Ali Ahmeti: U kam bërë thirrje mbështetësve të partisë sime të bojkotojnë protestat në Shkup, pasi ato nuk përfaqësojnë idealet tona. Siç ka thënë shoku Enver, revolucioni duhet të fitojë, duke filluar të këpusë hallkën më të dobët, kurse këta duan me këput hallkën më të fortë, që është dosti im, Gruevski.
Po ashtu, siç e kemi mësuar dhe dëgjuar në emisionin “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” që transmetohej çdo të diel në orën 12:30 minuta në Radio Tirana, në krye të demonstratave të tilla duhet të caktohej dikush me flokë kaçurrela, me ballin lartë, me flamur në dorë, që duhet të vritej. Kështu ka ndodhur me Koçi Bako, Mine Pezën etj. Ata nuk kanë vrarë deri tani askënd dhe kjo tregon se është protestë e dështuar.
Po bazuar në mësimet e shokut Enver, armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se armiku i jashtëm dhe sot ka qenë dita të kuptoj, se në radhët tona ka një armik të rrezikshëm. Revizonistja Ermira Mehmeti, e cila duket se ka rënë pre e propagandës borgjeze- revizioniste gjatë udhëtimit të saj në SHBA, ka deklaruar se mbështet protestat dhe është kundër qeverisë. Siç na ka mësuar historia dhe shokut Enver, i kanë dalë plot gra tradhtare si Liri Belishova, Liri Gega, Fiqiret Shehu etj. Por atyre duhet t’u tregojmë vendin.
Së fundi dua të theksoj, se ditët demokratike që ata propagandojnë janë të rrezikshme dhe synojnë mbi të gjitha të eleminojnë sekretarin e Parë të Partisë, d.m.th mua. Këtë nuk do ta lejojë kurrë populli.
Menduh Thaçi: Ky Zaevi është pis burrë, s’bën me i shku pas. E thirra në kafe. I thashë, a don me të ndihmu?
-Po, më tha.
-Atëherë me siguri që ke ma ia q.. nënën Ali Ahmetit, i thashë.
-Jo, tha, se më duhet dhe ai, ndryshe s’e mundim Gruevskin.
-Atëherë s’kam me të ndihmu, i thashë. Unë të ndihmoj ty me mund Gruevskin, ti më ndihmon mua me mund Aliun, se vetëm s’po ia dal dot.
-Nuk pranoj kurrësesi, tha.
-Atëherë shko vet, i thashë, s’na ke nga pas.
Pastaj mora në telefon Gruevskin.
I thashë po ta jap dorën dhe një herë, meqë i kam dhënë fjalën atij dostit tim, që do jem me të deri në vdekje. I thashë Zaevit, s’kam punë me ty e s’ia ha fjalën Gruevskit. Ai më ofroi 5 milion euro, po unë nuk u shita. I thashë, po të jetë për para, më jep Gruevski më shumë.
-Mirë ia paske thënë, tha. Do flasim. Po ai Edi Rama çfarë të tha në Pogradec?
-Desh me fitu pikë në Pogradec me mu, se i kanë punët keq në Bashki dhe e dinë se po të shkoja unë, fitonin. Por nuk e hëngra atë. Piva një kafe, e pagova vetë dhe ika. Deshtën me më ul në tavolinë me këta laperat e tjerë.
-Mirë ia paske bërë, tha. Nuk duhet me ndërhy në punët e brendshme të një shteti tjetër dhe ata s’duhet të ndërhyjnë në punët tona.
Pas Gruevskit e mbylla dhe mora Ramushin në Kosovë. I thashë e kallëm Maqedoninë me atë rrëmujë që bëmë në Kumanovë.
-Mos bre, tha, se përgjohen telefonat.
-Hajt mos ta ndin, i thashë, s’kanë ça me të bë. Po je keq, eja në Tetovë. S’kanë çfarë të na bëjnë.
Në fund vendosa të marr Fevzon në Tiranë e t’i lutem t’i bëjë një letër të hapur dhe këtij Zaevit, e t’i thotë si mund të rrëzosh qeverinë pa e pas dhe Menduhin në krah. Në vend të tij më doli sekretarja dhe më tha ma lër porosinë dhe zoti Fevziu do të të kthejë përgjigje. Aty desha me vra veten.
Edi Rama: E pashë atë mitingun. Shumë i mirë qe. Atë foninë e kanë pak keq ata, s’dinë ta intonojnë dhe kamerat i kishin vendos keq. Po mirë ishte. Kishte njerëz.
Isa Mustafa: Po mirë vallai. Boll njerëz kish, po ne s’mujmë me i ndihmu se e kemi miratu një ligj që ndalohet me luftu jashtë Kosove, se dënohesh.
Po tallni trapin me lexuesin? Apo ky artikull eshte shkeputur nga rubrika “Mero Baze dhe pasioni i tij per aktrim”?
Te pakten cilesojeni kur perdorni satiren!!
Shume e bukur! Ironia perputhet me realitetin.