati i Brigadave kur vjen presidenti turk. I pari e ka hequr i madhi Sali Berisha, kur në Shqipëri erdhi presidenti turk, Turgut Ozal. Ai e hoqi bustin dhe i dha dhe një dash që e bëri kurban tek kolegji turk “Turgut Ozal” që është sot.

Më pas dhe presidenti Meidani ka hequr bustin kur ka ardhur presidenti Demirel. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, që dhe unë do ta bëja këtë punë.

Por, unë kisha një arsye më të fortë se parardhësit e mi. Presidenti Erdogan, praktikisht është shpallur një farë Sulltani në Turqi. Ai ka ndërtuar Pallatin e Sulltanit dhe e ka pasion periudhën e Perandorisë Osmane. Nga dokumentet turke që ne kemi kërkuar, rezulton se ata akoma nuk e kanë amnistuar Skënderbeun dhe vazhdon të jetë në fuqi Fermani që e dënon me vdekje. Ia kërkova presidentit Erdogan t’ia hiqte këtë ferman meqë është bërë Sulltan, por më tha se ka humbur shumicën ngaqë pjesëtarët e tjerë të Oborrit kanë vdekur.

Nga ana tjetër, Erdogani është i nxehur dhe me aftësitë e fryra të Skënderbeut. Ai thotë që Skënderebu ishte i shkurtër, madje më tha që “ka qenë më i shkurtër se ty”, (më i shkurtër se unë d.m.th). Kjo më bëri të ndihem mire, pasi kam një farë epërsie mbi Skënderbeun.

Ai po ashtu më tha që nuk na figuron fare në listat e jeniçerëve dhe rrezik ai ka marrë ndonjë diplomë false si jençier në atë kohë, pasi kishte një vend në Stamboll ku shiteshin. Po aty, mendohet se ka blerë dhe vulën false për t’u bërë zot i Krujës.

Pas gjithë këtyre fakteve, unë e kisha një farë detyrimi ta hiqja bustin nga Pallati  i Brigadave. Ai kërkoi të hiqej dhe nga “Sheshi Skënderbej” ose të mbulohej, por ishte e pamundur, pasi Basha nuk kishte beze. Atëherë vendosëm që ai të kalonte nga Unaza dhe të mos shkelte në “Sheshin Skënderbej”.

Gjatë bisedës mësova dhe një sekret, përse Erdogani ishte mërzitur me Doktorin. Ambasadori ynë në Turqi, i paska thënë një herë me krenari se Doktorin në Shqipëri e thërrasin Skënderbe militantët e tij.

-Ashtu qenka, kishte mbledhur buzët Erdogani. Më është dukur pak si edepsëz në fakt, por tani po e kuptoj të vërtetën. Dhe që atëherë nuk i foli më, pasi Doktori i kishte dalë fjale për një muhabet me Palestinën.

Në fund, kur u ndamë shprehu disa rezerva dhe për mua.

-Në dosjen që më ka përgatitur Ministria e Jashtme më tha, ka shkruar mes të tjerash se presidenti Nishani është një adhuruesi yt i madh dhe mustaqet i mban në formën tënde. Më vjen keq që po të shikoj pa mustaqe. Nuk di a ka lidhje me mua, pra ke ndryshuar mendim për mua?

-Në asnjë mënyrë zoti president, i thashë. Thjeshtë ma kërkoi vajza t’i hiqja se e tallnin shoqet në shkollë dhe gruaja, se bezdisej çdo mëngjes duke mi krehur. Nuk ka lidhje fare me ju.

-Epo të kam thënë mbaj oborr të madh. Një sulltan nuk merr mendtë e gruas dhe vajzës, më tha.

E pashë që i ngeli qejfi, por më iku mendja, se kisha vënë një palë false sa për një ditë.

