Pas disa akuzave që janë bërë në adresë të doktor Halimit në fushatë, rreth të shkuarës së tij si biznesmen shëndetësie dhe drejtor Materniteti, Kunati u shqetësua dhe thirri në konsultë doktorin dhe disa drejtues të PD-së për të marrë qëndrim publik ndaj tyre.
Kunati kishte bërë listën e akuzave dhe për secilën prej tyre, kërkonte mendim nga doktori dhe të tjerët.
Në fillim Kunati tha se duhet një përgjigje e shpejtë ndaj akuzës që i bëhet doktorit se ka marrë krevatët e maternitetit dhe i ka çuar në klinikë private.
Fjalën e kërkoi i pari Doktori.
-Tani kjo është një akuzë qesharake dhe duhet ta hedhim poshtë. Kur një akuzë hidhet poshtë, pastaj përgjegjësia është e atyre që e kanë bërë.
Ajo që unë dua të them, është se qëllimi im është që çdo grua të ndjehet njësoj si në maternitet, dhe në klinikë private. Meqë më është dhënë kjo mundësi, unë i kam dhënë prioritet pikërisht barazisë mes privates dhe publikes dhe kushteve të njëjta në të dy klinikat. Kështu, nëse një grua vjen paradite në Maternitet se e kanë zënë dhimbjet po aty ka shumë radhë, unë e ftoj të shkoj tek klinika ime. Por, tani kur vjen aty, nëse krevati që ulet është i ndryshëm nga i maternitetit, atë e kapin dyshimet. Ajo mund të thotë me vete, “ore ky është doktor apo nuk është doktor fare”. Ja, kjo është e gjitha. Për ta shmangur këtë dilemë të grave në nevojë, unë thjesht çfarë kam blerë për maternitetin shtetëror, kam çuar dhe tek klinika private. Në vend të më falenderojnë për këtë, ngrejnë akuza bajate.
-Shumë qartë e the, tha Kunati. Është mirë mos ta sqarosh fare në publik këtë gjë.
-Unë mendoj që Doktori ka qëllim të mirë që gratë të ndjehen si në shtëpinë e tyre, tha Ruli, por kjo i shton përgjegjësinë, pasi duhet t’u duket dhe doktori si burri. Prandaj unë them më mirë mos ta kesh këtë si qëllim doktor, i tha.
-Dakord, tha doktor Halimi, por thjesht sa për t’u sqaruar ua thashë, se nuk i duroj dot akuzat.
-Dakord, kështu e lëmë, tha Kunati. Kalojmë tek akuza tjetër. Të akuzojnë se nuk jep mendimin tënd për 21 Janarin, për Gërdecin, për Rrugën e Kombit etj. Çfarë mendimi ke?
-Po për ato ka fol drejtësia dhe kur flet drejtësia, nuk ka pse të flasë dhe unë, tha Doktori.
-Shumë mire, tha Kunati. Ja më në fund dhe një përgjigje të qartë. Si mendon ti zoti Ruli?
-Unë mendoj që doktori ka të drejtë në parim. Ka vetëm një problem të vogël. I duhet shpjeguar se drejtësia nuk është si mjekësia. Gabimet e mjekësisë i mbulon balta dhe harrohen. Gabimet e drejtësisë, i mbulon paraja dhe zbulohen prapë kur mbarojnë ato.
-Kalojmë tek akuza e fundit, tha Kunati. Të akuzojnë se nxjerr muhabetet e klinikës në pazar dhe ke vënë në siklet gratë. Si duhet t’u përgjigjemi?
-Ky është një mashtrim, tha Doktori. Ky është profesioni im. Për shembull, nëse një bujk takohet me një blegtor, njëri do flasë si rriten delet, tjetri si rritet gruri. Unë tani s’kam pse dal nga vetja. Do flas për punën time.
-Dakord, tha Kunati, por kemi një problem me gratë e PD-së. Unë u kam caktuar një grafik të vijnë në fushatë dhe nuk pranojnë. Thonë që kemi frikë se na përmend si kemi lindur dhe na vë në siklet. Kështu që kemi një problem këtu.
-Ka një zgjidhje, tha Ruli. Këtyre grave u duhet thënë më mirë të shkojnë vetë pas doktorit dhe ta durojnë atë pjesën kur u tregon sesi kanë lindur, sesa ta lënë të humbasi zgjedhjet e ta kenë prapë doktor në maternitet.
po ik o gafanjoz kush te beson ty
ca je be me keq se saliu tu na hape barkun
si ste vjen turp qe je kaq genjeshtar e mashtruas
undefined