Letra e hapur e Fevzos, drejtuar ministres së Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka pasur shumë reagime në Maqedoni. Duke u vendosur dhe në kontekstin e emisionit, shumë shqiptarë janë irrituar me ato që kanë dëgjuar dhe sidomos me faktin që emisioni nuk kishte lidhje fare me atë që kishte ndodhur. Por, letra e hapur e Fevzos bëri punën e vet.
Pas këtyre reagimeve, Fevzo vendosi t’u shpjegojë fansave të vet përse e shkroi atë letër.
“Në të vërtetë isha matur të shkruaja dhe më parë për të, por më është dukur një njeri pa rëndësi, që nuk ia vlen të ulesh të shkruash. Mbaj mend në vitin 2001 kur u bë Marrëveshja e Ohrit, më thirri presidenti i asaj kohe i Maqedonisë, Trajkovski dhe më pyeti si rregullohet kjo punë.
I thashë, për mendimin tim Ali Ahmeti e ka gabim me këtë UÇK-në, pasi do t’i prishë punë Arbën Xhaferrit që është në qeveri. Me sa di unë, Arbëni është rilindasi i fundit që ne kemi dhe po e hoqëm nga qeveria ngelemi pa rilindas. Presidenti më kërkoi ta mendoja dhe një here, të vinte dhe Ali Ahmeti në takim. Pasi u konsultova me Solanën, që në atë kohë kishte raporte të përditshme me mua, menduam që ishte mirë të merrte pjesë dhe Aliu. Por i vura kusht, që të mos merrte me vete portretin e Enver Hoxhës. Aliu u nxeh dhe më tha të të vijë turp që injoron rolin e shtetit shqiptar, se ne luftën çlirimtare e kemi bërë, bazuar në emisionin e famshëm “Heroizmi i Popullit në Shekuj” që transmetohej çdo të diel në orën 12:00. E mbanim shënim, e konspektonim, se e dinim që ishin direktivat që na jepte shoku Enver me radio. Që kur erdhët ju demokratët, na e hoqët atë emision me aq vlera.
Ishte i pandreqshëm, sidoqoftë e lejova të shkonte në Ohër ku u firmos marrëveshja.
Atë luftë e mbylla pa shumë viktima dhe më vonë u kam kërkuar vazhdimisht të zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Nuk më keni dëgjuar, ose e keni zbatuar formalisht. Për këtë ka përgjegjësi Ali Ahmeti, se partia e Arbërit nuk ka fituar asnjëherë dhe nuk ka përgjegjësi.
Kur u bë Ivanovi president, i thashë të hiqte dorë nga këto budallallëqet e Gruevskit për Aleksandrin e Madh, për Nënë Terezën etj. Më tha janë historia jonë, nuk mund të heqim dorë. Atëherë mbaj mend, i thashë Barosos mos u merrni më me Maqedoninë, se ata nuk bëhen shtet.
Gruevski ka qenë një njeri mediokër, këshilltar i Millosheviçit për ekonominë gjatë embargos, që e futi Serbinë në krizë. Nuk kam besim tek ai. Ka kërkuar disa herë të vijë në emision, po i kam thënë se s’kemi kohë.
Sa i takon Jankullovskës, kjo është nivel ordiner, banal. Kjo plasi të vijë në emision tek unë, por nuk e kam lejuar kurrë.
Letrën e hapur e bëra, i nxitur nga dëshpërimi i shqiptarëve, të cilët duket sikur nuk kanë më udhëheqës dhe nuk ka kush t’i mbrojë. Ata dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, duhet ta dinë se unë jam pranë tyre dhe do të jem i gatshëm t’i mbroj në çdo moment, për çfarëdo halli që të kenë. Ata duhet të dërgojnë sms në emision dhe të bëjnë kërkesat e tyre dhe unë do t’u dal zot. Unë nuk mund t’i lë shqiptarët rrugëve për shkak të Aliut e Menduhit. Në çdo kohë, në çdo rrethanë dhe në çfarëdo pozicioni që të jenë, ata kanë një derë hapur tek unë, pasi dhe gjyshërit e mi kanë qenë shumë të lidhur me Maqedoninë. Tre gjyshër të mi ishin pjesëtarë të Kongresit të Manastirit, i katërti vrau me atentat dibranin Halit Lleshi që paguhej nga Serbia, i pesti ka pas bërë pazarin në Kërçovë etj.
Për këtë arsye, desha t’i shkëpus njëherë e mirë raportet me Jankullovskën, duke ia prerë rrugën dhe shpresën se ajo mund të vijë ndonjëherë në emisionin tim. Kurrë sa të jem, edhe sikur të fitojë prapë zgjedhjet”.