 

10 komente në “Jari shpjegon përse e hoqi bustin e Skënderbeut”

  1. GAMORI says:

    O KAFSHE SHQIPTARE

    QE PILLNI EDHE TE TJERA KAFSHE

    QE NUK DUHEN PER HICGJEKAFSHE

    DHE JENI TE PJERDHUR TE SHURRUAR

    KUR GJITHE BOTA I KA PRESIDENTET TE DITUR E TE LEXUAR

    NE I KEMI GOMERE TE LIQ E TE SHVLEFTESUAR

  2. Artan from Montreal says:

    Si mundet qe kjo kafshe te jete president i Shqiptareve ?

  3. Spiro says:

    Aq tmerr e kane Ramen analistet e Zones se Lire te yshtur e te terhequr per hunde nga Can shkerdhata , sa qe kur u fol per viziten e Erdoganit ne Tirane ,nuk u kishte rene ne sy nje veprim i dy kraheve te politikes shqiptare . Nishani pa mustaqe , aq shume u tremb nga Erdogani sa e hoqi Skenderbeun nga salla e pritjes . Turpi te mbulofte , o presidenti sakat nga trupi dhe nga truri .
    Ndryshe ndodhi ne pritjen e Rames .Ne sfond edhe Skenderbeu , edhe Ismail Qemali . Bravo ,Edi ! Por Shkullakut , me grimasa te shpifura ,fytyra e te cilit te kujton ate bajgen e njome qe ben lopa ne mengjes ,kur ha bar te njome , i intereson vetem te ” shpartalloje ‘ Ramen . Ndersa Zheji ,si skile qe eshte e qe ne dhjete fjale qe thote , nente s’ i merren vesh ,kur flet sikur pertyp zhavor , behet edhe me i shpifur nga nje dore kerkon ta mbaje ne revani ,tjetren ne bakllava . Specie fluger !

  4. Jari Nishani te eshte sakatu menja,me keq se dora.Dhe kur shoh shqipfolsa qe afhurojne turkun dhe mustaqedhjemin Erdogan me vjen turp qe jam shqiptar.

  5. kingu says:

    O zot ca idiot president kemi ne.o idiioooooooooooooot.

  6. Para Laci says:

    Ca po na degjojn veshet… vjen sulltani dhe i thot presidentit tone hiq skenderbeun nga sheshi i vet… kulmi… domosdo qe skenderbeu ka qen i madh dhe sultani e din mir kte prandaj sdon ta shohi me sy se mos te kishte qen i madh sdo ja hante fort sulltanit te ri.. turp o president i shqiprise e lejove sulltanin te tallej me heroin tone kombetar. Pse nuk i the sulltanit se ne kemi heronjet tone dhe ti sulltan ke te tuajit apo kishe frike se te hiqte koken… mjer shqiperia.

    1. Para Laci says:

      Edhe sot e ksaj dite ja qorron syte sulltanit te ri gjergj kastrioti.

  7. ilia says:

    Asnje marredhenie me turqine, armikun shekullor,…kush nuk pranon Gjergj Kastriotin, nuk eshte shqiptar, te mos shkele kembe turku ne Shqiperi, pa kerkuar falje dhe pa demshperblyer per 500 vjet genocid ndaj shqiptareve,

    ky nuk eshte me president

  8. Edepsez ti edepsez kush tvuni duro dhe pak se do t’hy druni

  9. Caci says:

    Nji tradheti kombetare te mohosh Heroin Kombetar Skenderbe se, na erdhi Sulltani i Ri i Turqise. Dhe i VDEKUR para 5 shekujve, ju kall tmerrin turqve qe, sot na quajne vellezer.E leme ate fare presidenti qe, na e ka ber dhurate Sala. Po vete Sala qe, nuk le breke grash pa kritikuar, si eshte e mundur qe, nuk eshte prenoncuar per kete akt te rrende kriminal? Po s’ka se si kurr ai me shqiptaret eshte sjell me keq se jeniceret e Sulltanit duke i masakruar, djegur, ufenduar, ashtu si jane kane vepruar shume pushtues te huaj. Eshte koha qe Drejtesia neper mjet veprimtarise se saj te shofi dhe veprimtarite protokollare te ketyre lloj udheheqesish qe per interesa klienteliste e lavdi personale, kane shitur dhe shesin trje, ujra, pasuri kombetare dhe nji dite mund te shesin veten me gjithe familjet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje