Demokratin Thërmia e thirrën sot për të qenë vullnetar në fushatë. Asmoni e njoftoi që dje në mbrëmje, se i kishte ardh më në fund dita t’i shërbente vullnetarisht Grigjës një ditë.
-Çfarë detyrash kam, e pyeti Thërmia?
-Kollaj e ke, i tha Asmoni. Do jesh shofer sot. Do ndjekësh Grigjën me fuoristradën e saj duke ecur pas një autobuzi.
-Po pse më zgjodhët mua, tha Thërmia?
-Po ty të kena të kujdesshëm si shofer, i tha Asmoni, se ajo ka makinë të shtrenjtë 50 mijë euro. Me ia dhënë noj shoferi tjetër e gërvish dhe na bën telashe. E ka dhe merak, se e mba pastër. Brenda nuk do të hypin lloj-lloj njerëzish. Na la porosi që shoferi të ketë bë dush, të jetë i parfumosur dhe i pastër. Ty të kemi për kështu gjërash. Dhe mbi të gjitha duhet me e mbajt makinën ndezur, që kur të hipi ajo, të jetë e freskët dhe e pastër.
-Po mire, tha Thërmia, punë të lehtë më paskeni zgjedhur.
-Atëherë do bëjm kështu, tha Asmoni. Ti do marrësh makinën e Grigjës, do shkosh të marrësh gjyshen e Grigjës në shtëpi, do vini tek tregu, do zbresësh gjyshen, aty do presi Grigja, që do bëjë sikur bën pazar me gjyshen, pastaj do marrësh gjyshen ta hipësh në fuoristradë, ta çosh dhe do shkojmë tek stacioni i autobusit.
-Po gjërat që do blejmë në treg, tha Thërmia.
-Leri ato, hudhi në ndonjë kosh, se s’na duhen. Është kot. Tani e lamë që do shkojmë në një stacion autobusi. Aty do zbresi Grigja nga fuoristrada dhe do hipi në autobus si pasagjere dhe do ulet në një ndenjëse. Ti do ndjekësh autobusin me gjyshen në fuoristradë. Do shkosh pak më parë tek stacioni i radhës. Aty do zbresësh gjyshen dhe do ta hipësh në autobus. Aty do jetë Grigja. Ajo do bëjë sikur nuk e njeh gjyshen dhe do të çohet t’i lirojë vendin. Ne do ta filmojmë. Pastaj ti do ecësh tek stacioni i tretë. Aty do zbresi Grigja me gjyshen. Ti duhet ta kesh fuoristradën e ndezur dhe me kondicioner. Aty do hipi Grigja me gjyshen. Do çoni gjyshen në shtëpi dhe ti do biesh Grigjën tek partia. Këtu mbaron puna.
-Jam i qartë, tha Thërmia. D.m.th do bëjmë sikur do blejmë në pazar, pastaj do bëjmë sikur do hipim në autobus, pastaj do bëjmë sikur do ikim tek partia.
-Po, i tha Asmoni.
-Jam shumë i qartë, i tha Thërmia. Pyete pak Grigjën ça parfumi burrash preferon, që mos ta bezdis kur të hipi brenda.
-Vallai, më vje zor, tha Asmoni. Po të pyes ndonjë nga këta të Tiranës, se ne nuk hedhim kurrë parfum.
Ashtu siç ishte, i vetmi numër që iu kujtua ishte ai i Rulit.
-Ore, ça parfumi burrash pëlqen Grigja, se ashtu e kemi një problem, i tha Asmoni?
-S’di ç’të them djalo, i tha Ruli, por di që s’para pyet ca parfumi përdor, por sa lekë ke.
FUTJA KOT GRIDA ESHTE E FITUAR NE DURRES
Me Grigjen tani u ngopem, madje sot na e beri peshqesh edhe Rudina Xhunga, por na sillni ndonje histori nga Erjon Veliaj, duke shitur fiq, duke emigruar maleve te Pindit dhe me pas duke pastruar boren me borepastruese?!
baxhella katunare me komet si taterr,fytyr e urryme