Palo-emisioni “opinion”,qe ne te vertete meriton te quhet seance opiumi,dje,ne temen kushtuar ngjarjes se Kumanoves,per “merite” te Fevzos-per nga rremuja dhe konfuzioni-ngjante si dy pika uji me rremujen,hutine dhe paqartesine e vete ngjarjes tragjikomike te Kumanoves,qe Fevzo mavria kishte marre persiper ta ndriconte!!!….
Emision skandaloz. Shqipet e Maqedonisë ishin në sfond ndërsa Fevziu me broçkulla dhe me shkop la të flisnin vetëm analistët tanë. Fevzi niveli yt në emision ishte skandaloz. Kështu ndodh kur të hy vetja në qejf.
Ai nuk eshte emision skandaloz por biles shume i arrire.Sado qe e shajme ne fund te gjithe vetem aty i kemi syte.Une edhe emisionin ne fjale e pashe,panel qe duhej te ishte vertet i zgjellur por ama askush spo dinte nje gje te sakte per kronologjine e ngjarjes.Sa per letren e hapur ishte nje bombe ne vendin dhe kohen e duhur.Bravo Blendi
Bravo Fevzi, si shperblim do te japim nji pal parruke ahahaha:)
Po cfare i plasi Fevzo ne fyture kesaj ministres maqedonase o njeres? Po kujt i ruhet per kete koranin e Myzeqese o shoku. Po me mendte eBlendi Fevziut njerezit nuk shkojne as ne hale jo me per gjera te tjera!
I papare sidomos paragrafi i fundit eshte nje perle e vertete :))))))))))))Po qesh me lot:)))))) hallall djema
QE JA BERI MIRE ASAJ DUKE E QUAJTUR INJORANTE,BRAVO I QOFTE,PAMVARESISHT SE AJO E PREKUR NGA CILESIMET E FEVZIUT U PERGJEGJ ME IRONI DHE KUNDRASULME ,SI DHE NJE TONI TALLES.PARA LETRES SE FEVZIUT AJO NUK PASKA NJOHUR INTELEKTUAL TJETER SHQIPTAR .VETEM ARBEN XHAFERRIN PO TE QE NE GJENDJE TA NJIHTE SDUHEJ TI FUTEJ POLITIKES .NGA PEGJIGJIA ESAJ DUKET QARTE SA PESHON.MJERE SHQIPTARET QE NUK MBESHTETEN AS TEK TEK TE VETET PALE TEK JANULLOVSKA ,ZAEV E GRUEVSKI.A NUK QE PARTIA E ZAEVIT AJO E KOHES SE LUFTES NE VITIN 2001?TANI,QE KJO PARTI SULMON GRUEVSKIN NUK I DIGJET PER SHQIPTARET,POR PER TE MARRE PUSHTETIN DHE DO TE VAZHDOJE MASAT SHTRENGUESE NDAJ SHQIPTAREVE,NJESOJ SI TE TJERET.SHQIPTARET E MAQEDONISE I KANE HUMBUR SHPRESAT PER PROSPERITET SHOQEROR.SHKOJNE NE XHAMI IFALEN ALLAHUT.ALI AHMETE GEZON MIQESINE ME GRUEVSKIN ;THACI ME SHEFIN E SIGURIMIT MAQEDON DHE JETOJNE ATA MIRE DHE NE ”ME MIRE SE ATA”.
Eshte e vetete qe sic thote qerosi gjyshi itij ka vrare Halit lleshin ne diber kur ishte prefekt atje haliti ishte vellai i Haxhi Lleshit por mbas nje viti gjyshi i qerost e pagoj me koken e tij nga dora e atentatoritKajo Karafili prane viles me te bukur qe ka pogradeci ne qender te qytetit prane turizmit te vjeter dhe sot kete vile (diur ajo ka qene shkolle,muzeum etj) e zoteron Fevzua duke i vene emrin e tij IBLEON E KA KETHYER ne hotel me 4 yje vetem per te bere qejf se qerosi sic dihet nuk ka nevoje per para.Sa i perket epitetit qe i vuri dikush duke e quajtur KORAN myzeqeje i them se KORANI jeton vetem ne dy liqene ate te POGRADECIT dheBAIKALIT DHE ASGJEKUNDI tjeter kurse qeros fevzo eshte nje derr KRAPI nga mocali, blata(keneta)e STAROVES POGRADECIT pra fevzua eshte Starovar i Poradecit por qe per 1/2shekulli u fsheh nga nami i bukur qe kishte soji itij sic e thote edhe vete (dhe me vjen mire qe e pranon vrasjen e halit lleshit) kurse sa mori pushtetin komunisti berisha ju ngjit si ai pas kepuces duke vajtur deri ne johanesbruk ku internistoj mbretereshen princin dhe stanin e qeneve te Lekes prandaj mos kujtoni se qerosi eshte nga Lushnja por Krap nga Starova e Pogradecit.