Jankulovska i dërgon dorëheqjen Fevzos

13 Maj 2015, 20:00Antena TEMA

Lënda: Dorëheqje nga posti i ministrit të Brendshëm të Republikës së Maqedonsië

Drejtuar: Zotit Blendi Fevziu, Opinion TV Klan, Tiranë

Për dijeni: Kryeministrit të Maqedonisë, zotit Gruevski.

I nderuar zoti Fevziu!

Lexova me shqetësimin e duhur letrën tuaj të hapur që më kishit drejtuar pas maskarës së Kumanovës. Ngjarja e Kumanovës do të lërë gjurmë të thella në ndërgjegjen time dhe kjo mes të tjerash, falë dhe ndriçimit që ju i bëtë kësaj ngjarje përmes letrës suaj.

Unë kam qenë e pavetëdijshme, që i kam lënduar shqiptarët kur kam thënë se kemi të bëjmë me kafshë pylli, pasi kurrë nuk më kishte shkuar në mendje, që ky komb mund të lindte dhe të rriste intelektualë të kalibrit tuaj. Pasi lexova letrën tuaj, më shumë sesa për masakrën e Kumanovës vendosa të japë dorëheqje për keqkuptimin që kam pasur mbi nivelin e popullit shqiptar. Një popull që lind intelektualë të tillë, meriton të respektohet gjithë jetën.

Sikurse jam informuar pas letrës suaj të hapur, ju shquheni për një intelektual antikonformist, që nuk pajtoheni me asnjë qeveri në vend dhe në rajon dhe që sulmoni pa mëshirë këdo që shkel ligjin. Ju dhe televizioni juaj siç më njoftuan, janë modeli i respektimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe mungesës së konformizmit me çdo pushtet. Dhe kur këtë e keni bërë në vendin tuaj, nuk keni pse mos ta bëni dhe me vendet fqinjë.

I vetmi merak që kam nga sulmi juaj, është se dua të di, duke ikur për në shtëpi, se pse në rastin e Maqedonisë ti zgjodhe për të më sulmuar mua. Ju jeni një intelektual jo konformist, që zakonisht sulmoni kryeministrat, sidomos kur ikin nga pushteti. Ma shuaj një kuriozitet. Me kë ke folur që e përqëndrove gjithë sulmin mbi mua, me Aliun apo Menduhin? Se njëri është mik i Gruevskit, e tjetri i shefit të Shërbimit Sekret. Meqë dhe shefi i Shërbimit Sekret po ikën bashkë me mua, me siguri të ka këshilluar Aliu, duke të thënë që uji nga Gruevski rrjedh i pastër, por e turbullon ajo gruaja poshtë.

Ma shuaj këtë kuriozitet se është hera e parë ne jetën tënde që ti cedon dhe godet mbi njerëz pa shumë pushtet, pasi zakonisht ti godet në zemër pushtetin. Siç më kanë thënë, nuk ka gazetar më të ashpër se ty me kryeministrat, sidomos kur ata ikin nga pushteti. Në rastin konkret, unë shpresoj se nëse Gruevskit nuk i mbajnë këmbët ti ta sulmosh, por se kuptoj pse u përqëndrove tek mua.

Unë u preka seriozisht nga argumentat e tua dhe sidomos nga fakti që ti nuk kishe respekt për mua. Këtë nuk ka guxuar të ma thotë askush publikisht. Ishte pikërisht ajo frazë e rëndë që më detyroi të shkruajë këtë letër dhe të iki në shtëpi. Si mund të rri unë ende në detyrë, kur një intelektual antikonformist, kritik i gjithë qeverive të mos ketë respekt për mua. Më mirë e qetë në shtëpi, sesa e alarmuar në pushtet me një mungesë të tillë respekti.

Duke u larguar nga kjo detyrë, do të isha lutur të bëje dhe një letër të hapur kundër disa personave të tjerë që po i shpëtojnë dorëheqjes. Ata janë shefi im i kabinetit, shoferi im, shoferi i shefit të Shërbimit Sekret, një sekretare e Gruevskit që na çon emailet, banakierja e klubit të Kryeministrisë që dëgjon krejt bisedat dhe ka pas mundësi të njoftojë ty për situatën si dhe shefin e IT së Kryeministrisë, që ka ndërmjetësuar disa biseda të Skype të disa “luftëtarëve” me Gruevskin. Nëse ma bën dhe këtë shërbim, iki e qetë. Për Gruevskin jam e qartë, se ke me e bë copë pasi të largohet.

Me shumë respekt

E jotja, Gordana Jankulovska

5 komente në “Jankulovska i dërgon dorëheqjen Fevzos”

  1. Qytetari says:

    Me duket e ka me te futme Bledi ndaj kujdes se te rruan koken kjo.

  2. vang says:

    NUK KISHTE RRUGE TJETER .SHPERTHEU NE IRONI.HEDH DORASHKEN DHE FTON FEVZIUN NE “”BETEJE””,DUKE E AKUZUAR PER LIDHJE ME PERSONA NGA QEVERIA GRUEVSKI.MASHTRON KUR THOTE SE DHA DORHEQJE NGA MUNGESA E RESSPEKTIT DHE NUK PRANON SE I KA HYRE FRIKA NE PALCE.SI MINISTRE E BRENDESHME MUK MUND TE PARASHIKONTE PASOJAT E LOJRAVE ME ZJARRIN??

  3. Karafile Xoxa says:

    Antena sot eshte ekselente. Fevzua me bemat e tij mendoj se ia kalon edhe Nastradinit, ndaj vazhdoni keshtu.

  4. Beni says:

    Brilante ! Fine ! E jashtezakonshme ! Fevzi , je vene ne kendin e turpit nga sarkazma e Meros Ta hoqi bojen !

  5. detari says:

    Hipokrite deri ne palc.Nuk i bekan pershtypje vrasja e qytetareve te pafajshem, por kritika e fefziut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje